ENGLISH :: SHQIP :: SRPSKI Fillimi | Sitemap | Login | Email





 
 

Komunikatë për  shtyp

VAZHDIMI I FINANCIMIT TË QENDRËS PROTOKOLLARE NË GËRMI-LEGJITIMIM I KEQPËRDORIMEVE NGA ADMINISTRATA E KALUAR

Rrjeti Kombëtar “Ambasadorët e Mjedisit” dhe koalicioni i OJQ-ve “ Gërmia, të bashkuar në Lëvizjen Nacionale dhe Rajonale Mjedisore BELLS”, me datë 25 Nëntor 2009, mbajtën konferencë për media, me qëllim të kundërshtimit të vazhdimit të financimit te Qendrës Administrativo-Protokollare (QAP) në parkun e Gërmisë.

Në konferencë janë paraqitur qëndrimet e Lëvizjes BELLS-Kosove ne lidhje me planifikimin e Kuvendit te Kosovës për ndarjen e 3 milion euro për tri vitet e ardhshme për përfundimin e ndërtimeve ne Qendrën Administrativo-protokollare ne parkun e Gërmisë.



Lëvizja BELLS përmes komunikatës për shtyp te përcjellë mediave te shkruara dhe elektronike ka kërkuar nga Kuvendi i Kosovës, që:

  • Të shqyrtoje edhe njëherë vendimin ne lidhje me alokimin e mjeteve për QAP
  • Të diskutojë këtë çështje me grupe të interesit dhe me ekspertë, në mënyrë qe vendimi të jetë në përputhje me kërkesat e qytetarëve dhe në fund,
  • Të rrënojë objektin në fjalë, meqë ka qenë dhe vazhdon të jetë objekt i paligjshëm, në kundërshtim me të gjitha ligjet, rregulloret dhe procedurat administrative të aplikueshme në Kosovë.

Lëvizja BELLS – Kosovë, i bën me dije Kuvendit të Kosovës se çdo financim i mëtejmë në këtë    objekt të paligjshëm, legjitimon shkeljet e bëra nga administratat e kaluara të Kuvendit të Kosovës dhe bart përgjegjësi jo më të vogla tek përbërja aktuale e Kuvendit të Kosovës dhe institucionet tjera relevante të cilat mund dhe duhet të reagojnë në rastin konkret.

 

 

 


 
Publikime | Trajnimet | Informimi | Ngjarjet | Lidhje
Copyright (c) 2007. A T R C. All right reserved. Webmaster | Lokacioni i ATRC-sė