| |
EMEROHET BORDI I KOALICIONIT NACIONAL “AMBASADORET E MJEDISIT"
Rrjeti i Ambasadorëve të Mjedisit, i përbërë nga ekspertë të Mjedisit, të përkushtuar posaçërisht për çështjet mjedisore, tani do të mbikëqyret nga një bord i posaçëm. Ngritjen e strukturës së këtij bordi e ka miratuar po ky rrjet me qëllim të rritjes dhe përkrahjes profesionale të aktiviteteve mjedisore.
Bordi Nacional i Rrjetit të Ambasadorëve, përbëhet nga nëntë anëtarë, të propozuar dhe emëruar nga Rrjeti i Ambasadorëve të Mjedisit. Sipas përcaktimit të kritereve po nga ky Rrjet, anëtarët janë përfaqësues të sektorit, qeveritar, shoqërisë civile, mediave, agjencive të ndryshme, institucioneve etj.
Bordi Nacional do përcaktojë rregulla të hollësishme për procedurat specifike të punës, për raste e çështje te caktuara që lidhen me aktivitetet e programit mjedisor. Përgjegjësitë e Bordit Nacional janë: të sigurojë implementimin e Planit të Veprimit të Rrjetit; të caktojë mënyrat e komunikimit të rregullt në mes anëtarëve të Koalicionit; gjatë implementimit të Planit të Veprimit të ketë parasysh përfshirjen e sektorëve të ndryshëm si: shoqërinë civile, institucionet qeveritare, bizneset, ekspertët, etj, ku njëkohësisht këta sektorë përfaqësojnë bordin; të sigurohet që lëvizja BELLS është i pranishëm në të gjitha aktivitetet e BELLS-it; të ushtrojë presion tek organet vendimmarrëse për çështje mjedisore; të identifikojë dhe certifikojë “Ambasadorët e Mjedisit". |