ENGLISH :: SHQIP :: SRPSKI Fillimi | Sitemap | Login | Email

Pėr Grante



Procesi i Granteve



Udhėzuesi pėr Aplikim



Formulari pėr Aplikim




 
 

PROGRAMI KOSOVAR PËR SHOQËRI CIVILE (PKSHC)

Partneritet dhe Rrjetizim

  • Partneritet dhe Rrjetizim Roundi I
  • Partneritet dhe Rrjetizim Roundi II
  • Partneritet dhe Rrjetizim Roundi III
  • Partneritet dhe Rrjetizim Roundi IV
  • Partneritet dhe Rrjetizim Roundi V
  • Partneritet dhe Rrjetizim Roundi VI
  • Partneritet dhe Rrjetizim Roundi VII

Avokimi ne Nivel Lokal

  • Avokimi ne Nivel Lokal , Round – I
  • Avokimi ne Nivel Lokal , Round – II
  • Avokimi ne Nivel Lokal , Round – III

Aktivitete Jo-Partiake të Lidhura me Zgjedhjet 

Partneritet dhe Rrjetizim
Programi për partneritet dhe rrjetizim mbështet bashkëpunimin ndërmjet OJQ-ve, qeverisë locale dhe grupeve të komuniteteve. Fushat e fokusimit përfshijnë Transparencën, dhe Antikorrupcionin, Zhvillimin e Komuniteteve dhe Zgjidhjen e konflikteve.

Partneriteti dhe Rrjetizimi  Roundi I
Shuma totale e fituar: $ 100, 698                                        
Fituar: Januar 2006
Statusi: Kompletuar dhe përmbyllur

Lista e përfituesve  

Rrjeti Ballkanik i Gazetarise Hulumtuese-BIRN , Prishtinë – ”Debatet Televizive mbi ngjarjet aktuale”  - është përfituar $15,000 për produksionin dhe emitimin e 25 epizodave të serialit të debateve televizive mbi ngjarjet aktuale në Kosovë. Ndërtimi i ndjenjes së përgjegjësisë së vendim marësve ndaj opinionit dhe kontribut në ngritjen e transparencës së institucioneve publike ndaj elektoratit. Ndryshimi i mentalitetit shoqëror dhe zhvillimi i një kulture në të cilën vendim marësit dhe zyrtarët të tjerë qeveritar do të jenë të përgjegjshëm dhe të hapur ndaj vëzhgimit publik dhe të kenë përgjegjësi ndaj opinionit.
Kontakt info: Jeta Xharra, Drejtoresh Egzekutive jeta@birn.eu.com

Qendra Kosovare për Zhvillim - Gjakovë – “Integrimi i minoritetit serb në shoqërinë Kosovare” është përfituar-$11,530.00 për themelimin e koperativës bujqësore komerciale dhe multietnike në Komunën e Rahovecit, e cila do të mundësonte qasje shërbimeve për avansimin e prodhimtarisë për tregun e caktuar, si dhe organizimin më të mirë pas korrjeve, sortimit, klasifikimit dhe shitjes si dhe produktivitetin më të mirë të sektorit të tërë të bujqësisë në lëmit e synuara; Qëllimi është përmirsimi i dialogut multietnik në shoqërinë Kosovare nëdrmjet partneritetit të të gjitha komuniteteve; Përfshirja e të gjitha komuniteteve në punën e përbashkët në mënyrë që të kontribojnë në përmirësimin e marrëdhënjeve ndërmjet komuniteteve.
Kontakt info: kdckosova@hotmail.com , www.kdc-kosova.org

Qendra për Zhvillimin e Bizneseve në Komunitete - Gjakovë – “Ndërtimi i partneritetit dhe zhvillimi ekonomik”  është përfituar$17,391.00 për marketingun e inicijativave për promovimin e investimeve të huaja për ndërmarje komerciale në komunën e Gjakovës nëpërmjet zhvillimit dhe promovimit të investimeve të huaja dhe bashkëpunimit ndërmjet qeverisë lokale OJQ-ve, sektorit për biznese dhe komuniteteve duke u fokusuar në përpjekjet për tërheqjen e investimeve të huaja. Kontakt info:hkaja@cbdckosova.org 

Shoqata e Grave VITA - Shtrpce - “Gjykata Komunale – Vendi i Drejtësisë” është përfituar $13,365 për promovimin e rolit dhe funksionimit të Gjykatës Komunale në mënyrë që të ritet numri i përdorimit të proceseve gjyqësore në zgjidhjen e kontesteve të qytetarëve. Përmes promovimit të të drejtave dhe përgjegjësive të gjykatave komunale me qëllim të informimit të popullësisë lokale mbi rëndësinë e gjykatave lokale në realizimin e të drejtave të qytetarëve nëpërmjet broshurave në gjuhën shqipe dhe srbe dhe distribuimi i tyre në 16 fshatra të komunës së Shtrpcës.
Organizimi i Ditës së Gjykatës së hapur gjatë së cilës ditë të gjithë qytetarët e interesuar do të kenë mundësinë ta vizitojnë gjykatën komunale dhe të informohen mbi punën në teren, principet, funkcionimin dhe të marin përgjigje në pyetjet e tyre në mënyrë direkte nga përfaqësuesit e gjykatës komunale.
Kontakt info: Anica Milkoviq

Instituti Demokratik i Kosovës - Prishtinë “Rritja e përgjegjësis së përfaqsuesve të zgjedhur përmes të organizatës së ashtuquajtur “watchdog”  është përfituar $14,876.00 për themelimin e organizatës watchdog e cila do të monitoroj dhe punoj në 8 asamble komunale dhe do t’i monitoroj përfaqësuesit e tyre në mënyrë që të promovohet rritja e pjesëmarjes së qytetarëve në proceset ligjore të komunës. Qytetarët do të informohen mbi punën, transparencën dhe përgjegjësit e institucioneve dhe të përfaqësuesve të zgjedhur: Do të promovohet angazhimi e qytetarëve në proceset ligjore të komunës nëpërmes mekanizmave egzistues siq janë ndëgjimet publike, konsultimet publike dhe debatet.
Kontakt Info: Ismet Kryeziu, www.kdi-kosova.org

Inicijativa Rinore - Mitrovicë –Promovimi i partneritetit të qëndrueshëm ndërmjet qeverisë lokale dhe sektorit të OJQ-ve përmes forcimit të implementimit të ligjeve relevante në nivelin lokal dhe regjional”. Është përfituar $11,169.00 për mbështetjen e iniciativës së avokimit për implementimin e Ligjit mbi Diskriminimim dhe Barazinë Gjinore në komunën e Mitrovicës (veri), Zveqan, Leposaviq dhe Zubin Potok. Nëpërmes trajnimeve, diskutimeve të grupeve të fokusit dhe kampanjës mediale të dizajnuar për OJQ-të e grave, OJQ-të rinore, departamentet komunale dhe OJQ-të tjera të promovohet ligji relevant për grupet specifike të popullsisë, rininë dhe njerëzit e margjinalizuar në institucionet lokale dhe rrethin më të gjerë të akterve të shoqërisë civile dhe përfaqësuesve të komuniteteve minoritare; Përmirësimi i kapaciteteve të departamenteve të qeverisë lokale përgjegjëse për implementimin e ligjeve që ndikojnë në popullatën rinore, sektorin e shoqërisë civile, minoritetet dhe komunitetet e margjinalizuara. Krijimi i një ambienti për përdorimin dhe praktikën adekuate të rregulloreve të përcaktuara nga ana e komuniteteve të margjinalizuara.
Kontakt info: mitrovica_yi@hotmail.com

Organizata për Demokraci Anti -Korrupcion dhe Dinjitet - “ÇOHU” - Prishtinë “Partneritet në luftë kundër korrupcionit”  është përfituar $16,920.00 për themelimin e koalicionit të shoqërisë civile kundër korrupcionit; Ngritja e vetëdijes së shoqërisë Kosovare mbi korrupcionin përfshirë edhe ngritjen e vetëdijes së individëve lidhur me mënyrat dhe manifestimet praktike të paraqitjes së korrupcionit, mbi mjetet dhe mënyrat se si  mund të parandalohet dhe luftohet korrupcioni si dhe mbi pasojat dhe rreziqet që korrupcioni krijon në shoqëri. Të zhvillohet vigjilenca e vazhdueshme e shoqërisë lidhur me korupcionin dhe me qështjet tjera të ndërlidhura.
Kontakt info: organizatacohu@yahoo.com, www.cohu.org

Reforma (KIPRED dhe KMLDNJ) - “Reforma e ligjit mbi zgjedhjet” është përfituar  $14,918.00 për një informim më të mirë të qytetarëve lidhur me sistemin zgjedhor të procesit politik; Propozimet mbi ndryshimet e sistemit të tanishëm dhe të procesit politik në përgjithësi. Të ritet pjesëmarja e qytetarëve në procesin zgjedhor në mënyrë që të ritet përgjegjësia e zyrtarëve të zgjedhur çka do të ndikoj në ritjen e pjesëmarjes së qytetarve në proceset e ardhëshme të vendim marjes.
Kontakt info: KIPRED info@kipred.net ; CDHRF office@cdhrf.org

Partneritet dhe Rrjetizim, Roundi II
Shuma totale e fituar: $ 79,121                                        
Fituar: Gusht 2006
Statusi: Kompletuar dhe përmbyllur – përveç KCSG

Lista e përfituesve:

Qendra Kosovare e Studimeve Gjinore - Prishtinë:  “Politika kundër shqetësimeve seksuale” është përfituar $19,563.00 për inicijativat e avokimit me qëllime të formulimit aprovimit dhe implementimit të politikës kundër shqetësimeve seksuale në institucionet publike. Aktivitetet kryesore përfshijnë: Themelimin e një koalicioni multi sektoral në mënyrë që të përpilohet politika; Udhëheqja e një  kampanje multi –dimenzionale të avokimit për aprovimin e politikës; Udhëheqja e kampanjeve publike për ngritjen e vetëdijes në bashkëpunim me Rrjetin Kosovar të Grave me qëllim të implementimit të politikës; Trajnimi i zyrtarëve qeveritar dhe shërbyesve civil mbi qështjet e shqetësimeve seksuale; Themelimi i mekanizmave të qartë për raportim dhe zbatimi i politikës.
Kontakt info: Luljeta Vuniqi , Drejtoresh Egzekutive , lvuniqi@kfos.org

URBAN FM – Prishtinë: “Kosovo Tawn Hall” është përfituar  $20,000 për forcimin e pjesëmarjes së qytetarëve në procesin lokal të vendim marjes dhe identifikimit të dobësive të qeverisjes lokale, duke përfshirë qështjet mbi korrupcionin në komunat kyqe. Aktivitetet kryesore përfshijnë: Hulumtimin e fokusuar në transparencën e punës së qeverisë lokale dhe përgjegjësve për mbledhjen e tatimeve në buxhetin komunal; Përgaditjen dhe emitimin e 5  debateve televizive me pjesëmarjen e 5 kryetarëve të komunave në 5 qytete.
Kontakt info: Abdusselam Ramadani, Drejtor Egzekutiv urban _ fm @europe.com

