PUNËTORIA RRETH MOZAIKUT - REGJIONI I PEJËS
E Hënë, 07 Maj, 2007 - 07:03 AM
Nën organizim të Asociacionit të Komunave të Kosovës dhe në bashkëpunim të ngushtë me UNDP-në, MAPL-në, OSCE-në, IREX-ATRC-në dhe VNG Internacional u mbajt takimi i katër në kuadër të regjioneve të Kosovës lidhur me konstatimet e ‘Mozaikut të Kosovës 2006’ – publikim nga UNDP-ja rreth shërbimeve publike komunale.
Kjo punëtori u mbajt në Pejë dhe ka ngjallur interesim të shtuar si të përfaqësuësve komunal ashtu edhe përfaqësuesve të shoqërisë civile me qëllim për të nxjerr praktikat sa më të mira nga funksionimi i pushtetit lokal në Kosovë.
Duke u dëshiruar mirëseardhje, kryetari i KK të Pejës z.Ali Lajçi tha se takimet e tilla janë me interes jo vetëm për komunat por edhe për organizatat tjera sa për të parë se ku gjenden komunat ashtu edhe mundësitë për të ofruar shërbime sa më të mira e të shumta për qytetarët.
Drejtori Ekzekutiv i AKK-së z.Sazan Ibrahimi tha se “edhe ky takim mbahet si rezultat i hulumtimit të UNDP-së i cili ka prekur obligimet dhe angazhimet e pushtetit lokal sipas perceptimit të qytetarëve. Meqë takimet të tilla nuk kemi mbajtur në vitin 2003 pas publikimit të Mozaikut të Parë, vlerësimet se ka nevojë për takime pas Mozaikut të Vitit 2006 nga vetë takimet po dalin se janë të sakta. Është fakt që në rezultatet e këtij publikimi qytetarët i besojnë më shumë pushtetit lokal sesa atij qendror. Qytetarët ende nuk e kanë shumë të qartë se cilat shërbime i ofron në të vërtetë Komuna ndërsa në përgjithësi ekziston kënaqëshmëri me ofrimin e shërbimeve publike”. Po ashtu z.Ibrahimi në vazhdim elaboroi në hollësi rezultatet e hulumtimit “Mozaiku i Kosovës 2006”.
Takimin e kanë përshëndetur dhe vlerësuar me interes për Komunat e Kosovës z.Aqif Shehu – Kryetar i KK të Gjakovës, z.Prenk Gjetaj - Kryetar i KK të Klinës, z.Tahir Isufaj – Kryetar i Pilot Njësisë Komunale në Junik dhe z.Shkelzen Hyseni – Kryeshef Ekzekutiv i KK të Pejës.
Në këtë takim pjesëmarrësit kanë punuar në katër grupe si në atë për Përmirësimin e Informimit Publik, Pjesëmarrja Publike dhe Konsultimi, Mundësitë e Barabarta dhe Kompetencat Komunale.
Në pjesën përmbyllëse është mbajtur seanca plenare ku është prezantimi i rezultateve të punëtorisë dhe të grupeve punuese. Takimi i radhës dhe i fundit mbahet në Mitrovicë me datën 8 maj 2007.
PUNËTORIA RRETH MOZAIKUT - REGJIONI I PRISHTINËS
E Mërkurë, 02 Maj, 2007 - 06:19 AM
Nën organizim të Asociacionit të Komunave të Kosovës dhe në bashkëpunim të ngushtë me UNDP-në, MAPL-në, OSCE-në, IREX-ATRC-në dhe VNG Internacional u mbajt takimi i tretë në kuadër të regjioneve të Kosovës lidhur me konstatimet e ‘Mozaikut të Kosovës 2006’ – publikim nga UNDP-ja rreth shërbimeve publike komunale.
Kjo punëtori u mbajt në Prishtinë dhe interesimi si i komunave ashtu edhe përfaqësuesve të shoqërisë civile ishte mjaft i madh për të debatuar së bashku dhe për të nxjerr praktikat sa më të mira nga funksionimi i pushtetit lokal në Kosovë.
