Përfaqësues të organizatave ndërkombëtare, institucioneve qeverisëse dhe agjencive ndërkombëtare diskutuan për arsyeshmërinë dhe ndikimin e heqjes së tatimit mbi vlerën e shtuar (TVSH) dhe taksave doganore për OJQ-të me status të beneficionit publik gjatë një konference më 5 tetor në Hotel Victory në Prishtinë. Konferenca është organizuar nga IREX dhe Qendra e Trajnimeve dhe Burimeve për Avokim në kuadër të Programit Kosovar për Shoqërinë Civile, në bashkëpunim me Qendrën Ndërkombëtare për të Drejtën e Organizatave Jo për Përfitim (ICNL).
Deri më 1 janar 2006, OJQ-të me status të beneficionit publik kanë qenë të liruara nga tatimi mbi vlerën e shtuar si dhe nga taksat doganore. Rregulloret e tanishme për TVSH dhe taksat doganore kanë rivendosur taksa për OJQ-të me status të beneficionit publik. Përfaqësues të këtyre OJQ-ve kërkuan heqjen e menjëhershme të këtyre taksave.
“Situata e tanishme ka bllokuar punën e OJQ-ve me status të beneficionit publik dhe ka pakësuar ndihmën humanitare për komunitetet e varfra në Kosovë”, ka thënë Zef Shala, kryetar i Shoqatës Nëna Terezë. Sipas Shalës, statusi i beneficionit publik nuk vlen më për OJQ-të në Kosovë.
Artur Krasniqi, përfaqësues i organizatës “Shtëpia e Shpresës”, ka shtuar se “gjendja aktuale pengon aktivitetet humanitare për OJQ-të dhe se kjo nuk është e drejtë”.
Përfaqësues nga Shtylla e IV-të e UNMIK-ut, Ministrisë së Ekonomisë dhe Financave, dhe Administratës Tatimore argumentuan se faza e emergjencës ka përfunduar dhe taksimi do ti kontribuonte Buxhetit të Konsoliduar të Kosovës.
OJQ-të reaguan duke shtuar se taksimi i OJQ-ve me status të beneficionit publik do të kishte më shumë pasoja negative sesa përfitime pozitive për popullsinë e Kosovës. Rregulloret e tanishme për TVSH dhe taksa doganore ndalojnë ndihmat humanitare për shumë të varfër, deklaruan ata duke iu referuar statistikave të Bankës Botërore që tregojnë se 15% e kosovarëve jetojnë në varfëri të skajshme.
Edgargo Ruggiero, drejtor i Fondit Monetar Ndërkombëtar, veçoi rëndësinë e vendosjes së një sistemi që do të mundësonte punën e OJQ-ve me status të beneficionit publik dhe po ashtu do të parandalonte mundësitë për keqpërdorim.
Pjesëmarrësit e konferencës konkluduan se populli i Kosovës është ai që pëson nga ligjet aktuale ve jo organizatat joqeveritare dhe se dialogu për të zgjidhur këtë çështje duhet të vazhdoj.
OJQ-të me status të beneficionit publik përfshirë Shoqatën Nëna Terezë, Team Kosova, Shtëpia e Shpresës dhe Gjimnazi Loyola mbajtën konferencë për media më 15 tetor për të informuar publikun për ndikimin që kanë tatimi mbi vlerën e shtuar dhe taksat doganore në punën e tyre. Ata kërkuan heqjen e këtyre taksave për OJQ-të me status të beneficionit publik.

Micheal Farbman Drejtor i Misionit të USAID-it në Kosovë, gjatë fjalimit të tij.

Michael Farbman Drejtor i Misionit të USAID-it në Kosovë, Jahja Lluka Këshilltar i Kryeministrit, Cathy Shea Qendra Ndërkombtare për ligje jo profitabile dhe Rreze Duli Drejtoresh Ekzekutive ATRC

“Situata e tanishme ka bllokuar punën e OJQ-ve me status të beneficionit publik dhe ka pakësuar ndihmën humanitare për komunitetet e varfra në Kosovë”, ka thënë Zef Shala, kryetar i Shoqatës Nëna Terezë.
|