Partners Kosovo (PK) -Prishtinë: “Forcimi i marrëdhënjeve ndëretnike përmes pjesëmarjes në planifikim” është përfituar $18,550.00 për përmirsimin e efektivitetit të kthimit të minoriteteve dhe strategjive integruese në Kosovë përmes forcimit të marrëdhënejve ndër etnike ndërmjet shumicës së qytetarëve dhe pakicës në Obiliq dhe Fushë Kosovë. Aktivitetet kryesore përfshijnë: Themelimin e grupeve punuese nga secila komunë në mënyrë që të identifikohen pengesat në kthimin dhe integrimin dhe që të rriten kapacitetet lokale për implementimin e kthimit efektiv të minoriteteve dhe procesit të integrimit nëpërmes të trajnimeve të avansuara mbi qeverisjen e konflikteve; Udhëheqja e procesit të pjesëmarjes në planifikim përmes takimeve lehtësuese ndërmjet qeverisë lokale, OJQ-ve dhe liderëve të komunitetit shumicë dhe komunitetit minoritar në mënyrë që të sigurohet që të gjitha palët të përfaqësojnë në mënyrë adekuate nevojat reale të komuniteteve; Organizimi i tryezave të rrumbullakta në mënyrë që të shkëmbehen mësimet e mësuara me të gjitha palët dhe që të prezantohen rekomandimet për procesin e integrimit të qëndrueshëm; Këto ngjarje do të përcjellen nga mediat Kosovare.
Kontakt info: Selvije Rashani, partnerskosova@yahoo.com

Rrjeti Rinor i Kosovës – Prishtinë : “TRIP” (Transparenca, Rinia Institucionet dhe Pjesëmarja) është përfituar $19,512.00 për ngritjen e transparencës dhe përgjegjësive të institucioneve lokale dhe qëndrore lidhur me finansimin/buxhetimin të dedikuar për rininë dhe fuqizimin e pjesëmarjes së rinisë në procesin e marjes së vendimeve lidhur me alokimin e mjeteve të dedikuara për të rinjët. Aktivetet kryesore përfshijnë: Publikimi i të dhënave nga 30 komuna dhe nga niveli qëndror mbi shumën e fondeve të shpenzuara  për sektorin rinor gjatë vitit 2005 dhe shumën e shpenzimeve të planifikuara për vitin 2006 – 2007; Takimet me përfaqësuesit e institucioneve të qeverisë lokale dhe qëndrore me qëllim të mbledhjes të të dhënave; Organizimi i 30 debateve publike në mënyrë që të diskutohen të gjeturat e raportit dhe të rekomandimeve për përmirsimin e mekanizmave me qëllim të mbështetet sektori rinor; Organizimi i  konferencës për shtyp me qëllim të prezantimit të raportit dhe diskutimit mbi rekomandimet për sigurimin e mekanizmave më transparent për alokimin e fondeve të dedikuara për rininë.
Kontakt info: Burim Haxhiu, b.haxhiu@gmail.com

Partneritet dhe Rrjetizim, Roundi III
Shuma totale e fituar: $ 200,343.00                                       
Fituar: Dhjetor 2006
Statusi: mbyllur  

Lista e përfituesve:

Rrjeti Ballkanik i Hulumtimeve dhe i Raportimeve (BIRN), Prishtinë –”Debatet Televizive mbi ngjarjet aktuale” është përfituar $24,350.00 për inkurajimin e debetave më të hapura ndërmjet krijuesve të politikave, zyrtarëve qeveritar dhe publikut. BIRN do të realizoj 24 epizoda të emisionit “Jeta në Kosovë” gjatë muajve Dhjetor – Shtator 2007. Ky program synon të mbetet edhe më tutje programi kryesor hulumtues mbi ngjarjet aktuale në Kosovë  dhe të ofroj aplikimin e  kodeksit të udhëheqjes të BIRN-it komform standardeve ndërkombtare mbi gazetarinë neutrale.
Kontakt info: Jeta Xharra, Drejtoreshë Egzekutive, jeta@birn.eu.com

Qendra e Pavarur për Informata Kulturore dhe Rininë  “Elita” - Viti “Ngritja e avokimit të OJQ-ve në Komunën e Vitisë” është përfituar $14.244.00 për ndërtimin e një rrjeti të fortë dhe të qëndrueshëm të avokimit të shoqërisë civile në komunën e Vitisë; Rritja e ndikimit të shoqërisë civile dhe sektorit të OJQ-ve në komunë nëpërmes themelimit dhe ndërtimit të kapaciteve për koalicion të OJQ-ve dhe përfaqësimit në komunën e Vitisë.
Kontakt info: Emrush Azemi, Drejtor Egzekutiv, elita-viti@hotmail.com

Qendra për Avokim të Progresit AVONET – Ferizaj “Qytetarët në Aksion”- është përfituar $24,989.00 për ritjen e pjesëmarjes së qytetarëve në procesin e vendim marjes sidomos në planifikimin dhe përcaktimin e prioriteteve të buxhetit komunal për vitin 2007 – 2008, si dhe për përmirësimin e përgjegjësisë dhe transparencës së qeverisë lokale në Komunën e Ferizajit. AVONET-i do të zhvilloj 10 debate publike, 12 debate televizive  dhe do të mbikqyr punën e asamblesë dhe këshillit komunal. AVONET-i do t’a publikoj listën e notimit të punës, raportet analitike dhe do të kryej hulumtimin e percepcionit publik mbi qeverinë lokale, nivelin e implementimit të politikave dhe ligjeve si dhe mendimet e qytetarëve mbi sistemin zgjedhor.
Kontakt info: Vjollca Dushi- Drejtoresh Egzekutive,  qendra_avokuse@yahoo.com    

Qendra Kosovare për Edukim - KEC - Prishtinë -“Edukimi, trajnimi dhe themelimi i strukturave për monitorim në luftë kundër korrupcionit”  është përfituar $23,140.00 për mbajtjen e 10 trajnimeve dy ditore për 300 përfaqësues të qeverisë, liderë të komuniteteve dhe përfaqësues nga shoqëria civile në 10 rajone të ndryshme të Kosovës; Organizimi i 7 tryezave të rumbullakëta në 7 reajone të ndryshme, mbajtja e radio dhe TV debateve në 3 qendra në Kosovë dhe organizimi i “Javës kundër korrupcionit” në 7 rajone të ndryshme.
Kontakt info:Dukagjin Pupovci, Drejtor Egzekutiv, dpupovci@kec-ks.org , www.kec-ks.org

Qendra për Zhvillim të Komuniteteve dhe Biznesit CBDC/“Punësimi i sukseshëm i të rinjëve në komunën e Gjakovës”  është përfituar $8,405.34 për përmirësimin e mundësive të punësimit të rinjëve dhe shtrirjen e informatave mbi kërkesat e tregut në Komunën e Gjakovës. Qendra do t’i identifikoj kompanitë të cilat janë të interesuara për  t’i punësuar të rinjët e trajnuar si dhe 30 të rinjë të grup moshave nga 19 – 35 vjet të cilët kërkojnë mundësinë e punësimit.
Kontakt info: Halil Kaja, Drejtor Egzekutiv hkaja@cbdckosova.org  

Forumi i Inicijativës Qytetare (FIQ) -“Komunitetet më të Sigurta” është përfituar
$19,150.00 për inkurajimin e qytetarëve që të kyqen dhe të jenë përgjegjës për sigurinë e komuniteteve të tyre. Projekta do t’a përdor Modelin e planit për komunitetet më të sigurta (MKS) i cili do të lejojë që vetë qytetarët të identifikojnë dhe në mënyrë më efektive të adresojnë brengat e tyre lidhur me sigurinë në mënyrë që të krijojnë dhe ndërtojnë kapacitetin institucional të këshillave lokale për siguri. 
Kontakt info: Ferdinand Nikolla, Drejtor Egzekutiv, ferfiq@yahoo.com   
                                       
Handikos Prishtine “Ngritja e vetëdijes mbi punësimin e personave me invaliditet në nivelin  lokal” është përfituar $17,339.50 për mbajtjen e 21 trajnimeve në 7 rajone të Kosovës për 70 invalid të rinjë, 70 invalida femra dhe 30 përfaqësues të komunave. Organizimi i 7 tryezave të rumbullakëta me temën: “Punësimi i personave me invaliditet”. Fokusi kryesor synon kah avokimi dhe ngritja e kapaciteteve të shoqërisë civile e sidomos të grupeve të fokusit, personave me invaliditet dhe përfaqësuesve lokal në mënyrë që të sigurohet mundësia e punësimit të personave me invaliditet.
Kontakt info: Armend Zeneli – Koordinator i projektit  

Mileniumi i Ri “Paratë publike i takojn publikut”-është përfituar$18,855.00 për ngritjen e përgjegjësisë de transparencës së institucioneve lokale ndaj elektoratit dhe tatim paguesëve. Mileniumi i Ri do të zhvilloj diskutimet e qytetarëve, debate publike në vende rurale, tryeza të rrumbullakta, takime të caktuara me departamentet komunale si dhe do ta zhvilloj konferencën me titull: ”Transparenca – Roli i Qytetarëve në vendim marje”.
Kontakt info: Nehat Bllacaku – Drejtor Egzekutiv.

Nënë Tereza “Dialogu Qytetar” është përfituar $24,996.00 për krijimin e aleancës ndërmjet njerëzve të vullnetit të mirë përtej ndasive etnike me qëllim të krijimit të paqës në rajon, bashkëpunimi dhe toleranca në të cilën përgjegjësitë dhe liritë janë të garantuara.Shoqata Nënë Tereza do të zhvilloj konferenca me tema për rininë, udhëheqjen rinore dhe mbi qështjet gjinore.
Kontakt info: Zef Shala, Drejtor Egzekutiv, ntereza@yahoo.com

Sindikata e Penzionistve dhe Invalidëve të Punës së Kosovës Dialogu Social” – është përfituar $24,875.00 për përmirësimin e situatës aktuale të penzionistëve për qështjet e sigurimit social, dhe sigurimeve invalidore dhe shëndetësore. Do të organizohen 7 tryeza të rumbullakta në të gjitha rajonet e Kosovës. Do të shkruhen artikuj në gazeta ditore si dhe do të publikohet revista ”Penzionisti”. Gjithashtu do të organizohen edhe dy konferenca në nivelin qëndror si dhe takimet informative me grupet parlamentare, përfaqësues të institucioneve si dhe me organizatat joqeveritare lokale dhe ndërkombtare.
Kontakt info: Sylë Meta, sylmeta@hotmail.com

Partneritet dhe Rrjetizim, Roundi IV
Shuma totale e fituar: $ 145,458.15                                       
Fituar: Shkurt 2006
Statusi: Në vijim

Lista e përfituesve

Iniciativa Qytetare për Mbrojtjen e Qytetit të Prishtinës “Kampanja për ndalimin e degradimit të vendbanimit Kodrra e Diellit në Prishtinë” – është përfituar $19,049.00 për zhvillimin e kampanjes mbi ndalimin e degradimit të qytetit të Prishtinës me theks të posaqëm në lagjën e Kodrrës së Diellit. Në mënyrë që të realizohet ky projekt IQMQP do të organizoj konferencën dy ditore lidhur me degradimin e planit urbanistik të Kodrrës së diellit dhe përpjekjeve të cilat duhet ndërmar në mënyrë që të rehabilitohet kjo pjesë e qytetit. Të identifikohen mbindërtimet, trojet dhe trotoaret e okupuara të cilat i takojnë komunës, si dhe rrugët publike. IQMQP do të mbaj ligjërata për nxënësit të vendbanimit Kodrra e Diellit mbi elementet pozitive të jetës urbane.
Kontakt info: Zijadin Gashi, iqmqp@yahoo.com.

