Punëtoritë          Kalendari                  Regjistrohu

                Advocacy Training & Resource Center

 

 

 

Services

 
  -    

 

Diskutime dhe Tryeza të Rrumbullakëta
 
 

ATRC organizon Diskutime Publike dhe Tryeza të Rrumbullakëta, në mënyrë që t’i informoj OJQ-të për iniciativat të cilat ata duhen t’i ndërmarrin; të ofrojë një forum për shkëmbim të përvojave dhe ideve; të ofrojë mundësi për krijimin e koalicioneve dhe rrjeteve në mes të OJQ-ve; të informoj publikun për aktivitete të shoqërisë civile; dhe diskutimin e çështjeve shoqërore, ekonomike e politike me interes në Kosovë. Një pjesë e madhe e këtyre takimeve përcillet nga mediat (televizionet kombëtare, radiot dhe gazetat) në mënyrë që të informohet një numër sa më i madh i njerëzve.

ATRC-ja U OFRON MUNDËSI QYTETARËVE TË KOSOVËS TË INFORMOHEN PËR PAKON E AHTISARIT

ATRC-ja në bashkëpunim me tridhjetë OJQ vendore do të organizoj tryeza të rrumbullakëta në 30 komuna të Kosovës dhe shtatë takime rajonale gjatë muajve mars dhe prill, me qëllim të informimit të qytetarëve dhe organizatave të shoqërisë civile për përmbajtjen e propozimit për zgjidhjen e statusit të Kosovës.

QEVERIA PËR, SHOQËRIA CIVILE KUNDËR NDËRTIMIT TË TERMOCENTRALIT TË RI

Përfaqësues të Ministrisë së Energjetikës dhe Minierave (MEM), Ministrisë së Ambientit dhe Planifikimit Hapësinor (MAPH), partive politike në opozitë dhe shoqërisë civile janë takuar më 19 janar në ATRC për të diskutuar planet e qeverisë për ndërtimin e një termocentrali të ri në komunën e Kastriotit. Në këtë debat publik, të organizuar nga ATRC-ja, u shtrua pyetja “termocentrali i ri Kosova C – zhvillim ekonomik apo ndotje e ambientit?” 

AVOKIMI NE PRAKTIK TE PERKRAH BARAZINË NË MES NJERËZVE

ATRC-ja ka organizuar më 12 janar tryezë të rrumbullakët ndërmjet aktivistes amerikane për të drejtat e njeriut Alice Mead dhe përfaqësuesve të shoqërisë civile, të emërtuar “Avokimi në Praktikë – nga përvoja e një aktivisteje ndërkombëtare.”

SHOQERIA CIVILE TE NGRIT VETEDIJEN QYTETAREVE PER MBOJTJEN E TRASHIGIMIS KULTURORE

Qytetarët e Prizrenit, përfaqësues të OJQ-ve dhe zyrtarë komunal debatuan për çështje që kanë të bëjnë me mbrojtjen e trashëgimisë kulturore në Prizren gjatë një diskutimi publik të organizuar nga ATRC-ja më 12 janar në Asamblenë komunale të këtij qyteti.
Zëvendës Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Angjelina Krasniqi dhe zëvendës kryetari i komunës së Prizrenit, Erxhan Shpat morën pjesë në këtë takim.

PALLATI I RINISË DHE SPORTEVE NË PRISHTINË TË SHËRBEJ PËR NEVOJAT E TË RINJVE

ATRC-ja organizoi një tryezë të rrumbullakët më 14 dhjetor gjatë së cilës u ngritën çështje si: kujt i shërben Pallati i Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë si dhe gjendja aktuale e të rinjve. Menaxhmenti i Pallatit të Rinisë dhe Sporteve ka mbyllur Qendrën Rinore në këtë pallat më 20 tetor me gjithë kritikat e grupeve rinore.

SHOQËRIA CIVILE FORMON KOALICIONIN KOSOVAR
ANTIKORRUPCION


Gjashtëdhjetë përfaqësues të shoqërisë civile themeluan Koalicionin Kosovar Antikorrupsion gjatë një seminari për transparencë dhe antikorrupsion të organizuar më 1-2 dhjetor në Prizren nga ATRC-ja, Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim dhe Agjencioni Kosovar për Antikorrupsion.

SHOQËRIA CIVILE DHE QEVERIA DISKUTUAN PËR DECENTRALIZIMIN NË DEÇAN

ATRC-ja në bashkëpunim me OJQ-në nga Deçani, “Epoka e Re”, organizoi më 24 nëntor diskutim publik për procesin e decentralizimit në komunën e Deçanit. Pjesëmarrës ishin Ministri i Ambientit dhe Planifikimit Ardian Gjini, Kryetari i Komunës së Deçanit Nazmi Selmanaj dhe përfaqësues të shoqërisë civile nga rajoni i Deçanit.

IREX DHE ATRC SHPALLËN VITIN E DYTË TË PROGRAMIT KOSOVAR TË GRANTEVE PËR SHOQËRINË CIVILE

Përfaqësues të IREX-it dhe ATRC-së më 17 tetor zhvilluan takim informativ me OJQ-të vendore për të prezantuar vitin e dytë të Programit Kosovare të Granteve për Shoqërinë Civile, financuar nga USAID.  
IREX dhe ATRC informuan përfaqësuesit e OJQ-ve për programin e sivjem, llojet e granteve në dispozicion për OJQ-të kosovare, procedurat e aplikimit, kriteret e seleksionimit, procesin shqyrtues dhe afatin për aplikim për rundin e tretë të granteve për Partneritet dhe Krijim të Rrjeteve.

