PER GRANTE
GRANTE NGA PROGRAMI KOSOVAR PER SHOQERI CIVILE
Grante për partneritet dhe krijim të rrjeteve: Të gjitha grantet e kësaj kategorie duhet të paraqesin një shkallë të partneritetit ndërmjet OJQ-ve, OJQ-ve dhe pushtetit lokal dhe/ose OJQ-ve dhe komunitetit. Fushat në të cilat përqëndrohet ky program do ta përfshijnë transparencën dhe anti-korrupsionin, zhvillimin e komunitetit dhe zvogëlimin e konfliktit. Shuma e granteve do të jetë deri në -25,000$.
Grantet për përkrahje në nivel lokal:Këto grante do të përqëndrohen në partneritetin ndërmjet OJQ-ve dhe qeverive lokale, si dhe në lidhjet ndërmjet OJQ-ve dhe grupeve të qytetarëve me qëllim të avokimit për shërbime më të mira publike, për më shumë transparencë në proceset qeverisëse dhe për përmisimin e kushteve të jetës në nivel të bashkësisë. IREX do të jap grante të vogla për avokim në shumën prej përafërsisht 1000-5000$.
Grantet për fushatë të avokimit në nivelin qëndror: Këto grante janë që të mbështesin fushatat e avokimit të bazuara në koalicione që kanë ndikim të madh në mbarë Kosovën dhe të cilat përqëndrohen në çështjet me interes të përgjithshëm për OJQ-të kosovare dhe zonat e zgjedhësve të cilat ato i përfaqësojnë. Parashikohet që shuma e granteve të dhuruara për këtë kategori të sillet prej 10,000-30,000$.
|