Punëtoritë          Kalendari                  Regjistrohu

                Advocacy Training & Resource Center

 

 

 

Services

 
  -    

 

Diskutime dhe Tryeza të Rrumbullakëta
 

Kryetari i Kosovës u bënë thirrje OJQ-ve të “mos përfshihen në politikë”


ATRC-ja, në bashkëpunim me Zyrën e Kryetarit të Kosovës, ka organizuar më 18 korrik tryezë të rrumbullakët në ndërtesën e Kuvendit të Kosovës ndërmjet Kryetarit Fatmir Sejdiu dhe përfaqësuesve të shoqërisë civile.
Gjatë takimit, ata kanë diskutuar zhvillimet e fundit politike në Kosovë dhe mënyrat e mundshme të kontributit të shoqërisë civile.   
 
“Në bazë të dëshmive që kemi, plotësisht besoj se Kosova këtë vit do të jetë e pavarur, dhe marrëdhëniet me komunitetin ndërkombëtar do të jenë prioritet”, ka deklaruar Sejdiu.

Kryetari u ka bërë thirrje përfaqësuesve të OJQ-ve që të inicojnë “zhvillim dhe dinamik të re të proceseve të përgjithshme demokratike në Kosovë dhe të mos përfshihen në politikë”.

“Mos u bëni pjesë e ndonjë lobimi politik ose instrument i ndonjë partie politike sepse mund ta humbni kualitetin që keni”, ka shtuar Sejdiu.

Ky takim është realizuar në kuadër të një iniciative të ATRC-së, që synon afrimin e anëtarëve të ekipit negociator të statusit final të Kosovës me përfaqësues të shoqërisë civile.


Rreze Duli dhe Presidenti i Kosovës Fatmir Sejdiu gjatë tryezës së rrumbullakët



Presidenti i Kosovës Fatmir Sejdiu u bënë thirrje OJQ-ve të mos përfshihen në politikë


 

 

 

   English
Srpski/Bosanski     

Lajme të arkivuara    

Programi KNAP i ATRC-së

Kliko këtu për informata Programin    KNAP të ATRC-së          (më tepër...)