PROGRAMI I REC-it PËRKRAH ORGANIZATAT E SHOQËRISË CIVILE PËR AMBIENT NË EVROPËN JUGLINDORE

Merita Fazliu Mehmed, menaxhere e projektit në Qendrën Rajonale të Mjedisit (REC) Zyra në Kosovë, informoi përfaqësuesit e OJQ-ve vendore për shpalljen e granteve kombëtare dhe rajonale në kuadër të SEKTOR Programit, gjatë një takimi të organizuar nga ATRC-ja dhe REC-i më 11 tetor. Ajo prezantoi objektivat e financimit të REC-it, prioritetet, procedurat e aplikimit dhe afatin e granteve. Ajo po ashtu u përgjigj në pyetjet e përfaqësuesve të OJQ-ve.    

RREGULLORET E TANISHME PËR TVSH DHE TAKSAT DOGANORE PENGOJNË NDIHMAT HUMANITARE PËR KOSOVË, thonë OJQ-të

Përfaqësues të organizatave ndërkombëtare, institucioneve qeverisëse dhe agjencive ndërkombëtare diskutuan për arsyeshmërinë dhe ndikimin e heqjes së tatimit mbi vlerën e shtuar (TVSH) dhe taksave doganore për OJQ-të me status të beneficionit publik gjatë një konference më 5 tetor në Hotel Victory në Prishtinë. Konferenca është organizuar nga IREX dhe Qendra e Trajnimeve dhe Burimeve për Avokim në kuadër të Programit Kosovar për Shoqërinë Civile, në bashkëpunim me Qendrën Ndërkombëtare për të Drejtën e Organizatave Jo për Përfitim (ICNL).   

“TË BËJMË QYTETE MË TË MIRA SË BASHKU"

Më shumë se 200 përfaqësues të qeverisë, shoqërisë civile, dhe publikut nga Kosova, Shqipëria, Mali i Zi dhe Maqedonia u mblodhën në Hotel Grand në Prishtinë për të diskutuar për qeverisjen e mirë urbane.
Ata u takuan nga 27 deri më 28 shtator gjatë një konference dy-ditëshe, iniciativë kjo e përbashkët e Zyrës për Qeverisje të Mirë në Zyrën e Kryeministrit, UN Habitat-it dhe ATRC-së. 

AGJENCIONI ANTIKORRUPCION TË PARANDALOJ PËRHAPJEN E KORRUPCIONIT NË KOSOVË

ATRC-ja ka organizuar më 22 shtator tryezë të rrumbullakët ndërmjet Hasan Pretenit, drejtor i Agjencionit Antikorrupsion dhe OJQ-ve vendore.
Preteni i njoftoi përfaqësuesit e OJQ-ve për punën dhe aktivitetet e ardhshme të këtij agjencioni dhe diskutoi për rolin dhe kontributin e shoqërisë civile në luftimin e korrupsionit në Kosovë.

SHOQËRIA CIVILE KËRKON NGA KOMUNA E PRISHTINËS ORGANIZIM TË DEBATEVE PUBLIKE

Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) ka organizuar tryezë të rrumbullakët për punën e Komunës së Prishtinës, në të cilën më 30 gusht në ATRC u mblodhën përfaqësues të komunës, partive politike dhe shoqërisë civile. 
Gjatë këtij takimi, organizatorët shpresuan të shqyrtohen mënyrat e përmirësimit të bashkëpunimit ndërmjet organeve ligjvënëse dhe ekzekutive në Komunën e Prishtinë
s.

KRYETARI I KOSOVËS U BËNË THIRRJE OJQ-ve TË “MOS PËRFSHIHEN NË POLITIKË”

ATRC-ja, në bashkëpunim me Zyrën e Kryetarit të Kosovës, ka organizuar më 18 korrik tryezë të rrumbullakët në ndërtesën e Kuvendit të Kosovës ndërmjet Kryetarit Fatmir Sejdiu dhe përfaqësuesve të shoqërisë civile.
Gjatë takimit, ata kanë diskutuar zhvillimet e fundit politike në Kosovë dhe
mënyrat e mundshme të kontributit të shoqërisë civile.    

PJESËMARRJE E ULËT E PUBLIKUT NË SHQYRTIMIN E DRAFT
"PLANIT HAPËSINOR TË KOSOVËS 2005 – 2015+”, thotë IPH


Përfaqësues të Institutit për Planifikim Hapësinor (IPH) kanë shqyrtuar draft dokumentin “Plani Hapësinor i Kosovës 2005 – 2015+” me shoqërinë civile, gjatë një tryeze të rrumbullakët, të organizuar më 4 korrik nga ATRC-ja. Me anë të prezentimit vizual, Luan Nushi, Zëvendës Drejtor i IPH-së, i ka njoftuar pjesëmarrësit për strategjinë e zhvillimit hapësinor të Kosovës, duke veçuar se ajo është “bazuar në disa hulumtime”.

"PJESËMARRJA E SHOQËRISË CIVILE NË PROCESET E VENDIM MARRJES ËSHTË ESENCIALE PËR ZHVILLIM TË QËNDRUESHËM"

Përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile, qeverisjes lokale dhe asaj qendrore, dhe ekspertë diskutuan për pjesëmarrjen publike në planifikimin e zhvillimit lokal, gjatë një tryeze shumëpalëshe të mbajtur më 14 qershor në Hotel Grand, Prishtinë. Takimi synonte t’i jepej shtytje shqyrtimit të një prej parimeve të qeverisjes së mirë – angazhimit qytetar në proceset e vendim-marrjes.    

 

>>Diskutimet e mëparshme

 

 

   English
Srpski/Bosanski     

Lajme të arkivuara    

Programi KNAP i ATRC-së

Kliko këtu për informata Programin    KNAP të ATRC-së          (më tepër...)