ENGLISH :: SHQIP :: SRPSKI Fillimi | Sitemap | Login | Email





 
 

Prezantimi i Platformave Politike për Mjedisin

 
Prishtinë dhjetor, 2010 ATRC / BELLS   në bashkëpunim me Ekolëvizjen organizuan debatin me temë “Platforma Politike për Mjedis” qëllimi i së cilës ishte promovimi i programeve politike për mjedis në Zgjedhjet Parlamentare të vitit 2010, nga subjektet politike kryesore në vend.

Në këtë debat fillimisht u diskutua lidhur me Raportin e Progresit 2010 të Bashkimit Evropian për fushën e Mjedisit, për të arriturat dhe sfidat e dala nga ky raport, si dhe u prezantua një video-spot nga Rrjeti BELLS në lidhje me mjedisin.

Më pas, subjektet politike prezantuan platformat e tyre politike për mjedisin. Ata premtuan se do të punojnë në rritjen e  vetëdijes së qytetarëve për mjedis, mbrojtjen  burimeve dhe shpalljen e zonave të mbrojtura, bashkëpunimin me qytetarët dhe shoqërinë civile në zbatimin e politikave qeveritare mjedisore;  krijimin e standardeve të banimit, luftimin e ndotësve kryesorë në Kosovë, themelimin e institucioneve hulumtuese; menaxhimin e mbeturinave etj. 

Gjatë këtij debati, organizatat mjedisore të shoqërisë civile patën mundësi të parashtrojnë pyetje për të pranishmit, ndërsa në fund të debatit organizatorët shpërndanë platformat politike të subjekteve që ata të jenë të njoftuar për programet zgjedhore te subjekteve politike në përgjithësi, angazhimet dhe orientimet mjedisore në veçanti.

 

 

 

 


 
Publikime | Trajnimet | Informimi | Ngjarjet | Lidhje
Copyright (c) 2007. A T R C. All right reserved. Webmaster | Lokacioni i ATRC-sė