ENGLISH :: SHQIP :: SRPSKI Fillimi | Sitemap | Login | Email










 

 

ATRC TRAJNON OJQ-të RAE, PERFITUES TE UNDP-RAE (Regional Project)

ATRC ka filluar të mbaj trajnime dhe konsulenca për OJQ-të RAE, të Ferizajit dhe të Prizrenit. Këto shërbime do të përfshijnë fushat kyqe të zhvillimit organizativ, menaxhimit të projektit dhe avokimit.

Punëtoritë do të përqëndrohen në ofrimin e metodave dhe praktikave të nevojshme për menaxhim të suksesshëm të OJQ-ve, planifikim strategjik, ngritje të fondeve, dizajnim të projekt propozimeve, menaxhim të ciklit të projektit, avokimi dhe rëndësina e ndërtimit të koalicioneve, etj.


Sesion trajnimi në Ferizaj

Kjo iniciativë, e cila është përkrahur nga UNDP-RAE Regional Project nga shtatori deri në dhjetor 2009, ka për qëllim t’u ofroj pjesëmarrësve metodat dhe ekspertizën e nevojshme për të ndikuar në ndryshime në komunitetet e tyre.

.........................................................................................................................

ATRC TRAJNON ZYRTARËT KOMUNAL DHE SHOQËRINË CIVILE
PËR QEVERISJE ME PJESËMARRJE

Me qëllim të rritjes së pjesëmarrjes së qytetarëve në qeverisjen lokale trajnerët e ATRC-së më 20 dhe 21 maj në Dragash kanë mbajtur trajnimin dy ditorë “Qeverisja me pjesëmarrje”.

Zyrtarë të Kuvendit Komunal dhe përfaqësues të  Shoqërisë Civile të Dragashit, pjesëmarrës në këtë trajnim, patën rastin të diskutojnë për rolin e qeverisjes me pjesëmarrje, pjesëmarrjen e qytetarëve në qeverisjen lokale dhe mekanizmat e pjesëmarrjes së qytetarëve. Trajnimi është paraqitur edhe në mediat e shkruara.


Gjatë trajnimit në Dragash

Trajnimi “Qeverisja me Pjesëmarrje” është një nga aktivitetet e projektit “Multilevel Social Conflict Resolution”, të financuar nga The Olof Palme International Center, që ka për qëllim ti ndihmoj qeverisë lokale dhe shoqërisë civile të nxisë dhe forcojë marrëdhëniet e tyre në mënyrë që të parashikojë dhe ti përgjigjet më mirë nevojave të komunitetit.

 

 

 

 


 
Publikime | Trajnimet | Informimi | Ngjarjet | Lidhje
Copyright (c) 2007. A T R C. All right reserved. Webmaster | Lokacioni i ATRC-sė