ATRC-ja në bashkëpunim me OJQ-në nga Deçani, “Epoka e Re”, organizoi më 24 nëntor diskutim publik për procesin e decentralizimit në komunën e Deçanit. Pjesëmarrës ishin Ministri i Ambientit dhe Planifikimit Ardian Gjini, Kryetari i Komunës së Deçanit Nazmi Selmanaj dhe përfaqësues të shoqërisë civile nga rajoni i Deçanit.
Banorët e fshatrave Sllup, Voksh dhe Rastavicë shprehën shqetësimet e tyre për planet që këto fshatra të përfshihen në Pilot Projektin Komunal të Junikut. “Pilot projekti aktual nuk ju shërben nevojave të fshatarëve të Sllupës, Vokshit dhe Rastavicës. Ai nuk i afron shërbimet publike më pranë fshatarëve”, ka thënë Nezir Panxhja, kryesues i fshatit Voksh.
Ministri Gjini, po ashtu anëtar i ekipit negociator për statusin e ardhshëm politik të Kosovës, i siguroi qytetarët e Deçanit se zëri i tyre dëgjohet. Ai u zotua se shqetësimet e tyre do të merren parasysh dhe do të shqyrtohen me Lutfi Hazirin, Zëvendës Kryeministër dhe Ministër i Pushtetit Lokal.
Diskutimi është përkrahur financiarisht nga Trusti Ballkanik për Demokraci (BTD).
Rreze Duli Drejtoresh Ekzekutive në ATRC dhe Ministri i Ambientit dhe Planifikimit Ardian Gjini gjatë fjalimit të tij.
Banorët e fshatrave Sllup, Voksh dhe Rastavicë shprehën shqetësimet e tyre për planet që këto fshatra të përfshihen në Pilot Projektin Komunal të Junikut.
|