Punëtoritë          Kalendari                  Regjistrohu

                Advocacy Training & Resource Center

 

 

 

Services

 
  -    

 

Diskutime dhe Tryeza të Rrumbullakëta
 

QEVERIA PËR, SHOQËRIA CIVILE KUNDËR NDËRTIMIT TË TERMOCENTRALIT TË RI NË KOSOVË

 

Përfaqësues të Ministrisë së Energjetikës dhe Minierave (MEM), Ministrisë së Ambientit dhe Planifikimit Hapësinor (MAPH), partive politike në opozitë dhe shoqërisë civile janë takuar më 19 janar në ATRC për të diskutuar planet e qeverisë për ndërtimin e një termocentrali të ri në komunën e Kastriotit. Në këtë debat publik, të organizuar nga ATRC-ja, u shtrua pyetja “termocentrali i ri Kosova C – zhvillim ekonomik apo ndotje e ambientit?”   


Agron Dida Zëvendës Ministër i Energjetikës, dhe Ardian Gjini Ministër i Ambientit gjatë debatit për Termocentralin e ri

 
Që kur qeveria është përfshirë në ndërtimin e termocentralit të ri më 2006, është kritikuar sidomos nga ambientalistët.   

Përfaqësuesit e qeverisë të pranishëm në debatin e ATRC-së, Ardian Gjini – Ministër i Ambientit dhe Agron Dida – Zëvendës Ministër i Energjetikës, pohuan se ky projekt është i domosdoshëm për zhvillimin ekonomik në Kosovë.
Ministri Gjini deklaroi se termocentrali i ri do të ulte nivelin e ndotjes së ajrit.  

Përfaqësuesit e partive në opozitë dhe shoqërisë civile shprehën skepticizmin e tyre. Ata argumentuan se termocentrali është projekt i vjetër i viteve të 70-ta dhe do të ketë ndikim negativ për ambientin.
Komuna e Kastriotit është një ndër zonat më të ndotura në rajon, thotë Nazif Shala, zyrtar për çështje të ambientit në këtë komunë.     

citat i veçuar

“Niveli i ndotjes së ajrit në Komunën e Kastriotit është 400 herë më i lartë se sa që lejohet me standardet e BE-së”, ka deklaruar Nazif Shala.     
                             

 

 

 

 

   English
Srpski/Bosanski     

Lajme të arkivuara    

Programi KNAP i ATRC-së

Kliko këtu për informata Programin    KNAP të ATRC-së          (më tepër...)