| |
PYJET JANE PASURI KOMBETARE TE MBROJTURA ME LIGJ - T'I MBROJME ATO
Nën moton: “Pyjet janë pasuri kombëtare të mbrojtura me ligj – t’i mbrojmë ato”, ATRC në bashkëpunim me Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, përkatësisht Departamentin e Pyjeve, ka filluar implementimin e projektit: “Sensibilizimi i Opinionit Publik për Mbrojtjen e Pyjeve dhe Tokave Pyjore” i cili po implementohet në disa fshatra të katër komunave të Kosovës: Podujevë, Vushtrri, Mitrovicë dhe Gjakovë.
Janë planifikuar të organizohen; një numër ligjëratash në shkollat fillore të fshatrave të katër komunave të lartpërmendura, debate publike me qytetarë, tryeza të rrumbullakëta me përfaqësues të institucioneve lokale, vizita operatorëve ekonomik të cilët janë të licencuar nga MBPZHR për prerjen e kontrolluar të pyjeve etj.

Mitrovica

Podujeva

Vushtrri
|