Shoqata e Gjykatesve të Kosovës “Transparenca dhe Anti –Korrupcioni në sistemin Gjyqësor të Kosovës”-  është përfituar $24,935.49 për edukimin e komunitetit gjyqësor mbi rëndësinë e transparences në punën e tyre dhe promovimin e transparencës dhe luftimit të korrupcionit si një dukuri negative shoqërore në sistemin gjyqësor aktual si dhe parandalimin e tij në të arrdhmën. Shoqata e Gjyqtarëve të Kosovës do t’i mbaj 5 seminare në 5 rajone të Kosovës në temën: “ Qështja e korrupcionit dhe transparencës në sisitemin Gjyqësor të Kosovës nga këndvështrimi i Gjyqtarëve” dhe “Qështja e korrupcionit dhe transparencës në sistemin Gjyqësor të Kosovës nga këndvështrimi i avokatëve dhe prokurorëve”   
Kontakt info: Lumnije Citaku, Drejtoresh Egzekutive, shgjk2000@yahoo.com.

Rrjeti i Radiove per të Drejtat e Njeriut - “Transparenca dhe e drejta në informim publik mbi dokumentet zyrtare” është përfituar - $24,930.00- për krijimin e bindjes se shërbyesit civil dhe qeveritë janë të paguar nga tatimi i qytetarëve si për shembull për: ofrimin e shërbimeve dhe zgjidhjes së ankesave më të tjeshta të qytetarëve. RRDNJ do të organizoj 6 radio debate dhe një debat televiziv (në gjuhën shqipe dhe serbe). Nëpërmes radio shpalljeve në gjuhën shqipe dhe serbe si dhe përmes web faqës, Radio Rrjeti i Të Drejtave të Njeriut do të informoj opinionin mbi debatet dhe të dhënat e hulumtimeve mbi shfrytëzimin oficial të veturave zyrtare dhe harxhimet e mirëmbajtjes së këtyre veturave.
Kontakt info: Ekrem Citaku, Drejtor Egzekutiv

Instituti Demokratik i Kosovës-KDI/ “Rritja e Principit të Qeverisjes së Mirë -
Është përfituar -$24,298.74- për mbështetjen e rritjes së transparencës, përgjegjësisë dhe reformës të mekanizmave përcjellës ndërmjet asambleve komunale, subjekteve politikë, përfaqësuesve të zgjedhur dhe qytetarëve. KDI dhe rrjeti i OJQ-ve do të monitoroj punën e 6 asambleve komunale, këshillave përgjegjës dhe përfaqësuesve të zgjedhur me qëllim të informimit të qytetarëve mbi punën, transparencën dhe përgjegjësinë e përfaqësuesve të zgjedhur.
Kontakt info: Ismet Kryeziu, Drejtor Egzekutiv, ismet_pz@yahoo.com

Dora Dorës – Ruka Ruci “Qendra Informative e Grave” është përfituar - $7,255.00- për ngritjen e transparencës dhe bashkëpunimit ndërmjet OJQ-ve të ndryshme etnike. OJQ e grave ” Dora Dorës do t’i zhvilloj takimet ndërmjet OJQ-ve të grave dhe  punën hulumtuese me krijimin e pyetësorëve dhe tabelave në teren dhe do të organizoj tryeza të rrumbullakta lidhur me ”Bashkëpunimin ndërmjet organizatave të ndryshme joqeveritare të grave” nga Fushë Kosova.
Kontakt info: Nevenka Rikalo, Drejtoresh Egzekutive, rikalonevenka@yahoo.com

Këshilli i Grave mbi Mbrojtjen e Të Drejtave të Njeriut – dega e grave – Obiliq -“Dialogu i komuniteteve lokale në Kosovë, Mirëbesimi, Pajtimi dhe Kthimi në Kosovë”
Është përfituar - $20,010.00 për relaksimin e atmosferës ndërmjet komuniteteve në mënyrë që të krijohet kthimi i qëndrueshëm, që të mënjanohen konotacionet politike të procesit dhe që të aprovohet një qasje më e thjeshtë mbi të drejtën themelore e secilit njeri që të kthehet në shtëpinë e tij e cila quhet Kosovë. Me qëllim që të realizohet ky projekt Këshilli i Grave do të organizoj dy tryeza të rrumbullakta, 3 radio debate dhe një konferencë me titull: ”Me Tolerancë drejt Bashkëjetesës” Kontakt info: Snezana Karagjiq, Drejtoresh Egzekutive, snezana1929@yahoo.com

Dokumenta- “Fol”- është përfituar $24,979.92 për informimin e qytetarëve mbi qështjet e decentralizimit, statusit final, mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe të drejtave të minoriteteve si dhe debateve të hapura të cilat kanë të bëjnë me simbolet shtetrore. Dokumenta do t’i realizoj 6 filma dokumentar  në të cilat do të prezantohen qështjet mbi statusin e Kosovës, decentralizimin dhe negociatat, statusin e minoritetve në të cilat filma dokumentar do të miren parasysh mendimet e paraqitura të shqiptarëve dhe serbëve.
Kontakt info: Arlinda Desku, Drejtoresh Egzekutive documenta.ks@gmail.com                              

Partneritet dhe Rrjetizim, Roundi V
Shuma totale e fituar: $ 117,963                                       
Fituar: Qershor 2006
Statusi: Në vijim

Lista e përfituesve

Handikos - Mitrovica Veriore“Mundësitë e njejta për personat me invaliditet” - është përfituar $7,740.00 për krijimin e kushteve të njejta të përfshirjes në nivel lokal. Nëpërmes kurseve për kompjuter, zhvillimin e shkathtësive, mjeteve dhe diturisë për  pjesëmarje të njejtë në tregun lokal të punës për personat me invaliditet. Projekti ka vënë theks të veqantë në ngritjen e vetëdijes të komuniteteve lokale dhe në krijimin e partneritetit të qëndrueshëm ndërmjet njerëzve me invaliditet në Mitrovicën veriore. Do të organizohen takimet e grupeve të fokusimit me temën mbi Promovimin e Mundësive të Njejta ndërmjet përfaqësuesve të personave me invaliditet dhe përgjegjësve komunal. Gjithashtu, do të organizohet kampanja mediale mbi Promovimin e Mundësive të njejta me pjesëmarjen e radio dhe TV stacioneve lokale në rajonet ku ky projekt shtrihet. Do të organizohen vizitat shkëmbyese, aktivitetet rekreative dhe sportive në të cilat do të marin pjesë personat me invaliditet dhe antarët tjerë të komuniteteve.
Kontakt info: Mirjana Spiriq, handikos_northmotrovica@yahoo.com

Instituti për Hulumtime dhe Zhvillim - Prishtinë - IRD- “ Afrimi i Qytetarëve me Komunat e tyre” është përfituar $17,097.76 për mbështetjen e transparencës, përgjegjësisë dhe besimit ndërmjet asambleve komunale dhe qytetarëve; Forcimit të besimit të komuniteteve ndaj qeverisë lokale në komunën e Obiliqit. Do të organizohen takimet ndërmjet qytetarëve dhe përfaqësuesve komunal; Takimet me banorët e fshatrave serbe Babin Most, Miloshevë dhe Plemetin si dhe me banorët e fshatit shqiptar Sibovc. Do të formohen 4 grupe punuese si dhe do të mbështetet ndërtimi i kapaciteteve të tyre në mënyrë që t’i dizajnojnë peticionet/ projektet të cilat do të paraqiten komunës së Obiliqit; Rritja e vëzhgimit publik të punës së sektorit të OJQ-ve, ndikimi i tyre tek qytetarët që të ndërmarin aksione të ngjajshme në mënyrë që të përmirësojnë jetën e si dhe për të forcuar komponentën e partneritetit në shprehi të punës si qelës të suksesit.
Kontakt info: Albert Ademi, Drejtor Egzekutiv, iphzh@hotmail.com

AFAS – Prishtinë - “Mbështetje sektorit Kosovar të OJQ-ve në përgaditjen e deklarimeve finansiare”  është përfituar $24,000 për aftësimin dhe ngritjen e diturisë së OJQ-ve në mënyrë që të jenë më produktive dhe më efektive në udhëheqjen e resurseve në dispozicion me qëllim të arritjes së objektivave organizative; Përmirësimi i aftësive të OJQ-ve në mënyrë që të përgadisin në mënyrë më efektive sisitemin e menaxhimit finansiar i cili inkurajon përgjegjësit dhe transparencën; Krijimin e partneritetit ndërmjet ATRC-së dhe zyrës qeveritare të OJQ-ve dhe AFAS-it; Identifikimi i kandidatëve potencial nga sektori i OJQ-ve dhe qeverisë në mënyrë që të marin pjesë në trajnime; Do të ofrohen 90 orë trajnime për grupin e përbër nga 15 pjesëmarës që përfaqësojnë sektorin e OJQ-ve dhe trajnimi do të realizohet në afat tremujor; Trajnimi tremujor do të ofrohet së paku 30 OJQ-ve; Do të përgaditet Modeli i deklarimeve finansiare për përdorim më të gjerë nga ana e OJQ-ve dhe insititucioneve qeveritare të cilat meren me OJQ-të duke përfshirë edhe zyrën e qeverisë për OJQ-të; Aplikimi i vendimeve Evropiane sipas të cilave OJQ-të duhet të prezantojnë deklarimet e tyre financiare sipas standardeve të IASB-së. AFAS-i  beson se standardet e përmendura duhen të kenë një përdorim të gjerë në kuadër të sektorit Kosovar të OJQ-ve.
Kontakt info: Hamza Gashi, Drejtor Egzekutiv, hamzagashi@hotmail.com

Qendra Kosovare për Bashkpunim Ndërkombtar – KCIC - Gjilan – “Me transparencë drejtë progresit” është përfituar $20,788 për ngritjen e nivelit të transparencës dhe përgjegjësisë së punës të institucioneve lokale dhe qëndrore të cilat funksionojn në shërbimin civil të komunës së Gjilanit; Ngritja e vetëdijes së qytetarëve mbi drejtat e tyre dhe mbi lirinë e shprehjes në kutijat për dhënien e mendimeve; Forcimi i përgjegjësisë së zyrtarëve lokal ndaj qytetarëve në departamentet ku janë vendosur kutijat për paraqitjen e mendimeve; Mbledhja e opinionit të qytetarëve të shprehur në kutijat për shprehjen e mendimeve përmes buletinit informativ; Do të organizohen dy tryeza të rrumbullakta /diskutime debatuese me përfaqësuesit e qeverisë lokale dhe qëndrore si dhe palëve të tjerë; Do të zhvillohen dy radio programe dhe një program televiziv duke përfshirë edhe programet promovuese mbi të drejtat e qytetarëve për shprehjen e mendimeve të tyre; Do të themelohet komisioni i përbër nga përfaqësuesit e OJQ-ve, përfaqësuesve nga medijat dhe përfaqësuesve të sektorëve relevant; Komisioni do t’i mbledh dhe do t’i analizoj mendimet e qytetarëve dhe do ta paraqesë raportin për opinion; Do të përpilohet drafti për rregulloren e komisionit sipas së cilës rregullore kriterijumet për bashkëpunim do të akordohen me strategjinë qeveritare mbi transparencën dhe antikorrupcionin.
Kontakt info: Enver Keqiku, ngo.kcic@gmail.com

