Punëtoritë          Kalendari                  Regjistrohu

                Advocacy Training & Resource Center

 

 

 

Services

 
  -    

 

Profili IREX/KCSP
 
 

I lansuar në maj 2005, Programi Kosovar për Shoqërinë Civile (PKSHC) është një iniciativë tre vjeçare e financuar nga Agjencioni Amerikan për Zhvillim Ndërkombëtar që ndihmon komunitetin e OJQ-ve Kosovare të bëhet një sektor vendës i zbatueshëm që luan një rol të rëndësishëm në prezantim dhe në shërbim të një shoqërisë diverse Kosovare dhe formim në politikat publike. Veçanërisht, PKSHC punon që të arrij disa objektiva kyçe:

  • të ngrisë zotësinë në mes të OJQ-ve Kosovare mbi zhvillimet e veta dhe një qëndrueshmëri afatgjate;
  • të ngrisë kapacitetet e shoqërisë civile që të avokojnë në emër të interesave të qytetareve si dhe
  • të përmirësoj perceptimin publik të komunitetit të OJQ-ve dhe të rrisë legjitimitetin në sytë e publikut.

IREX mbështet avokimin e udhëhequr nga shoqëria civile duke ofruar trajnime dhe këshillim në avokim të bazuar në çështje, asistencë teknike në formimin e rrjetit të OJQ-ve, granteve për zhvillim të partnershipit komunitar, iniciativa lokale dhe qendrore Kosovare dhe mbështetje për zhvillim të koalicioneve rreth çështjeve specifike. Këto iniciativa ndihmojnë OJQ-të të lëvizin nga agjendat të përcaktuara nga donatorët në një shoqëri civile më vibrante dhe më organike që shërben si zë i vërtetë i Kosovarëve dhe implementon përpjekjet avoukuese që reflektojnë prioritetet lokale.

IREX bashkëpunon me OJQ-të Kosovare, Fondacionin për Iniciativa Demokratike (FID) dhe Qendrën për Trajnime dhe Resurse të Avokimit ( ATRC ) që të konsolidojnë kapacitetet lokale dhe mbështesin shoqërinë civile Kosovare nëpërmjet këshillimeve afatgjate, trajnimeve, dhënies së granteve dhe asistencës teknike.

 

Elementet e Programit

Ngritja e kapaciteteve të shoqërisë civile që efektivisht të avokojnë në emër të qytetarëve Kosovar

IREX punon me koalicionet për avokim që të forcoj kapacitetet e tyre dhe të avokojnë për çështjet kyçe të politikave duke shkuar drejt formimit të rrjetit Kosovar që është gjithëpërfshirës, transparent dhe ka kredibilitet në mes të OJQ-ve anëtare, publikut dhe autoriteteve. Duke u kujdesur për rrejte të OJQ-ve dhe mbështetur fushatat të veçanta rreth çështjeve, IREX ofron asistencë teknike përfituesve të granteve për avokim efektiv në ndërtimin e teknikave të koalicioneve dhe përdorimit të mediave për fushatat e avokimit.

Forcimi i autonomisë dhe qëndrueshmërisë së OJQ-ve

Nëpërmjet partneritetit me FID dhe ATRC , IREX është duke ndërtuar infrastrukturë solide të kapaciteteve të OJQ-ve, autonomi dhe qëndrueshmëri. Asistenca teknike e IREX fuqizon sistemet dhe kapacitetet e që të dyja organizatave që të ofrojnë mbështetje dhe shërbime shoqërisë civile Kosovare. FID në origjinë është institucion grant-dhënës, e cila ofron fonde OJQ-ve lokale për fushata avokimi (në nivel qendror dhe atë lokal) dhe projekte për partneritet dhe rrjetëzim. Në rolin e saj të zgjeruar si organizatë qendër trajnimesh dhe burimesh, ATRC ofron trajnime dhe asistencë teknike OJQ-ve për të përmirësuar efektivitetin, qëndrueshmërinë dhe aftësitë avokuese si dhe shërben si burim informativ dhe mbështet dialogun shumëpalësh dhe partneritetin.

Përmirësimi i perceptimit publik të komunitetit të OJQ-ve

Në mënyrë që të përfitojë besimin e publikut, OJQ-të Kosovare duhet të inkorporojnë standarde të larta etike në menaxhment dhe operacione dhe të zhvillojnë aftësi për të kyçur klientët e tyre. IREX është duke fuqizuar aftësitë e këtyre OJQ-ve në mënyrë që t’i angazhoj ato që t’u përgjigjen kërkesave të partnerëve të vet - komuniteteve lokale, autoriteteve qeveritare dhe OJQ-ve partnere si dhe ndihmon ato që të përmirësojnë transparencën dhe përgjegjësinë e tyre. ATRC është duke zhvilluar portofolion e moduleve për trajnime për klientët e saj që do të jenë në dispozicion për OJQ-të nëpërmjet qendrave të burimeve të OJQ-ve. Për më shumë, PKSHC do të punoj me sektorin e OJQ-ve për të dizajnuar kodin e etikës për OJQ-të dhe do të mbaj një sërë trajnimesh për OJQ-të dhe gazetarë dhe pres klube rreth çështjeve që janë të rëndësishme për Kosovarët.

IREX/Programi Kosovar për Shoqërinë Civile
21 Tringë Smajli
Prishtina, Kosovo
Tel: +381 (0)38 247 130
or: +381 (0)38 247 195
Fax: +381 (0)38 247 131
Email: information@irex-kcsp.org

 

 

 

   English
Srpski/Bosanski     

Lajme të arkivuara    

● Programi KNAP i ATRC-së

Kliko këtu për informata Programin    KNAP të ATRC-së          (më tepër...)