ENGLISH :: SHQIP :: SRPSKI Fillimi | Sitemap | Login | Email





 
 

LEVIZJA BELLS NE TAKIM ZYRTAR ME KRYETARIN E KUVENDIT TE KOSOVES

17.12.2009

Përfaqësuesit e Rrjetit të Ambasadorëve të Mjedisit për Kosovë, përkatësisht Lëvizjes Rajonale Mjedisore BELLS Adriana Kabashi – kryetare e Bordit, Afrim Berisha – zëdhënës i Bordit dhe Kushtrim Kaloshi – koordinator për Kosovë i projektit REA, zhvilluan takim zyrtar me Kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Z. Jakup Krasniqi.
Qëllimi i takimit ishte informimi për objektivat e Lëvizjes rajonale BELLS, kërkesa për inicimin e planeve të veprimit në fushën e mjedisit, çështjen e rifillimit të ndërtimit të Qendrës Administrative Protokollare në Gërmi etj.

Përfaqësuesit e Lëvizjes BELLS kërkuan nga Kryetari i Kuvendit që;

  1. në bashkëpunim me Ministrinë e Mjedisit të përshpejtojnë hartimin e Planit të Veprimit për ndryshimet klimatike
  2. të kërkojë nga Komisioni parlamentar për Bujqësi dhe Mjedis që të organizojë dëgjime publike me pjesëmarrje të ekspertëve dhe shoqërisë civile,
  3. të bashkëpunojë me Kuvendet e shteteve të rajonit me qëllim të krijimit të planeve të përbashkëta të veprimit për çështje mjedisore
  4. të organizohen debate të hapura me qytetarë para fillimit të investimeve kapitale në lidhje me ndikimet që mund të kenë investimet e tilla në mjedis
  5. të iniciohet formimi i një grupi joformal parlamentar, i cili mund të quhet: Grupi Lobues i Gjelbër
  6. të iniciohen debate në kuvendin e Kosovës në lidhje me gjendjen mjedisore në Kosovë
  7. të mos vazhdohet me investime të mëtejmë në dhe rreth objektit të kontestueshëm: “Qendrës Protokollare” në Gërmi, para se një Komision i veçantë të bëjë vlerësimin e ligjshmërisë së tij dhe më pas në përputhje me vlerësimin të vazhdohet me procedura tjera.

Në fund të takimit, kryetari i Kuvendit siguroi përfaqësuesit e Lëvizjes BELLS se ai personalisht dhe Kuvendi i Kosovës do të bëjnë përpjekje që gjatë vitit 2010 çështjet e ngritura nga Lëvizja BEELLS të gjejnë zgjidhje në përputhje me mundësitë dhe kompetencat që ka Kuvendi i Kosovës.

 

 

 


 
Publikime | Trajnimet | Informimi | Ngjarjet | Lidhje
Copyright (c) 2007. A T R C. All right reserved. Webmaster | Lokacioni i ATRC-sė