Shoqata për Iniciativa Bashkohore – Prizren, Rrjeti Boshnjak i OJQ-ve – “Përmirësimi i integrimit dhe ngritja e vetëdijes komunitetit Boshnjak në Kosovë” - ështe përfituar $ 16,511.80 për përmirësimin e bashkëpunimit të komunitetit boshnjak me shoqërinë civile në Prizren; Përmirësimin e koordinimit ndërmjet OJQ-ve për mbështetjen e interesave të komunitetit Boshnjak; Ndërtimin e besimit të qytetarëve të komunitetit Boshnjak lidhur me procesin e arrdhëshëm poltik të Kosovës (statusi, kushtetuta, regjistrimi i popullsisë); Përmes radio emisioneve mujore me temat për informimin e komunitetit boshnjak lidhur me aktivitetet e sektorit joqeveritar që kan të bëjnë me interesin e tyre; Përmes takimeve mujore të të gjitha OJQ-ve dhe përfaqësuesve të fashatrave të banuara me boshnjak; Krijimin e broshurës e cila do t’a përshkruaj punën e sektorit joqeveritar të komunitetit boshnjak në regjionin e Prizrenit; Organizimi i debateve mbi temat: ”Pozita e komuniteteve në kuadër të kornizës së kushtetutës së re të Kosovës”.
Kontakt info: Atif Ashani, atif.bashani@gmail.com

Komunikimi  për Zhvillim Social - CSD/ Graqanicë  ” Qendra për zhvillimin e Rinisë” është përfituar $ 19,810.00 për themelimin e mundësive edukative dhe rinore të aktivizmit për areat të margjinalizuara Rome dhe Serbe. Themelimi i një qendre moderne për zhvillimin e rinisë dhe krijim e një vendi ku të rinjët mund të takohen dhe të jenë pjesëmarës  në programet edukativo informative të cilët do të organizohen nga qendra. Të krijohet mundësia që të rinjët të takohen me përfaqësuesit e OJQ-ve dhe me përfaqësuesit e qeverisë lokale në mënyrë që të diskutojnë qështjet që kanë të bëjnë me rininë dhe shoqërinë civile në aspektin global; Aktivitetet kryesore të qendrës do të përfshijnë: Kursin elementar të mësimit të gjuhës angleze, kursin elementar të kompjuterëve, trajnimin nga lëmia e gazetarisë, kursin ” Si të përgaditet CV-a dhe si të konkurohet për vendin e punës?”, ”Parandalimi i sëmundjeve të HIV/AIDS –it , duhani, droga dhe alkoholizmi”; Organizimi i 7 tryezave të rrumbullakta në temat: Rinia dhe shëndeti, Rinia dhe edukimi, Rinia dhe OJQ-të, Rinia dhe Institucionet, Rinia dhe punësimi, Rinia dhe medijat; Promovimi i punës ekipore dhe volluntarizmit tek të rinjët, dhe tek te rinjët me invaliditet, të rinjët të komunitetit rom dhe ngritjen e socializimit me përfaqësuesit e KFOR-it dhe SHPK-së.
Kontakt info: Igor Aritonoviq, Drejtor Egzekutiv, csdkosovo@gmail.com 

Handicap Kosova – Prishtinë “Inicimi i implementimit të draft ligjit për personat me invaliditet”  është përfituar $13,975.00 për ritjen e bashkëpunimit ndërmjet organizatave të cilat miren me problemin e personave me invaliditet dhe strukturave komunale përmes krijimit të mundësive për pjesëmarje direkte të këtyre organizatave në procesin e marjes së vendimeve gjatë vitit 2007 dhe 2008; Ngritja e pjesëmarjes së personave me invaliditet në procesin e përgaditjes së draft nën ligjeve dhe akteve ligjore mbi Ndërtimin e ligjit mbi Transportin Publik gjatë vitit 2007 dhe 2008; Aktivitetet kryesore dhe arritjet përfshijnë: Organizimin e 6 punëtorive një ditore, organizimin e tri tryezave të rrumbullakta televizive në Prishtinë (RTV 21), Pejë (TV Dukagjini) dhe në Prizren (TV opinion) me qëllim që të diskutohen rekomandimet të dala nga punëtoritë e organizuara; Organizimi i një konference një ditore në Prishtinë mbi temën:”Të drejtat e personave me invaliditet në procesin e marjes së vendimeve” me fokus të posaqëm në procedurën e akteve ligjore në parlamentin Kosovar.
Kontakt info: Gezim Abazi, zarsye@yahoo.com

Partneritet dhe Rrjetizim, Roundi VI
Shuma totale e fituar: $ 58,047.00                                       
Fituar: Shtator 2007
Statusi: Në vijim

Rrjeti Ballkanik i Gazetarise Hulumtuese - BIRN  “Jeta në Kosovë”- Programi mbi ngjarjet aktuale – është përfituar $17,980.00 për zhvillimin e mëtutjeshëm të sensit të përgjegjësisë tek njerëzit që mbajnë pushtetin dhe për politikat dhe vendimet të cilat i marin ata. Në këtë mënyrë do të kontribohet tek tejkalimi i vështirësive të cilat qëndrojnë në rrugën e paqës në Kosovë, stabilitetit dhe Integrimeve Europiane. Ky serial i emsioneve televizive mbi ngjarjet aktaule ka për qëllim kanalizimin e frustrimeve në rritje të opinionit gajtë periudhës së përcaktimit të statusit përmes programit të diskutimeve direkte civilizuese me politikanë dhe që t’ju jepet mundësia publikut të gjerë të kërkojë përgjegjësi nga po ata politikanë. Do të organizohen 18 debate neutrale mbi zgjedhjet; Insistimi tek përgjegjësia – Të sigurohet që kjo mënyrë e mbikqyrjes së Qeverisë së Kosovës dhe i shoqërisë në tërsi është me të vërtet i nevojshëm; Paraqitja e barabartë e minoriteteve grave dhe rinisë; Komunikimi me publikun; Zhvillimi i medijave – ndërtimi i mëtutjeshëm kapaciteteve të produksionit të RTK-së nëpërmes trajnimit të gazetarëve të  RTK-së të cilët përgadisin raportet hulumtuese me anë të hulumtimeve neutrale.
Kontakt personi: Jeta Xharra, Drejtoresh Egzekutive, jeta@birn.eu.com

Shoqata e Gjykatësve të Kosovës – Prishtinë – “ Strategjia për një sisitem gjyqësor më transparent dhe jokorruptiv” është përfituar  $16,729.00 për draftin dhe aprovimin e strategjisë për një sisitem gjyqësor më transparent dhe jokorruptiv, për promovimin e transparences dhe antikorrupcionit si fenomene negative dhe për parandalimin e e këtyre dukurive në të arrdhmën. 1. Organizimi i një punëtorie 3 ditore për përpilimin e draft strategjisë për 20 – 22 gjyqtarë, prokurorë publikë, avokat vendor dhe ndërkombtar, përfaqësues së zyrës për qeverisje të mirë pranë zyrës së kryeministrit, përfaqësues të shoqërisë civile, si dhe  përfaqësues të medijave elektronike dhe të shkruara.2. Krijimi i grupit punues i cili do t’a finalizoj strategjinë i përbër nga gjyqëtarë, prokurorë publikë, avokat dhe përfaqësues nga shoqëria civile. Kjo strategji do të shërbente si bazë për ndërmarjen e disa akcioneve të caktuara dhe për definimin e prioriteteve në luftë kundër korrupcionit dhe rritjen e transparences në sistemin gjyqësor. 3. Organizimi i debateve televizive, konferencave për shtyp me pjesëmarje të përfaqësuesve nga sisitemi gjyqësor i Kosovës, përfaqësuesve nga IPVQK dhe shoqërisë civile. Pritet që të krijohet baza për ndërmarjen e akcioneve në luftë kundër korrupcionit me ndikim në ritjen e transparences së gjyqeve; Aprovimi dhe implementimi i kësaj strategjie nga ana e tre akterëve kryesor.

Akcioni kunder Dhunës dhe Ndërtimit të Paqës – ANP– Gjilan "T’i ndërtojmë Urrat” është përfituar $8,940.00 për edukimin e të rinjëve mbi konsekuencat dhe shkaqet e luftrave të mëparshme në regjion dhe me këtë të kontribuohet në ndërtimin e paqës. Forcimi i kapacitetit të të rinjëve në punën parandaluese kundër konflikteve të dhunëshme në të arrdhmën; Ndërtimi i një ambienti të sigurtë dhe të  besimit me një grup prej 20 të rinjë në të cilin ambient mund të diskutojnë haptazi mbi mendimet, opinionet, nevojat, frigën, dhe vështërsitë; Edukimi dhe mënyrat e implementimit praktik të shkathtësive për komunikim të jo dhunshëm, ndërtimi i punës në grupe dhe marja e vendimeve përmes koncenzusit; Ngritja e vetëdijes të nxënësve  për dhunën, paragjykimet, stereotipet, percepcionet dhe kuptimin mbi konfliktet, diskriminimin, identitetin nacional dhe të drejtat e njeriut; Fuqizimi përmes punëtorive dhe trajnimit të të rinjëve mbi komunikimin e jo dhunshëm (Duke parashtruar teknikat e komunikimit të jo dhunshëm), punën ekipore (Modelet praktike mbi punën ekipore), pruarja e vendimeve të përbashkëta (Provimi i vendimeve të përbashkëta përmes koncenzusit, analizimi i rolit të pjesëmarsve në punën ekipore/ sjelljet e tyre). Pritet që të krijohen linjet e komunikimit ndërmjet 20 individëve nga pesë grupe të ndryshme etnike dhe mësimi trajnues gjatë muajit tetorë 2007; Krijimi i partneritetit ndërmjet grupeve rinore që jetojnë në të njejtin regjion, ofrimi i shkathtësive dhe metodave për kyqjen e aktiviteteve në transformimin e konflikteve.

