Punëtoritë          Kalendari                  Regjistrohu

                Advocacy Training & Resource Center

 

 

 

Services

 
  -    

 

Diskutime dhe Tryeza të Rrumbullakëta
 

ATRC-ja U OFRON MUNDËSI QYTETARËVE TË KOSOVËS TË INFORMOHEN PËR PAKON E AHTISARIT

 

ATRC-ja në bashkëpunim me tridhjetë OJQ vendore do të organizoj tryeza të rrumbullakëta në 30 komuna të Kosovës dhe shtatë takime rajonale gjatë muajve mars dhe prill, me qëllim të informimit të qytetarëve dhe organizatave të shoqërisë civile për përmbajtjen e propozimit për zgjidhjen e statusit të Kosovës.


Eqrem Kryeziu kryetar i komunës së Prizrenit, Thierry Reynard shef i zyrës Franceze në Prishtinë, Kryetari i Kosovës Fatmir Sejdiu duke i informuar qytetarët e Prizrenit rreth paketës së Ahtisarit dhe Eugen Wollfarth shef i zyrës Gjermane në Prishtinë.


Rreze Duli Drejtoreshë Ekzekutive në ATRC, Hashim Thaqi kryetar i PDK-së dhe anëtar i Grupit të Unitetit dhe David Blunt shef i zyrës Britaneze në Prishtinë, gjatë diskutimit në Malishevë.


David Blunt Shef i Zyres Britaneze, Ilir Dugolli KIPRED dhe Rreze Duli Drejtoresh Ekzekutive në ATRC, gjatë diskutimit për propozimin e Ahtisarit.


Qytetarët duke pyetur për propozimin e Martti Ahtisaari, përfaqësues i sekretarit të përgjithshëm të OKB-së për negociatat për statusin e ardhshëm të Kosovës. 

Këto takime publike janë mundësi për qytetarët që të informohen, shqetësimet e tyre të dëgjohen, dhe të shtrojnë pyetje për propozimin e Martti Ahtisaarit, përfaqësues i sekretarit të përgjithshëm të OKB-së për negociatat për statusin e ardhshëm të Kosovës.          

Ahtisaari bëri publike paketë propozimin e tij më 2 shkurt, pas një viti negociatash në Vjenë të Austrisë ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Panelistët pjesëmarrës në tryezat e rrumbullakëta të organizuara nga ATRC-ja do të jenë individë me ekspertizë për pakon. Përfaqësues të qeverisjes lokale dhe qendrore, OJQ-ve, mediave dhe bizneseve gjithashtu do të marrin pjesë në këto takime.   

Për të lexuar propozimin e plotë, vizitoni www.unosek.org

 

 

 

 

   English
Srpski/Bosanski     

Lajme të arkivuara    

Programi KNAP i ATRC-së

Kliko këtu për informata Programin    KNAP të ATRC-së          (më tepër...)