Si organizatë në shërbim, për trajnime dhe përkrahje për OJQ-të, ATRC ofron programe trajnimesh dhe konsulenca, të dizajnuara për ballafaqimin e nevojave aktuale dhe nevojave të vazhdueshme të klientëve tanë. Shërbimet tona përfshijnë trajnime dhe konsulenca bazike dhe të avancuara në fushat kryesore të zhvillimit organizativë, menaxhimit të projektit dhe avokim. ATRC ofron katër lloje të ndryshme të shërbimeve për trajnime dhe konsulentë:
Misioni ynë është që ti përkrahim OJQ-të në zhvillimin e kapacitetit të tyre, me njohuritë praktike dhe ekspertizën tonë, e cila do të kontribuonte në zhvillim e potencialit të plotë dhe do t’iu mundësonte OJQ-ve të arrijnë synimet strategjike në mënyrë sa m ë efektive dhe të qëndrueshme.
ATRC ka qasje të harmonizimit, të bashkimit dhe inkurajimit të OJQ-ve për një qëndrueshmëri, për sa i përket zhvillimit të kapacitetit të tyre përfshirë këtu pjesëmarrjen aktive të menaxherëve dhe stafit të organizatës si dhe adreson çështjet me të cilat organizata ballafaqohet në nivel individual, organizativ dhe strategjik.
Të gjitha shërbimet e ofruara nga ATRC janë pa pagesë për të gjitha OJQ-të lokale, të cilat janë të regjistruara si klientë të ATRC -së.
Për tu regjistruar si OJQ-klientë i ATRC -së, ju lutemi plotësoni formën e regjistrimit , të cilën mund ta gjeni në ueb-faqet tonë ose mund ta merrni në zyre të ATRC -së. Ju lutemi ktheni formën e regjistrimit në adresën training@advocacy-center.org ose silleni atë në zyrën tonë.
Për klientët që s’janë OJQ, pagesat janë të standardizuara dhe bazohen n ë orët e kërkuara për zhvillimin dhe ofrimin e shërbimeve konsultative. Na kontaktoni n ë adresën training@advocacy-center.org për detaje.
Për organizatat internacionale, agjensionet ndihmëse, organizatat e sektorit privat dhe të tjera të interesuara në programet tona të trajnimeve sipas kërkesave ose shërbimeve këshillëdhënëse, ju lutemi na kontaktoni në: training@advocacy-center.org për detaje të pagesës.
Këto janë module interaktive trajnimi të standardizuara, të dizajnuara për spektër të gjerë të OJQ-ve, grupe të ndryshme dhe përfshijnë këto pika :
- Menaxhimi i OJQ-s ë
- Qeverisja e mirë
- Roli i OJQ-ve n ë zhvillim, demokraci dhe zhvillim të shoqërisë civile
- Menaxhimi i ciklit të projektit
- Hyrje në avokim dhe ndërtim të koalicioneve
Këto punëtori shumë interaktive ofrojnë mundësi unike për mësim dhe zhvillim. Pjesëmarrësit do të marrin çertifikatën e pjesëmarrjes.
Pasi që ta keni kompletuar Formën e Regjistrimit të Klientëve të OJQ-ve, mund të regjistroheni për cilën do punëtori trajnimi duke na kontaktuar n ë training@advocacy-center.org ose në numrin e telefonit +381 38 244 810. Megjithatë kërkohet që të lajmëroheni sa më parë, sepse numri është i kufizuar.
Ne kemi parasysh se koh ë pas kohe klient ë t tan ë kan ë nevoj ë për k ë shill ë dh ënie individuale n ë ç ë shtje te ndryshme, të cilat janë të lidhura me punën e OJQ-ve. Që të mund të ndihmojmë në këtë çështje ATRC ofron shërbime për OJQ-të në zyre tona ose në zyre të OJQ-ve. Gjatë këtyre shërbimeve, ne sigurojmë përkrahje direkt për problemet konkrete me të cilat OJQ-të preokupohen në punën e tyre të përditshme dhe bëjmë ngritjen e kapacitetit të tyre për gjëra të domosdoshme për menaxhimin dhe zhvillimin organizativ.
Në ATRC, kemi eksperiencë të ndryshme që do t’iu ndihmojnë për punë në organizatën tuaj. Këshilltarët kanë kualifikime të larta dhe janë në gjendje të ju këshillojnë për fusha të ndryshme siç janë: zhvillimi organizativ, qeverisja e mirë, menaxhimi i ciklit të projektit, avokimi, shkrimi i projekt propozimit dhe mundësitë për financime.
Na kontaktoni në e-mail adresën: training@advocacy-center.org ose në këta numra t ë telefonit: +381 38 244 810 për t ë caktuar takim për konsultime.
Përveç punëtorive serike, t ë cilat jan ë t ë hapura për klientët tanë, ATRC gjithashtu siguron trajnime sipas kërkesave, t ë cilat adresojnë nevojat specifike klientëve tanë.
Ne, do të punojmë në partneritet me ju, për p ë rmbushjen e synimeve të organizatës tuaj. Konsultantët tan ë kan ë ekspertizë të dizajnojnë module trajnimesh sipas kërkesave temave nga më të gjerat duke përfshi:
- Zhvillimi organizativ
- Qeverisja e mirë
- Sigurimi/gjetja e fondeve
- Menaxhimi i ciklit të projekteve
- Qasja e kornizës logjike
- Menaxhimi dhe udh ë heqja
- Avokimi dhe zhvillimi i koalicioneve
- Planifikimi strategjik
Ju lutemi na kontaktoni n ë e-mail adresën: training@advocacy-center.org ose në këtë numër të tel: +381 38 244 810, nëse jeni të interesuar për trajnim specifik që organizata e juaj ka nevojë .
Si pjesë e shoqërisë civile (PKSHC) ne ofrojmë program special një vjeçar për zhvillimin e OJQ-ve për organizatat, të cilat fituan fonde nga IREX/ATRC. Ky program përfshin:
- Hulumtimin thelbësor te organizatës, dhe
- Zhvillimin e një programi special
Këto programe fokusohen në zhvillimin e kapacitetit t ë organizatës në përgjithësi fituese e grantit si dhe veçanërisht në zbatimin e suksesshëm, monitorimin dhe qëndrueshmërinë e projektit.
Ne raste të veçanta ky program specifik për zhvillimin e OJQ-ve do t’iu ofrohet edhe OJQ-ve të tjera, të cilat janë te interesuara për zhvillimin e shoqërisë civile ne Kosovë.
Në 2007 këto programe do të jenë të dizajnuara vetëm për OJQ-të lokale dhe do të jenë pa pagesë. |