Drejtori Ekzekutiv i AKK-së z.Sazan Ibrahimi tha se “ky takim mbahet si rezultat i hulumtimit të UNDP-së i cili ka prekur obligimet dhe angazhimet e pushtetit local sipas perceptimit të qytetarëve. Meqë takimet të tilla nuk kemi mbajtur në vitin 2003 pas publikimit të Mozaikut të Parë, vlerësimet se ka nevojë për takime pas Mozaikut të Vitit 2006 nga vetë takimet po dalin se janë të sakta. Është fakt që në rezultatet e këtij publikimi qytetarët i besojnë më shumë pushtetit lokal sesa atij qendror. Qytetarët ende nuk e kanë shumë të qartë se cilat shërbime i ofron në të vërtetë Komuna ndërsa në përgjithësi ekziston kënaqëshmëri me ofrimin e shërbimeve publike”.
Takimin e kanë përshëndetur dhe vlerësuar me interes për Komunat e Kosovës z.Shemsi Reçica – Zëvendëskryetar i KK të Lipjanit, z.Sabit Hykolli - Zëvendëskryetar i KK të Fushë-Kosovës dhe z.Ruzhdi Jashari Zëvendëskryetar i KK të Shtimes, të cilët pohuan se takimet e tilla janë të rëndësishme për të gjithë ne jo vetëm se shkëmbejmë idetë dhe praktikat por edhe se ndërtojmë lidhje horizontale.
Koordinatori i “Mozaiku” z.Mytaher Haskuka nga UNDP-ja tha se “rreth 6000 qytetarë janë pyetur për qeverisjen lokale, shërbimet publike dhe llogaridhënien”. Z.Haskuka në vazhdim elaboroi në hollësi rezultatet e hulumtimit “Mozaiku i Kosovës 2006”.
Në këtë takim pjesëmarrësit kanë punuar në katër grupe si në atë për Përmirësimin e Informimit Publik, Pjesëmarrja Publike dhe Konsultimi, Mundësitë e Barabarta dhe Kompetencat Komunale.
Në pjesën përmbyllëse është mbajtur seanca plenare ku është prezantimi i rezultateve të punëtorisë dhe të grupeve punuese. Takimi i radhës mbahet në Pejë me datën 3 maj 2007.
PUNËTORIA RRETH MOZAIKUT - REGJIONI I PRIZRENIT
E Premte, 20 Prill, 2007 - 03:36 AM
Nën organizim të Asociacionit të Komunave të Kosovës dhe në bashkëpunim të ngushtë me UNDP-në, MAPL-në, OSCE-në, IREX-ATRC-në dhe VNG Internacional u mbajt takimi i dytë në kuadër të regjioneve të Kosovës lidhur me konstatimet e ‘Mozaikut të Kosovës 2006’ – publikim nga UNDP-ja rreth shërbimeve publike komunale. Kjo punëtori u mbajt në Prizren dhe interesimi si i komunave ashtu edhe përfaqësuesve të shoqërisë civile ishte mjaft i madh.
Në hapje të takimit znj.Mybera Mustafa u.d. së Kryshefes së Ekzekutivit të KK të Prizrenit tha se takimet e tilla janë të rëndësishme për të gjithë ne jo vetëm se shkëmbejmë idetë dhe praktikat por edhe se ndërtojmë lidhje horizontale për qeverisje më të mirë lokale.
Drejtori Ekzekutiv i AKK-së z.Sazan Ibrahimi tha se “ky takim mbahet si rezultat i hulumtimit të UNDP-së i cili ka prekur obligimet dhe angazhimet e pushtetit local sipas perceptimit të qytetarëve. Meqë takimet të tilla nuk kemi mbajtur në vitin 2003 pas publikimit të Mozaikut të Parë, vlerësimet se ka nevojë për takime pas Mozaikut të Vitit 2006 ndga vetë takimet po dalin se janë të sakta.
Është fakt që në rezultatet e këtij publikimi qytetarët i besojnë më shumë pushtetit lokal sesa atij qendror. Qytetarët ende nuk e kanë shumë të qartë se cilat shërbime i ofron në të vërtetë Komuna ndërsa në përgjithësi ekziston kënaqëshmëri me ofrimin e shërbimeve publike”.
