|
MODULET E TRAJNIMEVE
- Dizajnimi i Projekt Propozimit (trajnim dy ditor)
- Menaxhimi i Ciklit të Projektit (trajnim dy ditor)
- Menaxhimi i OJQ-ve (trajnim tre ditor)
- Hyrje në Avokim dhe Ndërtim të Koalicioneve (trajnim dy ditor)
- Roli i OJQ-ve në Shoqërinë Civile (trajnim një ditor)
- Qeverisja e Mirë (trajnim një ditor)
- Lidershipi dhe Menaxhimi (trajnim dy ditor)
- Planifikimi Strategjik (trajnim tre ditor)
- Analiza e Kostove (trajnim një ditor)
- Monitorimi dhe Vlerësimi (trajnim një ditor)
- Marëdhëniet Ndërmjet OJQ-ve dhe Mediave (trajnim dy ditor)
- Komunikimi Efektiv (trajnim dy ditor)
- Komunikimi me Klient (trajnim dy ditor)
- Menaxhimi Bazik Financiar (trajnim një ditor)
- Marrëdhëniet me Publikun dhe Marketingu (trajnim dy ditor)
- Menaxhimi i Konflikteve (trajnim dy ditor)
- Negociatat (trajnim dy ditor)
- Qeverisja me Pjesëmarrje (trajnim dy ditor)
- Planifikimi Kooperues (trajnim dy ditor)
- Buxhetimi me Pjesëmarrje (trajnim dy ditor)
DIZAJNIMI I PROJEKT PROPOZIMIT
Kjo punëtori jep shpjegim të përgjithshëm sa i përket shkrimit të projekt propozimit, duke përfshirë këtu të gjitha elementet e një projekt propozimi. Metodologjia e cila përdoret është e bazuar në Kornizën logjike dhe kjo ju mundëson pjesëmarrësve zhvillimin e projektit prej idesë fillestare deri tek përpilimi i synimeve dhe objektivave, planin e zbatimit të projektit dhe buxhetin.
MENAXHIMI I CIKLIT TE PROJEKTIT
Kjo punëtori synon të rrisë nivelin e të kuptuarit se si të menaxhohet cikli i projektit përmes metodologjive për identifikimin e problemit, implementimin dhe vlerësimin e projektit.
Kjo punëtori i mbulon konceptet kyçe në menaxhimin e aktiviteteve bazuar në analizën e metodës së kornizës logjike.
Objektivë e modulit MCP është të përmirësoj menaxhimin e aktiviteteve përmes pjesëmarrjes së aktorëve kyç si palë me interes, në realizimin e objektivave të projektit. Moduli përfshin: identifikimin e ciklit të projektit dhe hapat e kornizës logjike, fazat e shkrimit të projektit përmes analizës së palëve me interes, analizën e problemit, analizën e objektivave dhe analizën strategjike, duke vazhduar me fazat e aktiviteteve, ndërtimin e matricës së kuadrit logjik dhe vlerësimin e projektit.
MENAXHIMI I OJQ-së
Kjo punëtori fokusohet në parimet menaxhimit dhe zhvillimit organizativ të OJQ-ve. Pjesëmarrësit do të rishqyrtojnë misionin, zhvillojnë aftësi për planifikim strategjik dhe do të njoftohen me principet e zhvillimit të qëndrueshëm të kapaciteteve përbrenda OJQ-së.
HYRJE NË AVOKIM DHE NDËRTIM TË KOALICIONEVE
Kjo punëtori fokusohet në zhvillimin e shkathtësive avokuese dhe ndërtim të koalicioneve të domosdoshme për vazhdimin punës efektive avokuese. Kjo do t’ju ndihmojë pjesëmarrësve që të kuptojnë procesin e avokimit, të zgjedhin çështjen për të avokuar, të definojnë objektiva të qarta avokuese, të zgjedhin strategji efektive si dhe të zhvillojnë koalicione.
ROLI I OJQ-ve NE SHOQERINE CIVILE
Kjo punëtori përfshin konceptet, strukturat, karakteristikat dhe definimin e shoqerisë civile dhe OJQ-ve në shoqeritë demokratike dhe gjatë procesit të tranzicionit. Diskutimet do të fokusohen në tiparet dhe raportet në mes të shtetit, tregut dhe shoqërisë civile, tipet e ndryshme te OJQ-ve, në zhvillimin nacional dhe global, progresin e traditave demokratike dhe forcimin e shoqerisë civile dhe çështjeve, trendeve dhe sfidave për OJQ-të në Ballkan.
