ENGLISH :: SHQIP :: SRPSKI Fillimi | Sitemap | Login | Email





 
 

THIRRJE PER PLAN TE VEPRIMIT PER NDRYSHIMET KLIMATIKE PER BALLKANIN PERENDIMOR

Organizuar nga Lëvizja Rajonale e Shoqërisë Civile në Ballkanin Perëndimor – BELLS,   lëvizje kjo e  përbërë nga ekspertë të përkushtuar posaçërisht për çështjet mjedisore ne Prishtine,  u mbajt konferenca për shtyp me temë: "Thirrje për Plan të Veprimit për Ndryshimet Klimatike për Ballkanin Perëndimor", në këtë konferencë për shtyp të pranishëm ishin edhe bordi i lëvizjes Bells.


z. Kushtrim Kaloshi-Drejtor Ekzekutiv i ATRC-se
gjate konferences per shtyp

Në konferencë u prezantua dokumenti i cili i është adresuar Presidentit të Kosovës  Z.Fatmir Sejdiut, Kryeministrit të Kosovës Z.Hashim Thaçi si dhe Kryetarit të Parlamentit Z. Jakup Krasniqi. Ky dokument  ka për  qellim të bëjë presion rajonal shtesë mbi vendimmarrësit si dhe për të ruajtur dhe përmirësuar cilësinë e jetës dhe të punës për brezat e tanishëm dhe të ardhshëm në Kosovë.

Konferenca në fjalë koincidon me ngjarjen e Samitit Botëror që po mbahet në Kopenhagë nga data 7 - 8 dhjetor, 2009, ku  krerët dhe vendimmarrësit  botërorë po diskutojnë dhe do të  marrin vendime për  ndryshimet klimatike. Ky Samit botëror është shumë i rëndësishëm për të ardhmen dhe ruajtjen e planetit, për vendet tona si dhe  rajonin në përgjithësi. Lëvizja BELLS do të paraqesë qëndrimet e saj mbi këtë ngjarje të rëndësishme botërore që trajton ndryshimet klimatike.

 

 

 

 

 


 
Publikime | Trajnimet | Informimi | Ngjarjet | Lidhje
Copyright (c) 2007. A T R C. All right reserved. Webmaster | Lokacioni i ATRC-sė