ATRC-ja organizoi një tryezë të rrumbullakët më 14 dhjetor gjatë së cilës u ngritën çështje si: kujt i shërben Pallati i Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë si dhe gjendja aktuale e të rinjve.
Menaxhmenti i Pallatit të Rinisë dhe Sporteve ka mbyllur Qendrën Rinore në këtë pallat më 20 tetor me gjithë kritikat e grupeve rinore.
Gjatë tryezës, përfaqësues të Departamentit për Rini të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sporteve të Kosovës, Drejtoratit për Kulturë në Komunën e Prishtinës, Rrjetit Rinor të Kosovës dhe Qendrës Rinore janë pajtuar që Pallati i Rinisë duhet të shërbej për nevojat e të rinjve sikurse edhe për aktivitete të tjera kulturore dhe sportive.
Menaxhmenti i Pallatit të Rinisë dhe Agjencia Kosovare e Mirëbesimit janë përgjegjëse për gjendjen e krijuar, kanë veçuar ata.

Alban Krasniqi, President i Rrjetit Rinor të Kosovës dhe Rreze Duli Drejtoresh Ekzekutive në ATRC.
|