Produkcioni New - Press – Çagllavicë "Të flasim për shoqërinë tonë” është përfituar
 $14,398.00 për krijimin e një ambienti të komunikimit të ndërsjelltë ndërmjet minoritetit serb dhe shumicës shqiptare. Përmirësimi i ngritjes së vetëdijes së perceptimit mbi Institucionet Kosovare ndaj komunitetit serb; Përmirësimi i dialogut ndër etnik ndërmjet komuniteteve; Promovimi i Institucioneve Kosovare në në New Press përmes organizimit të 6 debateve ndërmjet përfaqësuesve të Institucioneve Kosovare dhe komunitetit serb, takimet me komunitetin serb dhe Institucionet Kosovare; Prezantimi dhe promovimi  web faqës së New Press-it dhe përhapja e informatave në më shumë se 1000 e-mail adresa në Kosovë dhe Serbi; Pritet që me anë të organizimit të 6 debateve për herë të parë në televizionin Serb me pjesëmarjen e Institucioneve të Qeverisë së Kosovës të ketë përparim në bashkpunim ndërmjet komunietit serb të izoluar dhe Institucioneve Qeveritare të Kosovës.
Kontakt personi: Angjellka Cup, e-mail: produkcija.newpress@gmail.com

KIPRED ”Integriteti i zgjedhjeve në Kosovë”  Prishtinë është përfituar $49,884.00 për monitorimin e procesit zgjedhor, kampanjeve politike të partive politike, medijave dhe vënies tabelare në mënyrë paralele; Edukimi i qytetarëve dhe kampanja: Dil dhe voto; Sigurimi i Analizave të Trendeve dhe Mësimeve të mësuara nga Sistemet Zgjedhore përmes: Themelimit të koalicionit të gjerë të OJQ-ve duke mbuluar të gjitha rajonet e Kosovës dhe duke përfshirë edhe pjesët të banuara me serb, në mënyrë që të monitorohet procesi zgjedhor: ”Demokracija në veprim – Zgjedhjet 2007”; Udhëheqja e deskut të hulumtimeve mbi kornizën e re ligjore mbi zgjedhjet dhe ndryshimet që i sjellë ajo; Trajnimi për trajner të OJQ-ve; Trajnimi i medijave; Organizimi i debateve televizive; Press konferenca mbi zgjedhjet; Monitorimi i punës së OSBE-së dhe KQZ-së; Krijimi dhe mirëmbajtja e web portalit mbi procesin zgjedhor; Publikimi i materialit analitik mbi mësimet e mësuara mbi listat e hapura me një rrethë; Rezultatet e pritura janë: Angazhimi më i madhë i shoqërisë civile; Informimi më i mirë iVotuesit potencial; Përmirësimi i mbledhjes së përqindjeve të votave dhe më pak vështërsi në procedurën zgjedhore në përgjithësi.
Kontakt personi: Lulzim Peci, Drejtor Egzekutiv

Partneritet dhe Rrjetizim, Roundi VII
Shuma totale e fituar: $ 91,603.00                                       
Fituar: Tetor 2007
Statusi: Në vijim

Balkan Sunflowers - Kosovë “Filmat që kanë ndryshuar botën”Prishtinë - është përfituar  $16,906.00 për ngritjen e vetëdijes dhe inkuadrimin e të rinjëve dhe publikut  në kuptimin dhe përgjegjen mbi sprovat Kosovare nëpërmes emitimit të 8 programeve efektive duke përfshirë filmat artistik dhe panel diskutimet për publikun Kosovar. Qëllimi është që të imponohet një segment më i gjerë i qytetarëve të Kosovës në mënyrë që të marin parasysh qështjet të cilat kanë të bëjnë me barazitë, liritë, identitetin nacional, zhvillimin ekonomik drejtësinë, përgjegjësitë dhe fitoren ndaj varëfërisë në perspektivat njerëzore Europiane dhe globale; Të ngritet vetëdija e publikut posaqërisht tek të rinjët se si të kontribuohet në ndryshimet positive në shoqëri; Aktivitetet kryesore përfshijnë: Prezantimi i filmave, panel diskutimet mbi përmbajtjen e filmave, dizajnimi i programit shkollor, prodhimi i kalendarit 365-ditor të serialeve filmike dhe pamfleteve për shënimin e fletoreve të cilat do të shpërndahen nëpër shkolla, qendra rinore, zyre etj. Rezultatet e pritura: Emitimi i programit do të arrijë një publikë prej 150,000 telespektatorëve gjatë javës. Programi shkollor do të përfshij 9000 nxënës. Më shumë se 90 qytetar të Kosovës do të marin pjesë gjatë emitimit të panel diskutimeve të emituara. Shikuar në mënyrë gjenerale një numër më i madhë i qytetarëve do të vetëdijsohet mbi sprovat Kosovare dhe do të kyqen në ndryshimet në qeveri dhe në ndryshime në shoqërinë civile. 
Kontakt personi: Muhamet Arifi, Drejtor Egzekutiv, office@balkansunflowers.org
038-246-299

Mileniumi i Ri “Vendim-marja qytetare” Prishtinë është përfituar $11,142.00 që të krijohet një strukturë e dobishme ligjore e cila motivon pjesëmarjen e qytetarëve të Prishtinës. Projekti ka për qëllim që të ndryshoj nenin 27 të statutit të Komunës së Prishtinës; Fuqizimi i rolit të qytetarëve në procesin e vendim marjes përmes ngritjes së bashkpunimit ndërmjet OJQ-ve dhe pushtetit komunal;
Aktivitetet kryesore përfshijnë: Do të zhvillohet një hulumtim anketues ku do të përfshihen 500 qytetarë të Prishtinës dhe zonave rurale; Do të zhvillohet kampanja informative e cila do të ketë për qëllim që t’i njohtoj qytetarët dhe opinion mbi rëndësinë e ndryshimit të nenit 27, kryesisht duke përdorur mediat, posterat dhe broshura të shpërndarë në tërë qytetin dhe viset rurale; Do të organizohen 14 diskutime publike me qytetarët dhe udhëheqësit të asamblesë komunale, zëvendësit e tyre dhe përfaqësuesit nga shoqëria civile (Prishtinë dhe viset rurale); Do të organizohen TV debate në KTV me pjesëmarje të përfaqësuesve nga asambleja komunale, zëvendësit e tyre nga pushteti dhe opozita, qytetar eminent, përfaqësues nga shoqëria civile si dhe njerëzve që kanë dijeni nga kjo fushë. Është paraparë që të organizohen takime të ndara me kandidatët për kryetar të komunës së Prishtinës, duke pas parasysh se kryetari i ri i komunës së Prishtinës në të arrdhmën do të ketë pushtet egzekutiv (në bazë të zgjedhjeve të nëntorit 2007). Mileniumi i Ri synon që kandidati fitues të jetë përgjegjës për ndryshimin e nenit 27 të statutit të komunës së Prishtinës.
Kontakt personi: Nehat Bllacaku,   ojq@mileniumiiri@yahoo.com ; 044 307 533

Projekti Media Opinion – ProMo,  “Sigurimi i Qeverisë së Përgjegjshme nëpërmes pjesëmarjes së qytetarëve ” është përfituar $14,610.00 për forcimin e transparencës dhe përgjegjësisë së qeverisë lokale në Rahovec në mënyrë që të përmirësohet njohuria e qytetarëve mbi strukturën, punën dhe aktivitetet e zyrtarëve të departamentit bujqësorë përmes: Medijave/konferencave për shtyp, 5 takimeve me qëllim të mbledhjes së informatave relevante mbi situatën në këtë sektor. Përfshirja e bujqëve nga fshatrat: Krushë e madhe (120 bujqë) Xërxë (70 bujqë) dhe 50 bujqë nga fshatrat tjera; Përgaditja e pyetësorit për bujqë në mënyrë që t’i identifikojnë nevojat e tyre. Publikimi i broshurës e cila përmban informata mbi departamentin bujqësorë në komunën e Rahovecit në mënyrë që të informohen qytetarët për departamentin në fjalë. Organizimi i punëtorisë në mënyrë që të arrihet deri te rekomandimet për dizajnimin e strategjisë për zhvillimin e mëtutjeshëm të sektorit bujqësorë në Rahovec; Kryerja e intervistave dhe takimeve joformale me përfaqësuesit mbi kapacitetet dhe politikën e komunës për zhvillimin e këtij sektori, me qëllim që të dhënat të shfrytëzohen për analizimin e kapaciteteve dhe politikave të cilat do duhet të aplikohen për zhvillimin e këtij sektori. Organizimi i 5 debateve publike në Krushë të madhe, Ratkovc, Xërxë, dhe Qiflak me qëllim që të rritet transparenca e zyrtarëve ndaj bujqëve/opinionit. Publikimi i të dhënave dhe analizave të raportit i cili do të dorzohej medijave, qeverisë lokale UNMIK-ut dhe OJQ-ve si dhe akterve të tjerë të interesuar. Fuqizimi i pjesëmarjes së qytetarëve në përgaditjen e politikave dhe zhvillimit të të sektorit përmes 3 debateve me zyrtarët komunal dhe bujqit me qëllim që të krijohet një bashkëpunim i rregulltë në relacion sektori-bujqit; Publikimi i raportit final i cili do të përmbaj analizën dhe vlersimin e bujqëve për rekomandimet e Pro Mos. Do të emitohen 3 debate televizive dhe 3 radio debate në kanalin TV opinion të Prizrenit me pjesëmarje të akterëve kryesor. Rezultatet e pritura: Të kemi politika të gatshme për zhvillimin esektorit bujqësorë në komunën e Rahovecit; Ngritja e interesimit të opinionit për zhvillimin e bujqësisë dhe përparimit të transparencës së zyrtarëve ndaj qytetarëve.
Kontakt personi: Ilir Popaj, promo-ks@gmail.com ; 044 393 728.

Inicijativa për Progres – INPO- “ Për një Departament të prokurimit më transparent dhe më të drejtë në Komunën e Ferizajit “ -  është përfituar $8, 780.00 për promovimin e një procesi më transparent dhe më neutral të prokurimit në komunën e Ferizajit, dhe identifikimit të dobësive, rritjes së kapacitetit për shërbime më efektive dhe më profesionale nëpërmes : Fuqizimit të departamentit për prokurim me anë të identifikimit të dobësive dhe ngritjen e kapaciteteve për shërbime më profesionale ; Ngritjes së transparencës dhe neutralitetit gjatë procesit të vendim marjes mbi tenderat nga ana e komunës së Ferizajit ; Luftës kundër korrupcionit nëpërmes krijimit të mekanizmave për ngritjen e kapaciteteve institucionale të departamentit të prokurimit në komunën e Ferizajit ; Aktivitetet kryesore përfshijnë: Monitorimin dhe analizimin e procesit të tenderimit në asamblenë komunale gjatë vitit 2006, raporteve të auditimit dhe artikujve nga medijat ; Krijimin e grupeve punuese të përbëra nga përfaqësuesit e asamblesë dhe përfaqësuesit nga shoqëria civile në mënyrë që të ndërmarin SWOT analizën të departamentit të prokurimit; Intervistimi i ndërmarjeve, gazetarëve, avokatëve dhe ekonomistve në mënyrë që të dizajnohet raporti i cili do t’a përshkruaj situatën aktuale të departamentit të prokurimeve, dobësitë e këtij departamenti si dhe rekomandimet për përmirësimin e punës së tij ; Organizimin e tryezës së rrumbullakt me temën : “ Sfidat e departamentit të Prokurimit“ ; Organizimin e debatit televiziv me temën : “ Aplikimi i ligjit mbi prokurimin publik “ ; Organizimin e kampanjës mbi ngritjen e vetëdijes në mënyrë që të promovohen shërbimet kualitative përmes publikimit të posterëve dhe TV shpalljeve ; Organizimin e debateve publike me temën : “Puna e departamentit të prokurimit publik në komunën e Ferizajit“ ; Rezultatet e pritura : Përmirësimi i komunikimit ndërmjet zyrtarëve të asamblesë komunale për prokurim me bizneset dhe shoqërinë civile ; Një departament i prokurimit i cili do të jetë më transparent gjatë procesit të marjes së vendimeve dhe krijimi i mekanizmave të rinjë për ndihmë departamentit në mënyrë që të ofroj shërbime më profesionale të prokurimit në nivel lokalë.
Kontakt personi: Ramadan Ilazi, inpoks@gmail.com ; 044 324 377; 044 118 394