Koordinatori i “Mozaiku” z.Mytaher Haskuka nga UNDP-ja tha se “rreth 6000 qytetarë janë pyetur për qeverisjen lokale, shërbimet publike dhe llogaridhënien”. Z.Haskuka në vazhdim elaboroi në hollësi rezultatet e hulumtimit “Mozaiku i Kosovës 2006”.
Takimin e kanë përshëndetur edhe z.Asllan Zejnullahu – Zv.kryetari i KK të Dragashit, z.Nahit Elshani – zv.kryetari i KK të Rahovecit, z.Ragip Begaj - Zv.kryetari i KK të Malishevës, z. Agim Zenelaj – Kryeshef Ekzekutiv i KK të Suharekës, z.Ibrahim Kryeziu - Kryeshef Ekzekutiv i KK të Rahovecit etj.
Në këtë takim pjesëmarrësit kanë punuar në katër grupe si në atë për Përmirësimin e Informimit Publik, Pjesëmarrja Publike dhe Konsultimi, Mundësitë e Barabarta dhe Kompetencat Komunale.
Në pjesën përmbyllëse është mbajtur seanca plenare ku është prezantimi i rezultateve të punëtorisë dhe të grupeve punuese. Takimi i radhës mbahet në Prishtinë me datën 24 prill 2007.
PUNËTORIA RRETH MOZAIKUT - REGJIONI I GJILANIT
E Mërkurë, 11 Prill, 2007 - 06:28 AM
Nën organizim të Asociacionit të Komunave të Kosovës dhe në bashkëpunim të ngushtë me UNDP-në, MAPL-në, OSCE-në, IREX-ATRC-në dhe VNG Internacional u mbajt takimi i parë në kuadër të regjioneve të Kosovës lidhur me konstatimet e ‘Mozaikut të Kosovës 2006’ – publikim nga UNDP-ja rreth shërbimeve publike komunale.
Kryetari i KK të Gjilanit z.Xhemajl Hyseni në fjalën hyrëse ndër të tjera tha se “kjo punëtori do të duhej të nxjerr në pah përvojat e pushtetit lokal në këtë periudhë shtatëvjeçare të funksionimit të tij. Po ashtu duhet të prezantohen të arriturat e pushtetit lokal të Kosovës në këtë periudhë të pasluftës si dhe sfidat dhe defektet me të cilat janë përballur Komunat e Kosovës”.
Drejtori Ekzekutiv i AKK-së z.Sazan Ibrahimi tha se “ky takim mbahet si rezultat i hulumtimit të UNDP-së i cili ka prekur obligimet dhe angazhimet e pushtetit local sipas perceptimit të qytetarëve. Është fakt që në rezultatet e këtij publikimi qytetarët i besojnë më shumë pushtetit lokal sesa atij qendror. Qytetarët ende nuk e kanë shumë të qartë se cilat shërbime I ofron në të vërtet Komuna ndërsa në përgjithësi ekziston kënaqëshmëri me ofrimin e shërbimeve publike”.
Koordinatori i “Mozaiku” z.Mytaher Haskuka nga UNDP-ja tha se “rreth 6000 qytetarë janë pyetur për qeverisjen lokale, shërbimet publike dhe llogaridhënien”. Z.Haskuka në vazhdim elaboroi në hollësi rezultatet e hulumtimit “Mozaiku i Kosovës 2006”.
Takimin e kanë përshëndetur edhe z.Faik Grainca kryetar i KK të Ferizajit dhe znj.Nexhmie Kallaba – Zëvendëskryetare e KK të Kamenicës të cilët folën për raportin mes kompetencave të komunave dhe obligimeve ndaj qytetarëve.
Në këtë takim pjesëmarrësit kanë punuar në katër grupe si në atë për Përmirësimin e Informimit Publik, Pjesëmarrja Publike dhe Konsultimi, Mundësitë e Barabarta dhe Kompetencat Komunale.
Në pjesën përmbyllëse është mbajtur seanca plenare ku është bërë prezantimi i rezultateve të punëtorisë dhe të grupeve punuese. Takimi i radhës mbahet në Prizren me datën 17 prill 2007.
|