ENGLISH :: SHQIP :: SRPSKI Fillimi | Sitemap | Login | Email





 
 

KUVENDI I KOSOVES MODIFIKON DHE MIRATON BUXHETIN PER VITIN 2010

Lëvizja Rajonale Mjedisore BELLS qe ne fillim te diskutimit ne Kuvendin e Kosovës te Plan Buxhetit te vitit 2010 ka reaguar dhe kontestuar Plan Buxhetin per vitin 2010, veçanërisht idenë e ndarjes nga 1000,000 euro për vitin 2010, 2011 dhe 2012 për vazhdimin e ndërtimit te Qendrës Administrativo Protokollare ne Germi.

Me qellim te sensibilizimit dhe informimit te vendimmarrësve ne lidhje me shkeljet e Ligjeve dhe procedurave administrative me rastin e fillimit te ndërtimeve te QAP ne Germi, Rrjeti i Ambasadoreve te Mjedisit ka organizuar: takim me Kryetarin e Kuvendit të Kosovës-  Jakup Krasniqi, ka përcjelle tek Kryetari i Kuvendit te Kosovës dosjen me fakte mbi shkeljet Ligjore dhe procedurale, është takuar me anëtarë te Komisionit për Mjedis te Kuvendit te Kosovës, ka përcjelle letra te veçanta informative dhe fakte mbi shkeljet ligjore dhe procedurale tek deputetet e Kuvendit te Kosovës një dite para se te mbahej seanca e Kuvendit  etj.

Kuvendi i Kosovës me date 29 dhjetor 2009 ne seance Plenare pasi ka shqyrtuar dhe analizuar Plan Buxhetin për vitin 2010 ka vendosur qe linja e propozuar për vitin 2010 per vazhdimin e ndërtimit te Qendrës Administrative dhe Protokolare ne Germi te ndryshoj nga 1000,000 euro sa ka qene e planifikuar ne 100,000 euro. 

Rrjeti i Ambasadoreve te Mjedisit, respektivisht Lëvizja BELLS vlerëson se vendimi për ndryshimin e Planit te buxhetit ka qene i drejte dhe i bazuar ne kërkesën, faktet dhe dokumentet e prezantuara nga  Rrjeti i Ambasadoreve te Mjedisit, respektivisht Lëvizja BELLS.

kliko ketu per ta shkarkuar...



 

 

 

 


 
Publikime | Trajnimet | Informimi | Ngjarjet | Lidhje
Copyright (c) 2007. A T R C. All right reserved. Webmaster | Lokacioni i ATRC-sė