Organizata për Demokraci, Anti korrupcion dhe Dinjitet “ÇOHU” Prishtinë  “Partneriteti për ngritjen e vetëdijes mbi Antikorrupcionin” – Prishtinë  është përfituar $16,486.00 për krijimin e mekanizmave funkcional, transparent dhe të qëndrueshëm në Institucionet Kosovare përmes rritjes së transparencës ndërmjet akterëve lokal dhe ngritjes së vetëdijes tek qytetarët ; Forcimi i bashkëpunimit me partnerët në mënyrë që të tregohet vullneti i qytetarëve ndaj vendim marësve si dhe ndërtimi i kapaciteteve të organizatës QOHU dhe forcimi i koalicionit Antikorrupcion. Aktivitetet kryesore përfshijnë : Organizimin e 5 debatave me qytetarët e Mitrovicës, Ferizajit, Prizrenit, Prishtinës dhe Pejës në mënyrë që të identifikohen dhe diskutohen qështjet e korrupcionit në secilën komunë dhe që të përgaditen rekomandimet mbi mënyrat e luftimit të keqëpërdorimeve. Koalicioni i Antikorrupcionit do të organizoj debate televizive në secilën komunë mbi qështjet e korrupcionit të identifikuara nga qytetarët. Në këto debate do të marin pjesë përfaqësuesit e OJQ-ve, përfaqësuesit e qeverisë lokale dhe qendrore si dhe kandidatët politikë. Dita e luftimit të varfësisë – Fletushka e quajtur “Udhërëfyesi Turistik “do të publikohet me datën 17 tetorë në mënyrë që të inkuadroj informatatat mbi gjendjen materiale të qytetarëve siç janë p.sh nivelet e varfërisë në Kosovë dallimi gjithnjë më i madhë ndërmjet një numri të vogël të pasurëve dhe shumicës së varfër si dhe për masat e Qeverisë së Kosovës për luftimin e varfërisë. Fletushkat do të shpërndahen në të gjitha qytetet e mëdha të Kosovës dhe në vende tjera me qëllim të informimit të qyteterëve mbi kërcnimin që paraqet varfëria në raport me stabilitetin politik dhe social si dhe nevojën për luftimin e varfërisë  përmes strategjive përkatëse.
Dita e Antikorrupcionit : Me rastin e 9 dhjetorit Ditës ndërkombtare kundër korrupcionit, organizata ÇOHU së bashku me partnerët e saj do të organizoj akcionin e mbjelljes së drurit në 8 qytetet e Kosovës (Prishtinë, Mitrovicë, Prizren, Pejë, Gjakovë, Ferizaj dhe Podujevë) me qëllim të shënimit të kësaj dite ; Web faqja Interaktive – Do të dizajnohet web faqja interaktive në mënyrë që të sigurohet se OJQ-të janë inkuadruar në Rrjetizim dhe në Koalicion, të sigurohet një komunikim më i madhë në qështjet e antikorrupcionit dhe mbështetja fuqizimit të strukturave antikorrupcion duke ofruar mundësinë e shprehjes së brengave të qytetarëve në rrethë më të gjerë përmes promovimit dhe angazhimit të bashkëqytetarëve në këtë forum në mënyrë që qështjet të shtyhen në nivel më të gjerë.Rezultatet e pritura : Ngritja e nivelit të bashkëpunimit ndërmjet të dy partneriteteve nga Rrjeti Antikorrupcion dhe Rrjeti i Koalicionit të shoqërisë civile për një parlament të pastër ; Ngritja e vetëdijes mbi korrupcionin dhe qështjete tjera me rëndësi, testimi i aplikimit të ligjit dhe krijimi i rekomandimeve mbi ate se si të përmirësohet aplikimi i ligjeve, të krijohet një hapësirë e përbashkët dhe interaktive në të cilin të gjithë partnerët dhe qytetarë të interesuar mund të japin kontributin e vet përmes shkrimeve për korrupcionin.
Kontakt personi: Avni Zogiani zavni@hotmail.com; + 381 38 248 506.

Shoqata e Intelektualëve të Pavarur -SHIP- “Strategjija Komunale për Zhvillimin e Bujqësisë ” - Deqan është përfituar $10,580.00 për themelimin e një partneriteti të fuqishëm dhe të qëndrueshëm ndërmjet institucioneve lokale dhe qendrore, OJQ-ve, dhe ekspertve me qëllim të krijohet dokumenti bazë për zhvillimin e politikave komunale bujqësore në komunën e Deqanit dhe Junikut; Promovimi i interesave të komunitetit të bujqëve dhe përgaditja e strategjive komunale për zhvillimin e strategjisë bujqësore. Aktivitetet kryesore përfshijnë: Takimet me përfaqësuesit e institucioneve lokale relevante në mënyrë që të informohen mbi projekt idejën dhe krijimin e partneritetit; Themelimi i grupeve profesionale: Tri grupe të përbëra nga dy ekspert lokal dhe bashkëpuntor profesional nga Universiteti i Prishtinës, institucioneve shkencore, ekspert lokal nga lëmia e bujqësisë, shpezarisë, bletarisë dhe pemtarisë me qëllim që të diskutohen draftet e strategjisë komunale për stimulimin e prodhimtarisë bujqësore. Hulumtues profesional do të hulumtojnë të gjitha burimet e mundëshme të cilët do të kontribojn zhvillimit të bujqësisë në komunën e Deqanit. Takimet e tavolinave të rrumbullakta: Do të organizohen dy tryeza të rrumbullakta një në Deqan dhe një në Junik me qëllim të diskutohet draft strategjija. Në këto tryeza do të marin pjesë 40 përfaqësues komunal ekspert lokal, bashkpunëtor, bujqë, biznismen, përfaqësues të OJQ-ve, dhe përfaqësues të medijave etj.Takimet punuese: Do të organizohen 3 takime punuese me ekipin e ekspertëve dhe profesionalistëve tjerë (deri 10 persona) me qëllim të raportimit dhe përgaditjes së rekomandimeve nga ana e secilit grup lokal të ekspertve. Pas hulumtimit në teren grupi punues do të përpiloj vlersimin dhe rekomandimet të cilat do të përdoren për përpilimin e strategjisë. Organizimi i takimeve joformale; Do të emitohen dy radio emisione me diskutime të akterve nga Deqani dhe Juniku; Do të përgaditen broshurat të cilat do t’i informojn bujqit dhe komunitetet mbi strategjinë dhe rëndësinë e saj në përgjithësi. Rezultatet e pritura: Drafti i planit strategjik të bujqësisë, dorëzimi dhe aprovimi i tij nga ana e asamblesë kominale të Deqanit; Rritja e interesimit të investitorëve për investim në prodhimet bujqësore; Prodhimtaria bujqësore më e madhe; Rritja e numrit të punësuarve dhe rritja e të arrdhurave personale.
Kontakt personi: Adem Lushaj, a_ship2002@yahoo.co.uk, 044182 689; 044 552 199

Organizata e Personave me Invaliditet - OON/ “Vendi për mundësitë e njejta” Graqanicë – Është përfituar $13,505.00 për përpilimin e planit akcional për personat me invaliditet dhe angazhimit të tyre në politikat lokale, të bazuar në dokumentin e përgjithshëm mbi “ kornizën e politikave për personat me invaliditet në Kosovë“; Dizajnimi i kampanjës së avokimit në mënyrë që të ngritet vetëdija e opinionit dhe vendim marësve mbi të drejtat e personave me invaliditet; Krijimi i rrjetit ndërmjet OJQ-ve, personave me aftësi të kufizuara dhe institucioneve lokale; Dizajnimi i listës së nevojave të personave me invaliditet dhe burimeve egzistuese në shoqëri; Aktivitetet kryesore përfshijnë: Radio emsionin mbi të drejtat e personave me aftësi të kufizuara; Takimet publike në qytet me personat me invaliditet në mënyrë që të njoftohen me të drejtat e tyre; Publikimi i broshurave dhe posterave me qëllim të ngritjes së vetëdijes; Organizimi i 2 tryezave të rrumbullakta me pjesëmarjen e OJQ-ve, përfaqësuesve të pushtetit lokal në mënyrë që të diskutohen problemet dhe qështjet të cilat kanë të bëjnë me personat me invaliditet. Sigurimi i katër trajnimeve për përfaqësuesit e OJQ-ve, përfaqësuesit e institucioneve lokale mbi temat:”Pjesëmarja e personave me invaliditet në politikat lokale”, ”Rregullat standarde të KB ” dhe ” Agjenda 22” (të drejtat e njeriut, partneriteti ndërmjet zyrtarëve lokal dhe personave me invaliditet, decentralizimi, të drejtat dhe përgjegjësitë). Nevoja për krijimin e rrjetit ndërmjet personave me invaliditet. Krijimi i grupeve punuese të cilat do të përpilojnë planin akcional për personat me invaliditet në kuptim të përgjithshëm. Rezultatet e pritura: Krijimi i rrjetit ndërmjet OJQ-ve, të cilat miren kryesish me personat me invaliditet përmes trajnimeve të kryera; Krijimi i bazës së të dhënave për personat me invaliditet e cila do të tregoj nevojat e këtyre personave dhe përgaditja e planit akcional i cili do të shërbej si bazë për akcione të mëtutjeshme.
Kontakt personi: Josifovic Dragan oon_distroficari@yahoo.com; 0654436797, 063436797, 038/65298
.................................................................................................................

Grantet për avokim ne nivel lokal  

Theksimi i partneritetit ndërmjet OJQ-ve dhe pushtetit lokal si dhe krijimi i aleancës ndërmjet OJQ-ve dhe grupeve qytetare në mënyrë që të avokojnë ofrimin e shërbimeve proceset qeveritare më transparente dhe përmirësimin e kushteve të jetesës në nivel të komuniteteve. IREX-i do të financoj një fond të vogël të granteve për avokim në vlerën prej $1.000 - $5.000.

