| |
FILLOI IMPLEMENTIMI I PROJEKTIT “ZGJIDHJA E KONFLIKTIT SOCIAL”
Nga janari i vitit 2010, Qendra e Trajnimeve dhe Burimeve për Avokim - ATRC ka filluar së implementuari projektin “Zgjidhja e konfliktit social”, financuar nga The Olof Palme International Center. Projekti do të implementohet në 6 komunat e regjionit të Pejës: Pejë, Gjakovë, Deçan, Junik, Istog dhe Klinë.
Projekti “Zgjidhja e konfliktit social” ka për qëllim ti ndihmojë qeverisë lokale dhe shoqërisë civile të nxisë dhe forcojë marrëdhëniet në mes tyre në mënyrë që të parashikojë dhe ti përgjigjet më mirë nevojave të komunitetit, duke pasuruar marrëdhëniet në mes tyre tyre dhe duke shfrytëzuar mjetet dhe teknikat për zgjidhjen e konflikteve.
Në kuadër të këtij projekti do të organizohen aktivitete të ndryshme, përfshirë trajnime, punëtori dhe konferenca për media, në të cilat do të jenë pjesëmarrës Zyrtarë të Kuvendit Komunal dhe përfaqësues të Shoqërisë Civile. ATRC gjithashtu do të bëjë identifikimin e nevojave të qytetarëve të regjionit të Pejës dhe përfshirjen e tyre në buxhetin komunal për vitin 2011. Projekti do të zgjas deri në dhjetor të vitit 2010.
|