KONSULENCA
Ne kemi parasysh se kohë pas kohe klientët tanë kanë nevojë për këshilla individuale në çështje të ndryshme të cilat janë të lidhura me punën e organizatave të tyre.
Që të mund të ndihmojmë në këtë çështje ATRC ofron shërbime për organizatat në zyre të veta ose në zyre të organizatave të interesuara. Gjatë këtyre shërbimeve ne sigurojmë përkrahje direkte për problemet konkrete me të cilat organizatat ballafaqohen në punët e tyre të përditshme dhe shërbejmë në ngritje të kapaciteteve të tyre për gjëra të domosdoshme për menaxhimin dhe zhvillimin organizativ.
ATRC si qendër e resurseve ka eksperienca të llojllojshme që do t’iu ndihmojnë për punën në organizatën tuaj. Trajnerët/konsulentët kanë kualifikime të larta dhe janë në gjendje t’ju këshillojnë për fusha të ndryshme siç janë: zhvillimi organizativ, menaxhimi dhe lidershipi, qeverisja e mirë, menaxhimi i ciklit të projektit, avokimi, shkrimi i projekt propozimit dhe mundësitë për financime.
Na kontaktoni në e-mail adresën: training@advocacy-center.org ose në këta numra të telefonit: +381 38 244 810 për të caktuar takim për konsultime.
Për informata më të hollësishme rreth moduleve të trajnimeve klikoni këtu>>> |