Avokimi ne nivel lokal, Roundi – I
Shuma totale e fituar: $ 15,340                                      
Fituar: Maj 2006
Statusi: Kompletuar dhe përmbyllur

Organizata për Inovacione Politike – OPI - Kamenicë: është përfituar $4,628.00 për mbështetjen dhe rritjen e pjesëmarjes multietnike qytetare në procesin e vendim marjes në komunën e Kamenicës. Aktivitetet kryesore përfshijnë: Organizimin e tryezave të rrumbullakta të fokusuara në angazhimin e qytetarëve, emitimin e radio emisioneve në gjuhën shqipe dhe gjuhën serbe me përfaqësuesit e komunës, OSBE-s, partive politike dhe anëtarëve të shoqërisë civile; Publikimi i 1.500 pamfletave të cilët do të shpërndahen qeverisë lokale dhe do të fokusohen mbi pjesëmarjen qytetare dhe përgaditjen e raportit mbi mënyrat e përmirësimit të angazhimit të qytetarëve në procesin e marjes së vendimeve.
Kontakt info: Shefki Kastrati, oip_ngo@yahoo.com

Shoqata e Pavarur e Grave - Elena Gjika-Klinë: është përfituar $3,929.00 për inicimin e avokimit me qëllim të formulimit, adaptimit dhe implementimit të rregullorës së re mbi shfrytëzimin e hapësirës publike të varrezave. Aktivitetet kryesor përfshijnë: Debatet publike dhe forume me të gjithë akterët; Organizimin e ndëgjimit publikë në bashkëpunim me qeverinë komunale në mënyrë që të avokohet kontributi i qytetarëve në draftin e kësaj rregullore; Do të emitohen 3 debate publike në radio stacionin lokal; Do të publikohen dhe shpërndahen 600 pamflete informative mbi rregullorën që ka të bëjë me varrezat.
Kontakt info: Lale Grabanica, shpg_elenagjika@yahoo.com

Qendra Rinore “Atë Lorenc Mazreku ALM -Pejë:  është përfituar $3,646.00 për mbështetje të iniciativës së avokimit me qëllim të implementimit të rregullores për mbrojtjen e të miturëve në Pejë. Aktivitetet kryesore përfshijnë: Mbajtjen e një seriali të dialog forumeve me nxënësit, prindërit dhe pronarë të lokaleve mbi keqëpërdorimin e narkotikve dhe alkoholit në mesin e të rinjëve. Organizimi i 7 debateve me Zyrën për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve, Zyrën Gjyqësore të Asamblesë Komunale, OJQ-të dhe rrjetin rinor mbi rëndësinë e rregullores dhe implementimit të saj; Mbajtjen e kampanjës për vetëdijsimin perms publikimit të pamfletave, posterave në mënyrë që të informohen qytetarët mbi këtë rregullore.
Kontakt info: Rudolf Krasniqi, atlorencmazreku@hotmail.com   

Vizioni drejt ardhmerisë – Shtime:  “Të ecim së bashku” është përfituar $ 3,451.00 për mbështetjen e procesit demokratik dhe promovimit të një asambleje komunale më transparente dhe më përgjegjëse në Shtimle. Aktivitetet kryesore përfshijnë: Anketimin e 100 qytetarëve mbi perceptimin e tyre lidhur me korrupcionin përbrenda asamblesë komunale; Monitorimin e të gjitha takimeve të asamblesë komunale gjatë periudhës katër mujore; Mbajtjen e diskutimeve publike me qytetarë, përfaqësues të zgjedhur, dhe përfaqësues  të OJQ-ve, në mënyrë që të prezantohen rezultatet momentale dhe puna e monitorimit si dhe rezultatet e anketimit mbi percepcionet e opinionit; Publikimi i raportit final analitik me konkludimet dhe rekomandimet mbi rritjen e transparences dhe rritjes së pjesëmarjes qytetare në procesin komunal të marjes së vendimeve.
Kontakt info: Halil Halili, halilhalili@hotmail.com 

Avokimi ne nivel loakal, Roundi – II
Shuma totale e fituar: $ 35,494.54                                      
Fituar: Mars 2007
Statusi: Kompletuar dhe përmbyllur  

Lista e përfituesve

Agro Eko- “Edukimi i Qytetarëve mbi Mbrojtjen e Ambientit me theks të veqantë në lumin Dobrushë”  është përfituar $5.000 – për mbrojtjen e qytetarëve të Gjilanit të cilët jetojnë buzë lumit Dobrushë. Me qëllim të realizimit të këtij projekti, Agro Eko do të mbaj punëtori me qytetarët dhe Departamentin e Ujërave të Zeza dhe Ujësjellësit; Do të mbahen katër takime nga lëmia e synuar në mënyrë që të ngritet vetëdija mbi kualitetin e ujit të pishëm; Do të mbahen dy radio debate dhe 10 takime me përfaqësues  të vendbanimit dhe këshillit të banorëve në mënyrë që të ndikohet në pushtetin lokal që të jenë më transparent në zgjidhjen e problemit të shtratit të lumit Dobrushë.
Kontakt info: Shahadije Rexhepi, Drejtor Egzekutiv, dije_75@hotmail.com

Qendra për Këshillime, Hulumtime dhe Trajtime Psikologjike (QKHTP) –
“Parandalimi i dhunës në Shkolla”- është përfituar $3,683.00 për parandalimin e dhunës në shkolla përmes krijimit të marrëdhënieve të shëndosha: nxënës – nxënës; nxënës – arsimtar; dhe arsimtar – prindë. QKHTP do të zhvilloj hulumtimin mbi shkaqet të cilat shpiejn tek përdorimi i dhunës dhe sjelljes së nxënësve ndaj dhunës në dy shkolla të Ferizajit dhe takimet me shkollat dhe përfaqësuesit nga jeta publike.
Kontakt info: Gezim Misimi, Drejtor Egzekutiv, qkhtp@hotmail.com

Syri i Vizionit - “Planifikimi Urbanistik i vendbanimit Zatra”- është përfituar
$3.980.00- për ngritjen e pjesëmarjes së qytetarëve të vendbanimit Zatra në përgaditjen e draftit dhe implementimit të planit urbanistik. Syri i Vizionit do të zhvilloj 3 punëtori për gjetjen e prioriteteve për këtë vendbanim si dhe të gjetjes së idejave shtesë dhe në bashkëpunim me UN Habitatin do të përpiloj dhe distribuoj 3 lloje të pyetësorve për 350 amvisni lidhur me prioritetet e qytetarëve të cilët do të përmbledhen në raportin final.
Kontakt info: Veton Mujaj, Drejtor Egzekutiv, vizioni@gmail.com

Jeto Jetën - “Qasja për persona me invaliditet në Shkollën e Prizrenit” është përfituar- $4,580.79 për promovimin e qasjes së barabartë ndaj edukimit për personat me invaliditet në Prizren. Organizata Jeto Jetën do të zhvilloj dy tryeza të rrumbullakta ndërmjet OJQ-ve, personave me invaliditet dhe zyrtarëve lokal; Do të zhvilloj 15 debate publike me qytetarë të regjionit të Prizrenit dhe një shpallje televizive e cila do të fokusohet në qasjen në shkollim për personat me invaliditet. Do të organizohen dy debate televizive ndërmjet zyrtarëve lokal duke përfshirë edhe Departamentin e edukimit, Komunikimit dhe Rrjetizimit, Departamentin për Urbanizëm dhe Departamentin për Planifikim Hapësinor.
Kontakt info: Xhylnaze Bytyqi, Drejtoresh Egzekutive, jetojeten@hotmail.com

Qendra Discovery IRDK “Zbuloje Prishtinën”- është përfituar $5.000- për promovimin mësimit aktiv dhe jetëgjatë në mënyrë që njerëzit e posaqërisht rinia të jenë kyqur në dialog mbi raportet e tyre me ambientin ku jetojnë, mbi të kaluarën, kohën e tashme dhe të arrdhmën e qytetit në të cilin jetojnë, përmes ekspozitës “Zbuloje Prishtinën” . Qendra do të zhvilloj implementimin e dy programeve edukative, dizajnimin, instalimin dhe organizimin e turneut të 11 ekspozitave si dhe produksionin dhe publikimin e magazinës “Zbuloje Prishtinën”.
Kontakt info: Karmit Zaysman, Drejtor Egzekutiv, discoverycenter@gmail.com

Organizata për Inovacione Politike-OPI - “Përmirësimi i kushteve të jetesës për banorët e vendbanimit “Qendra” në Kamenicë” është përfituar- $3.113 për përmirësimin e kushteve të jetesës së banorëve të vendbanimit “Qendra” në Kamenicë. OIP do të zhvilloj 7 takime me zyrtarët nga institucionet komunale dhe anëtarë të asamblesë komunale, 8 takime me përfaqësuesit e shoqërisë civile. Do të organizoj tryeza të rrumbullakta në temën: “Pse duhet të ndërmiren akcionet për përmirësimin e sistemit të kanalizimit në vendbanim”, “Si do të duhej t’i zgjedhim problemet e sisitemit të kanalizimit në vendbanim” dhe do të emitohen tri radio emisione në temën: “Përmirësimi i jetës së qytetarëve”.
Kontakt info: Shefki Kastrati, Drejtor Egzekutiv, shefkikastrati@gmail.com

Rromani Baxt- “Përmirësimi i pjesëmarjes aktive të komunitetit Rom në procesin e vendim marjes” është përfituar - $ 4.022- për krijimin e dialogut ndërmjet komunitetit Rom dhe organeve të qeverisjes lokale me qëllim sa më mirë të adresohen qështjet të cilat kanë të bëjnë me përmirësimin e pozitës së romëve në shoqëri. Rromani Baxt do të organizoj dy takime publike me qytetarët në Gjakovë dhe në Brekovcë në regjionin e Prizrenit si dhe 2 tryeza të rrumbullakta me pjesëmarje të intelektualve romë dhe zyrtarëve lokal.
Kontakt info: Kujtim Paqaku, Drejtor Egzekutiv, rromani_baxt@yahoo.com .

Shoqata e Biznesit të Grave –WBA/“Kampanja për ngritjen e vetëdijes mbi reciklimin e mbeturinave plastike” është përfituar - $5.000 për promovimin e reciklimit të mbeturinave plastike në Mitrovicën veriore dhe në komunën e Zveqanit. Shoqata do t’i zhvilloj 3 debate publike, një kampanjë multimediale (duke përfshirë shtypin, 3 radio stacione lokale dhe stacionin televiziv si dhe bilbordat dhe posterat). Do të organizohen 4 punëtori në shkolla të mesme, 4 trajnime një ditore për trajner për trajnimin e 24 nxënësve të cilët më pastaj do të zhvillojn trajnimin e 350 nxënësve.
Kontakt info: Olivera Milošević, Drejtoresh Egzekutive, olja210269@yahoo.com

Avokimi ne nivel lokal, Roundi – III
Shuma totale e fituar: $ 36,233.20                                    
Fituar: Gusht 2007
Statusi: Në vijim

Lista e përfituesve

AGRO- EKO – Gjilan - “Kualiteti i ujit në shkollat e komunës së Gjilanit” është përfituar $4.520.00 për mbrojtjen e shëndetit të fëmijëve përmes ngritjes së vetëdijes të vendim marësve në mënyrë që të ndryshohet rregullorja komunale mbi edukimin në qështjen e sigurimit të ujit kualitativ të pishëm në shkolla. AGRO –EKO do të formoj grupin fokusues për avokim të përbër nga prindërit, drejtor të shkollave, nxënësve, përfaqësuesve të AGRO –EKO-së dhe përfaqësuesve të Institutit për Shëndetin Publik në mënyrë që të shtyej ndryshimin e rregullorës mbi edukim dhe që të organizoj debatin me komunitetin e gjerë me qëllim të diskutohet qështja e kualitetit të ujit të pishëm. Do të organizohen takime në 15 shkolla të ndryshme me nxënës, prindër dhe stafin profesional në teren në temën: “Sa kemi njohuri mbi kualitetin e ujit të cilin e konzumojm çdo ditë?”. Qëllimi është që të ngritet vetëdija e njerëzve, prindërve dhe stafit profesional shkollor mbi përmirësimin e kusteve higjijenike në kuadër të infrastrukturës shkollore. Është planifikuar një punëtori një ditore mbi hulumtimin e mundësive finansiare për intervenim emergjent në mënyrë që të përmirësohet kualiteti i ujit të pishëm dhe planifikimi i buxhetit për këtë qëllim.

