ENGLISH :: SHQIP :: SRPSKI Fillimi | Sitemap | Login | Email





 
 

TERMOCENTRALI KOSOVA E RE - ZHVILLIMI EKONOMIK DHE MBROJTJA E MJEDISIT”

26.Gusht.2009

Organizuar nga Koalicioni Avokues “Ambasadorët e Mjedisit”, në Obiliq u mbajt konferenca me temë: “Termocentrali Kosova e Re - zhvillimi ekonomik dhe mbrojtja e mjedisit”, ku morën pjesë përfaqësues të institucioneve vendore dhe ndërkombëtare, drejtues të iniciativave qytetare për mjedis të pastër, qytetarë të komunës së Obiliqit etj.


Gjate diskutimit per Termocentralin Kosova e Re
e organizuar nga Ambasadoret e Mjedisit

Në këtë konferencë u bë me dije se ekspertët kosovarë të energjisë dhe banorët e Obiliqit janë kundër ndërtimit të termocentralit 2100 megavatesh.  Ata akuzojnë qeverinë se janë diskriminuar, pasi që s’janë pyetur fare për të dhe janë lënë në udhëkryq. Luan Shllaku (KFOS) nga Forumi 2015, tha se serioziteti qeverisë dhe i partive politike për realizimin e këtij projekti është vetëm çështje e sloganeve elektorale dhe politike, ndërsa ekologu Shyqri Dumani tha se qeveria në asnjë mënyrë nuk ka pranuar këshilla e as mendime të grupit të tij të ekspertëve.

Ai tha se këto termocentrale nuk shkaktojnë vetëm të këqija në ambient me tym, por ato lëshojnë edhe lloj - lloj elemente të tjera kimike dëmtuese.


Duke shikuar videon per Korporaten Energjetike
te Kosoves

Sabit Restelica, nga Agjencia Kosovare për Mbrojtjen e Mjedisit vlerësoi se raportet dhe analizat e bëra tregojnë një dëm të madh ekologjik, ku sipas tij, termocentralet  ekzistuese ndotin ambientin në 30 km hapësirë, ndërsa ndërtimi i termocentralit të ri godet ambientin në hapësirat e Obiliqit, Prishtinës, Fushë Kosovës e deri në Lipjan.

Në këtë tryezë, përfundim i përbashkët nga të pranishmit doli që Termocentrali Kosova e Re të ndërtohet –në kapacitet prej 600 megavatesh e jo në atë 2100 megavatesh siç është propozuar në projektin e Qeverisë.

 

 

 


 
Publikime | Trajnimet | Informimi | Ngjarjet | Lidhje
Copyright (c) 2007. A T R C. All right reserved. Webmaster | Lokacioni i ATRC-sė