Punëtoritë          Kalendari                  Regjistrohu

                Advocacy Training & Resource Center

 

 

 

Services

 
  -    

 

Shërbimet
 
 

SHËRBIMET E TRAJNIMEVE DHE KONSULENCËS                             Si organizatë në shërbim, për trajnime dhe përkrahje për OJQ-të, ATRC ofron programe trajnimesh dhe konsulenca, të dizajnuara për ballafaqimin e nevojave aktuale dhe nevojave të vazhdueshme të klientëve tanë. Shërbimet tona përfshijnë trajnime dhe konsulenca bazike dhe të avancuara në fushat kryesore të zhvillimit organizativë, menaxhimit të projektit dhe avokim.

>> Trajnimet

BULETINI I ATRC-SË - "AVOKUESI"
“Avokuesi” promovon aktivitetet dhe të arriturat e OJQ-ve Kosovare dhe ofron informata të dobishme për to, burime, mundësi financimi, kontakte etj. Gjithashtu ofron informata për aktivitetet dhe shërbimet e ATRC -së si dhe të OJQ-ve tjera në rajon.                                           Komentet dhe sugjerimet tuaja janë gjithmonë të mirëseardhura. Nëse keni ndonjë tregim për suksesin e OJQ-së suaj apo ndonjë artikull për ndikimin që puna juaj ka pasur, ju mund të kontribuoni në numrat e ardhshëm të Buletinit. Ju lutemi të na kontaktoni në: info@advocacy-center.org ose në 038 244 810.

>> Shkarko Buletinin

BIBLIOTEKA E ATRC-SË
ATRC posedon një bibliotekë të pasur me botime dhe materiale trajnimi në Shqip, Anglisht dhe Serbo-Kroatisht në fushën e menaxhmentit, avokimit, lobimit, probleme shoqërore, ekonomike, politike, ligjore, shëndetësore, gjinore, dhe të ambientit.

Biblioteka përmban gjithashtu edhe një koleksion interesant të studimeve, raporteve, dhe doracakë në çështje politike, ekonomike dhe të zhvillimeve shoqërore në Kosovë, të botuara nga organizatat lokale dhe ndërkombëtare.

Biblioteka mund të përdoret nga OJQ-të lokale dhe ndërkombëtare, studentët e Universitetit të Prishtinës, gazetarët, punëtorët qeveritarë, dhe qytetarët e interesuar..

Shfrytëzuesit e shërbimeve tona mund të kenë qasje në të databazën tonë në internet, ku mund të shkarkojnë listën e plotë me të gjithë titujt.

>> Databaza e Bibliotekës së ATRC-së

Orari i Punës së Bibliotekës :
E Hënë - E Premte
09.00 – 11.00 dhe 15.00 – 17.00

 
 

 

 

   English
Srpski/Bosanski     

Lajme të arkivuara    

Programi KNAP i ATRC-së

Kliko këtu për informata Programin    KNAP të ATRC-së          (më tepër...)