Punëtoritë          Kalendari                  Regjistrohu

                Advocacy Training & Resource Center

 

 

 

Services

 
  -    

 

Diskutime dhe Tryeza të Rrumbullakëta
 

“Avokimi në praktikë të përkrah barazinë në mes njerëzve”

 

Nga përvoja e aktivistes amerikane për mbrojtjen e të drejtave të njeriut, Alice Mead

ATRC-ja ka organizuar më 12 janar tryezë të rrumbullakët ndërmjet aktivistes amerikane për të drejtat e njeriut Alice Mead dhe përfaqësuesve të shoqërisë civile, të emërtuar “Avokimi në Praktikë – nga përvoja e një aktivisteje ndërkombëtare.”


Aktivistja Amerikane për të drejtat e njeriut Alice Mead ka avokuar në senatin amerikan dhe në kongres për lirimin e të burgosurëve poltik nga burgjet serbe


Gjatë tryezës, Mead shfaqi filmin e saj dokumentar “Kosova dhe Vdekja e Jugosllavisë” dhe shqyrtoi çështje të avokimit me pjesëmarrësit. Filmi dokumenton shkeljen e të drejtave të shqiptarëve të Kosovës dhe kërkesën e tyre për barazi gjatë regjimit të ish Kryetarit jugosllav Sllobodan Millosheviç. Mead shfrytëzoi këtë film për të avokuar për të drejtat e shqiptarëve të Kosovës gjatë fundit të viteve të 80-ta dhe fillimit të 90-tave.     

“Unë nuk jam e lirë, në qoftë se ju nuk jeni të lirë”, pohoi Mead në këtë takim. “Liria nuk është vetëm për mua. Nëse të gjithë ne nuk jemi të lirë, atëherë nuk jemi të barabartë. Avokimi është për barazi”.

Mead po ashtu ka shkruar librin për Kosovën Adem’s Cross dhe përmes avokimit ka kontribuar në lirimin e të burgosurve politik dhe pengjeve të luftës nga burgjet e Serbisë. Mead ka avokuar tek Senati, Kongresi amerikan, dhe organet politike botërore për lirimin e të burgosurve.  
       

 

 

 

 

   English
Srpski/Bosanski     

Lajme të arkivuara    

Programi KNAP i ATRC-së

Kliko këtu për informata Programin    KNAP të ATRC-së          (më tepër...)