| |
RAPORT NGA TAKIMI REGJIONAL NE MANASTIR NE MES RRJETIT TE AMBASADOREVE TE MJEDISIT PER KOSOVE DHE MAQEDONI
Organizuar nga Rrjeti i Ambasadorëve të Mjedisit për Maqedoni dhe Rrjeti i Ambasadorëve të Mjedisit për Kosovë, si pjesë e Lëvizjes Ballkanike BELLS, me datë 7 nëntor në Manastir të Maqedonisë u organizua konferenca e parë rajonale me temë: “Standardet Evropiane dhe Rajonale në lidhje me termocentralet me djegie të ngurta”.

z. Kushtrim Kaloshi, Drejtori Ekzekutiv i ATRC-se
gjate takimit ne Manastir
Qëllimi kryesor i konferencës ishte krijimi i urave të komunikimit në mes Komunës së Manastirit dhe Komunës së Obiliqit, shkëmbimi i përvojave dhe dyfishimi i praktikave të mira dhe pozitive të implementuara në shtetet respektive, kur kihet parasysh fakti se edhe në Komunën e Manastirit edhe atë të Obiliqit janë te ndërtuara dhe funksionale Termocentrale me djegie të ngurta.
Delegacioni i Kosovës, në përbërje të Kryetarit të Komunës së Obiliqit, sekretarit permanent të Ministrisë së Mjedisit, Deputet nga Kuvendi i Kosovës, shefit të Agjencionit për Mbrojtje të Mjedisit, zyrtarin e lartë të departamentit të Mjedisit pranë Ministrisë së Energjisë, gazetarë, anëtarë të Rrjetit të Ambasadorëve të Mjedisit për Kosovë, ATRC etj, u pritën në një takim të veçantë nga Kryetari i Komunës së Novacit (komunë e re e krijuar pas decentralizimit, në të cilën komunë tash gjendet termocentrali REC-Bitola). Dy delegacionet analizuan në hollësi gjendjen mjedisore në dy komunat respektive, nivelin e ndotjes së mjedisit, si dhe masat që janë marrë nga komuna dhe shteti për elimininim e pasojave nga ndotja.

Ne pjesën e dytë të agjendës, në një takim punë, bashkërisht të dy delegacionet në përbërje të njëjtë: deputetë, përfaqësues të Ministrive të Mjedisit, shoqëri civile, media etj, diskutuan rreth gjendjes së përgjithshme mjedisore në Obiliq dhe Manastir, duke u përqendruar më shumë në gjetjen e zgjidhjeve për uljen e nivelit të pluhurit dhe përmirësimin e jetës së qytetarëve të cilët jetojnë në dy komunat e përmendura.
Rekomandimet e diskutuara ne konference:
- Shtete e rajonit të punojnë më ngushtë me qytetarët në krijimin e politikave të reja energjetike bazuar në Standarde Evropiane.
- Rritja e kapaciteteve prodhuese energjetike të bëhet duke hulumtuar alternativa tjera të prodhimit të energjisë me erë, ujë, gaz etj,
- Qeveritë respektive të shtojnë fondet për nismat dhe propozimet e shoqërisë civile të orientuara në përmirësimin e gjendjes në mjedis,
- Investimet në fushën e mjedisit të përcillen me një proces transparent dhe gjithëpërfshirës, duke siguruar pjesëmarrje te palëve te interesit dhe qytetarëve të thjeshtë pjesë në vendimmarrje.
Të forcohet bashkëpunimi dhe partneriteti në mes Ministrisë së Mjedisit dhe organizatave joqeveritare etj. |