ENGLISH :: SHQIP :: SRPSKI Fillimi | Sitemap | Login | Email

Trajnimet



Regjistrohu




 


Shkarko Formën e Regjistrimit

Si organizatë në shërbim, për trajnime dhe përkrahje, ATRC ofron programe trajnimesh dhe konsulenca, të dizajnuara për ballafaqimin e nevojave aktuale dhe nevojave të vazhdueshme të klientëve tanë.

ATRC ofron shërbime për përfituesit e Organizatave të Shoqërisë Civile, Institucioneve Lokale dhe Ndërkombëtare, Biznese dhe Kompani, si edhe për të gjitha palët tjera të interesit. Shërbimet tona përfshijnë trajnime dhe konsulenca bazike dhe të avancuara në fushat kryesore të zhvillimit organizativ, menaxhimit të projektit dhe avokim.

Trajnerët/Konsulentët e ATRC-së kanë ekspertize dhe eksperiencë në fushat e ndryshme që kanë të bëjnë me ngritjen e kapaciteteve individuale dhe të organizatave. ATRC ofron dy lloje të shërbimeve:

Për të gjithë klientët, pagesat janë të standardizuara dhe bazohen në orët e kërkuara për zhvillimin dhe ofrimin e shërbimeve trajnime& konsulenca. Për më shumë detaje na kontaktoni në adresën training@advocacy-center.org.

Misioni ynë është që ti përkrahim klientët tanë në zhvillimin e kapacitetit të tyre, me njohuritë praktike dhe ekspertizën tonë, e cila do të kontribuonte në zhvillim e potencialit të plotë dhe do t’iu mundësonte atyre të arrijnë synimet strategjike në mënyrë sa më efektive dhe të qëndrueshme.

ATRC ka qasje të harmonizimit, të bashkimit dhe inkurajimit të Individëve dhe Organizatave për një qëndrueshmëri, për sa i përket zhvillimit të kapacitetit të tyre përfshirë këtu pjesëmarrjen aktive të menaxherëve dhe stafit të organizatës si dhe adreson çështjet me të cilat organizata ballafaqohet në nivel individual, organizativ dhe strategjik.

 

 

 


 
Publikime | Trajnimet | Informimi | Ngjarjet | Lidhje
Copyright (c) 2007. A T R C. All right reserved. Webmaster | Lokacioni i ATRC-sė