Pjesëmarrësit gjithashtu do të mësojnë si të harmonizojnë shoqërinë civile dhe sektorin e OJQ-ve dhe zhvillojnë strategji për ndryshime sa i përket zhvillimit social, ekonomik dhe politik.
QEVERISJA E MIRË
Kjo punëtori flet për konceptin, strukturat dhe principet e udhëheqjes së OJQ-ve dhe sektorit jo-profitabil. Komponentët përfshijnë; standardet ndërkombëtare për OJQ-të, rolin e bordit, funksionet dhe përgjegjësitë, llogaridhënien e OJQ-së, transparencën dhe kodin etik, zhvillimin dhe praktikat për një menaxhim sa më demokratik si dhe sistemet menaxhuese financiare dhe administrative.
LIDERSHIPI DHE MENAXHIMI
Kjo punëtori synon të rris nivelin e të kuptuarit mbi Lidershipin dhe Menaxhimin. Moduli përfshin kuptimimin e lidershipit dhe menaxhimit, dallimet ndërmjet lidershipit dhe menaxhimit, komunikimin në organizatë, konfliktet organizative dhe ndryhimi, delegimi dhe menaxhimi i suksesshëm dhe ndjekja dhe mbështetja e performancës.
PLANIFIKIMI STRATEGJIK
Kjo punëtori përfshin planifikimin strategjik për nevojat e organizatave, duke përfshirë strukturën e strategjisë përmes analizës së problemeve dhe identifikimit të objektivave strategjike. Metodologjitë i përfshijnë analizat SWOT dhe PESTLE dhe identifikimin e anëve të forta si potencial që mund t’i ndihmojë organizatat që ti vijojnë aktivitetet e tyre në ndërlidhje me misionin dhe vizionin e tyre.
ANALIZA E KOSTOVE
Kjo punëtori përfshin definicionet dhe rëndësinë e analizave të kostove në vlerësimin e rezultateve të mundshme të shpenzimeve të cilat kanë të bëjnë me përgaditjen e buxhetit dhe në menaxhimin e financave të projekteve; identifikimi i konsideratave të cilat ndikojnë në lejueshmërinë e shpenzimeve dhe duke i bërë analizat e kostove dhe benificioneve.
MONITORIMI DHE VLERËSIMI
Kjo punëtori fokusohet në qasjen ndaj metodologjive të monitorimit dhe të vlerësimit në praktikë. Pjesëmarrësit do të njoftohen me qasje të ndryshme nga identifikimi i treguesve, dallimet në mes të monitorimit dhe vlerësimit, përdorimin praktik të monitorimit dhe vlerësimit në terren, raportimin dhe rëndësinë e monitorimit dhe vlerësimit të projekteve, të zbatuara nga organizatat përkatëse.
MARRËDHENIET NDËRMJET MEDIAVE DHE OJQ-ve
Kjo punëtori përfshin konceptet, ndërlidhjet dhe perspektivat brenda konteksteve të roleve të cilat mediat dhe OJQ-të i luajnë në çështjet që kanë të bëjnë me shoqërinë civile. Participantët do të mësojnë për drejtime të ndryshme që tregojnë për relacionet ndërmjet mediave dhe OJQ-ve duke i analizuar palët me interes dhe duke zhvilluar mesazhe, komunikatë për shtyp dhe konferencë për shtyp.
KOMUNIKIMI EFEKTIV
Kjo punëtori përfshin zhvillimin e aftësive komunikuese, definiconin e terminologjisë dhe përdorimin e efektshëm me anë të mjeteve të komunikimit në organizata. Moduli përfshin shkëmbimin bazik të informacioneve, komunikimin formal dhe jo formal, komunikimin në organizatë dhe rëndësinë e komunikimit në kulturën organizative.
KOMUNIKIMI ME KLIENT
Kjo punëtori synon të rrisë nivelin e raporteve efektive me klientët. Moduli përfshin: hyrje në konceptet e përgjithshme të komunikimit, rrugët dhe praktikat më të mira të komunikimit me klient, zhvillimin e shkathtësive të përshtatshme të komunikimit, njohja e aspekteve të komunikimit jo verbal që mund të ndihmoj në përmirësimin e kontakteve me klient dhe si të veprohet në një sërë situatash të vështira me të cilat mund të ndeshemi në punë.
