FILLOI IMPLEMENTIMI I PROJEKTIT I PROJEKTIT “REGIONAL ENVIRONMENT AMBASSADORS”
Më datë 24 shkurt 2009, Advocacy Training and Resource Center - ATRC nënshkroi Marrëveshjen e Bashkëpunimit me pesë organizata partnere të vendeve të rajonit: Maqedoni, Shqipëri, Serbi, Mal I Zi, Bosnje dhe Hercegovine ne kuadër te partneritetit rajonal, i formuar me qellim të implementimit te projektit: Regional Environment Ambassadors” i cili është financuar nga Ambasada Holandeze.

Kushtrim Kaloshi, Drejtor Ekzekutiv i ATRC-se
Organizatat partnere në këtë projekt nga këto pesë vende janë: Co-Plan, Institute for Habitat Development (Shqipëri); Center for Ecology and Energy (Bosnjë dhe Hercegovinë); Macedonian Green Center / 4X4X4 Balkan Bridges (Maqedoni); Green Home (Montenegro); Center of Modern Skills (Serbi).
Projekti ka filluar së zbatuari në muajin shkurt 2009 dhe do të përfundojë në shkurt të vitit 2011. Gjatë kësaj periudhe janë paraparë të organizohen numër i madh aktivitetesh të cilat do të orientohen drejt përmirësimit të situatës në ambient në Kosovë dhe regjion.

Grup foto i partnereve te perfshire ne projekt
Aktivitetet në nivel vendor do të organizohen në bashkëpunim me Shoqërinë Civile, Institucione vendore dhe ndërkombëtare, biznese të ndryshme kosovare, si dhe me individë të sferave përkatëse profesionale. |