| |
Programi i trajnimeve
ZGJEROHET EFIKASITETI I TRAJNIMEVE PËR ZGJIDHJEN E KONFLIKTIT
Rritja e nivelit të njohurive të shërbyeseve civilë dhe atyre të shoqërisë civile për menaxhim të konfliktit ishte qëllimi i trajnimeve te organizuara ne temën: “Menaxhimi i Konfliktit” të mbajtura nga Qendra e Trajnimeve dhe Burimeve për Avokim - ATRC, në kuadër të projektit “Zgjidhja e konfliktit shumëpalësh” te financuar nga Olof Palme Center. Pjesëmarrësit përmes prezantime të ndryshme dhe diskutime në grupe, ndanë përvoja te ndryshme te menaxhimit efikas te konflikteve ne vendet ku ata punojnë.
Gjatë procesit të trajnimit u punua me tema të karakterit teorik-praktik si: Kuptimi i konfliktit, Puna me konfliktin, Konfliktet shoqërore, Ndryshimet dhe demokracia, Rolet, Komunikimi dhe zhvillimi i bashkëpunimit ndërkombëtar, etj.
Shyhrete Reçica nga Lipjani, pjesëmarrëse në këtë trajnim ne fund te trajnimit vlerësoi atë si: “Ky trajnim është mjaft i qëlluar pasi që gjatë procesit trajnues, përkatësisht gjatë ushtrimeve të ndryshme, kemi mundësinë edhe t’i identifikojmë problemet tona konfliktuoze, me të cilat kushtimisht ballafaqohemi në përditshmëri në vendet tona ku punojmë. Janë një mësim i mirë për të ditur se si të sillemi me situata të ndryshme konflikti”. Trajnimi gjithashtu solli një mundësi për pjesëmarrësit e komunave të ndryshme, të bëjnë rrjetëzim me homologët e tyre nga komunat të tjera, të shkëmbejnë ide, përvoja etj.
Mbështetur nga Olof Palme International Center, ky projekt, i cili ka filluar nga janari i këtij viti, do të implementohet në 15 komuna të Kosovës, përfitues të së cilës do të jenë kryesisht pjesëtarët e shoqërisë civile, shërbyesit civilë dhe komuniteti në përgjithësi. Deri më tash janë mbajtur 10 trajnime ndërsa projekti do të vazhdojë deri në fund të dhjetorit 2008.
|