MENAXHMENTI BAZIK FINANCIAR
Kjo punëtori i mbulon themelet e mbajtjes së financave, konton rrjedhëse, mbajtjen ditore dhe mujore të të dhënave, marrëveshjet bankare, planifikimin dhe buxhetimin, politikat dhe procedurat financiare dhe fjalorin e termeve më të nevojshme për financa dhe kontabilitet.
MARREDHENIET ME PUBLIKUN DHE MARKETINGU
Kjo punëtori fokusohet në komunikimin ndërmjet organizatave dhe palëve me interes, duke i integruar në mënyrë specifike audiencat përkatëse. Moduli përfshin: Hyrje në marrëdhënie me publikun, dallimet ndërmjet Marrëdhënieve me Publikun dhe Marketingut dhe strategjia e Marrëdhënieve me Publikun, duke komunikuar përmes mënyrave të ndryshme dhe duke ofruar mesazhet e duhura.
MENAXHIMI I KONFLIKTIT
Kjo punëtori është e fokusuar në kuptimin e Menaxhimit të Konfliktit dhe të mjeteve me të cilat trajtohen konfliktet në mënyrë interaktive në kontekste të ndryshme. Subjektet e përfshira janë: kuptimi i konfliktit, puna me konflikt, rolet, komunikimi, konflikti social dhe bashkëpunimi zhvillimor. Moduli tenton t’i pajisë pjesëmarrësit me informata të rëndësishme në menaxhimin e konflikteve, duke i përfshirë palët e ndryshme me interes nga organet qeverisëse, shoqëria civile dhe aktorët e tjerë potencial.
NEGOCIATAT
Kjo punëtori fokusohet në definicionet e negociatave, principet e negociatave dhe ambientin në të cilin ndodhin negociatat. Moduli përfshin principet dhe drejtimet e negociatave, rolet e negociatorëve, pozicionimet, negociatat e bazuara në interesa, komunikimi në negociata si dhe drejtimet e ndryshme dhe strategjitë kah zgjidhjet e negociatave.
QEVERISJA ME PJESEMARRJE
Ky modul trajnimi është dizajnuar posaqërisht për përfaqësuesit e shoqërisë civile dhe pushtetit qendror dhe lokal. Qëllimi i trajnimit është ngritja e kapaciteteve, ngritja e vetëdijes së të dy palëve dhe shkëmbimi i informatave për: Strukturën, rolet, përgjegjësitë dhe funksionin legjislativ të qeverisjes lokale, identiteti dhe imazhi i qeverisë lokale, pjesëmarrja e qytetarëve në procesin e vendimmarrjes - përfitimet dhe sfidat, metodat/teknikat e pjesëmarrjes së qytetarëve (zyrat për informim të qytetarëve dhe roli i tyre, sesionet e dëgjimeve publike, takimet e hapura, buxhetimi me pjesëmarrje, komisionet konsultative dhe karta raportuese e qytetarëve).
PLANIFIKIMI KOOPERUES
Ky modul trajnimi është dizajnuar posaqërisht për përfaqësuesit e shoqërisë civile dhe pushtetit qëndror dhe lokal. Qëllimi i trajnimit është ngritja e kapaciteteve, ngritja e vetëdijes së të dy palëve dhe shkëmbimi i informatave për: Konceptet bazike të planifikimit kooperues (planifikimi i pjesëmarrjes demokratike, çështjet e besimit, normat e reciprocitetit dhe angazhimit qytetar në qeverisjen lokale), karakteristikat e planifikimit kooperues, kategoritë e planifikimit kooperues, principet e një planifikimit kooperues efektiv, përfitimet e planifikimit kooperues dhe hapat e planifikimit kooperues.
BUXHETIMI ME PJESEMARRJE
Ky modul trajnim është dizajnuar posaqërisht për përfaqësuesit e shoqërisë civile dhe pushtetit qëndror dhe lokal. Qëllimi i trajnimit është ngritja e kapaciteteve, ngritja e vetëdijes së të dy palëve dhe shkëmbimi i informatave për: Vështrimin e përgjithshëm të buxhetimit me pjesëmarrje, rregullat dhe rrugët për implementimin e buxhetimit me pjesëmarrje, prioritetet për investime dhe dizajnimi i politikave sociale, implementimi i buxhetimit me pjesëmarrje, cilat janë përfitimet dhe rreziqet, kush do të participojë në buxhetimin me pjesëmarrje dhe rëndësia e buxhetimit me pjesëmarrje për qeverisjen kombëtare.
|