Shoqata Kosovare për Fëmijët me Sindromin Down “Kush jam Unë” është përfituar
$5,999.00 për integrimin e fëmijëve të sëmurë nga sindromi Down në institucionet parashkollore dhe në shkolla fillore përmes ngritjes së nivelit të interesimit të institucioneve parashkollore dhe shkollave fillore për fëmijët me këtë sëmundje dhe ate nëpërmes të: Organizimit të programeve televizive me pjesëmarës profesionist, ligjëratave për prindër, të afërmit dhe punëtorë shëndetësor mbi smunjden e Down sindromit. Ndryshimi i marëdhënjeve dhe familjes lidhur me integrimin e fëmijëve të tyre që vuajn nga ky sindrom në institucione educative si dhe ngritja e nivelit të integrimit të këtyre fëmijëve në institucione parashkollore dhe shkolla fillore janë një prej rezultatve kryesore të pritura të këtij projekti.

Elena Peshkopia “Bursat Studentore” është përfituar $3,854.00 për ndikim tek vendim marësit në mënyrë që çdo vitë të ofrojnë bursa për studentë. Do të organizohet një serial takimesh me përfaqësues komunal relevant, dy debate me rrjetin rinor nga Gjilani dhe përfaqësues nga arsimi. Emitimi dy radio programeve të drejtëpërdrejta dhe nënshkrimi i peticionit nga ana e studentëve do të jenë ndër aktivitetet kryesore të këtij projekti në mënyrë që të adresohen qështjet e lartëpërmendura. Do të përgaditet materiali promovues në formën e posterëve dhe broshurave në mënyrë që të mbështetet kampanja e avokimit dhe do të organizohen 2 konferenca për shtyp. Projekti synon të krijoj këshilla të përbërë nga përfaqësues komunal, përfaqësues nga shoqëria civile, medijat dhe grupeve të tjera të interesuara për kritere më të drejta të selekcionimit dhe dhënies së bursave të clat do të ipen çdo vit si që tashë më praktikohet në disa nga komunat. 

Qendra e Pavarur për Informacione Kulturore dhe Rini “Elita”“Komuna e Juaj – Ndikimi dhe Të Drejtat” është përfituar $4,969.00 për ringjalljen e kapacitetve të kompetencave të Këshillave të Fshatrave në këtë komunë si dhe të mekanizmave për lidhjen e nevojave të qytetarëve dhe komunës. Nëpërmes organizimit të trajnimeve për përfaqësues të fshatrave, organizimit të takimeve me përfaqësues komunal, formimit të grupeve fokusuese multietnike, prodhimit të materialit informativ, organizimit të tryezave të rrumbullakta dhe debateve televizive lidhur me përgjegjësit e Këshillave të fshatrave ndaj vendimeve komunale. Ky projekt synon të ndikoj në krijimin e praktikës së implementimit të rregulloreve komunale ndaj këshillave të fshatrave në 20 fshatra të komunës së Vitisë.

Koalicioni për Demokraci – KOD “Të ecim pa pengesa” është përfituar $4,260.00 për zgjidhjen e problemit lokal të parkingut për taksi vetura. Nëpërmes zhvillimit të anketimit me qytetarë të Ferizajit dhe vozitësve të taksi veturave, përmes organizimit të konferencës për shtyp dhe debateve në televizionin lokal të ndikohet në vendim marësit që të përgadisin një rregullore të re për një vend parking të ri për taksi veturat në Ferizaj.
Arritjet dhe ndryshimet kryesore që ky projekt ka për synim janë që t krijohen kushtet për hapësirën e këmbësorve pa pengesa si dhe të caktohet vend i posaqëm për vend parkimin e taksi veturave në Ferizaj.

Shoqata Kosovare e të Verbërve dhe Personave me Vështërsi në të Pamurit” - “Barazia për të gjithë”- është përfituar $5,910.70 për të ofruar mundësi për të verbërit dhe personat me vështërsi në të pamurit që të realizojnë të drejtën e tyre që të votojnë në zgjedhjet lokale dhe qëndrore duke u bazuar në Deklaratën Univerzale mbi të Drejtat e Njeriut sipas të cilës njerëzit e verbër janë të barabartë me qytetarë të tjerë. Ky projekt do të realizohet nëpërmes të organizimit të debateve publike, trajnimit mbi sistemin zgjedhor, kampanjës mediale (Debatet televizive dhe posterat) si dhe nëpërmes të takimeve me partite politike. Pritet që KQZ –ja të përgadisë rregullorën dhe do të inicoj aprovimin e mbrojtjes juridike të procesit zgjedhor për të verbërit dhe personat me vështërsi në të pamurit gjatë zgjedhjeve të nëntorit 2007. Për shembull KQZ do të duhej të aplikoj alfabetin e Brajit si dhe teknologjinë akustike e cila do të duhejt të inicohet nga partite politike nëpërmes të programeve të tyre politike në mënyrë që t’i informojnë personat e verbër mbi procesin zgjedhor mënyrën e votimit, kampanjet zgjedhore, shpalljen e rezultateve, monitorimin e zgjedhjeve dhe shpalljen preliminare të rezultateve.

Këshilli Komunal i Prindërve dhe Arsimtarëve “Arsimimi për të gjithë” është përfituar   $3,218.00 për inkuadrimin e komunitetit në procesin e vendim marjes në sistemin arsimor si dhe sigurimin e implementimit të reformave të sisitemit arsimor. Nëpërmes takimeve me drejtorë nga 32 shkolla, prindër, nxënës dhe arsimtarë nga komuna e Malishevës të diskutohen rregulloret mbi orarin e punës dhe kodeksin e sjelljes për shkollat fillore dhe të mesme në mënyrë që të forcohet bashkpunimi ndërmjet këshillave të prindërve arsimtarëve departamentit për arsim dhe kulturë dhe zyrës për barazi gjinore në Malishevë. Organizimi i radio programeve në të cilat do të diskutoheshin qështjet e sistemit arsimor dhe niveli i  pjesëmarjes së qytetarëve në arsim në komunën e Malishevës duke përfshirë takimet e OJQ-ve nga Malisheva me OJQ-të të cilat mirren me arsimim që së bashku të veprojnë në avokim në asamblenë komunale dhe me qëllim të aplikohen rregulloret në shkolla. Projekti synon që të themeloj partneritet të qëndrueshëm ndërmjet komunitetit, OJQ-ve, institucioneve arsimore me qëllim të aplikimit të rregullores mbi orarin  e punës dhe kodeksin e sjelljes në 32 shkolla të komunës së Malishevës.

Shoqata Rinore për të Drejtat e Njeriut “Rregulloret mbi masat e sigurisë në komunikacion për banorët e rrugës “Robert Gajdiku” të cilët janë të kërcnuar për shkak të komunikacionit të dendur. Është përfituar $3,502.50 për avokim pranë qeverisjes lokale për përmirësimin e lirisë së lëvizjes dhe sigurisë së banorëve të rrugës “Robert Gajdiku” në komunën e Lipjanit. Aktivitetet kryesore përfshijnë: Takimet me banorët e rrugës “Robert Gajdiku” duke përfshirë edhe përfaqësuesit komunal në mënyrë që të diskutohet qështja e lartëpërmendur; Monitorimi i punës së këshillit për politika dhe finansa në komunën e Lipjanit dhe lobimi për aprovimin e kërkesës së banorëve të rrugës “Robert Gajdiku”, mbledhja e fondeve për angazhimin dhe participim finansiar të qytetarëve. Organizimi i trajnimit me temën: “Qasja në komunikacion dhe rrugët”; Prodhimi i pamfletave në mënyrë që të ngritet vetëdija e qytetarëve mbi komunikacionin. Rezultatet kryesore të pritura janë: Përmirësimi i marrëdhënjeve ndërmjet qytetarëve dhe qeverisë lokale; Që qeverisja lokale të jetë në shërbim të qytetarëve; Siguria e banorëve të rrugës “Robert Gajdiku” në Lipjan dhe ngritja e vetëdijes së qytetarëve dhe fëmijëve mbi qasje në komunikacion.
.................................................................................................................

Raundi i grantit : Aktivitete jo-partiake të lidhura me zgjedhjet 
Përfituar: Tetor 2007
Statusi: Përfunduar dhe mbyllur 

Instituti për Hulumtime dhe Zhvillim – IRD Prishtinë “Njoftimi i mediave ne lidhje me aktivitetet e Koalicionit te OJQ-ve “ Demokracia në Veprim – Zgjedhjet 2007”. Projekti është ndihmuar ne vlere prej $10,000 edhe atë me qellim të ngritjes se visibilitetit, shpërndarjes efektive te informatave si dhe krijimin e mundësive opinionit publik ne qasje në informata për Koalicionin e OJQ-ve Demokracia në Veprim 2007 edhe atë nëpërmes të sigurimit të serverit me kapacitet të lartë i cili do të përballoj deri më 100,000 klikime në minutë brenda një muaji duke përfshirë edhe javët rreth Ditës së Zgjedhjeve mu në kohën kur klikimet janë më shpeshta.
Përmes aktiviteteve te planifikuara IRD tenton qe te siguroje informatat me kohë lidhur me procedurat e zgjedhjeve dhe rezultatet në vendin i cili është i përshtatshëm për gazetarët që të vijnë. Duke siguruar se informatat efektive nga tereni janë koordinuar dhe përmbledhur mirë dhe me kohë për gazetarët dhe dërguar në mënyrë periodike tek mediat, si dhe të sigurohet se broshura kualitative është shtypur për t’i informuar OJQ-të dhe gazetarët lidhur mbi legjislacionin e ri të zgjedhjeve në Kosovë.
Aktivitetet kryesore: Do të organizohen 3 konferenca mujore dhe 2 konferenca dyjavore për shtyp, në mënyrë që të informohen qytetarët  dhe përfaqësuesit e mediave lidhur me fushatën zgjedhore, procesin e votimit dhe numërimit të votave. Rezultatet e pritura: Numri i shtuar i klikimeve në natën e zgjedhjeve; Numër i madh i gazetarëve që marrin pjesë në konferencën për shtyp si dhe në Media Qendër në natën e zgjedhjeve; Numër të madh të mysafirëve (nga mediat dhe të tjerë) në pranim gjatë natës së zgjedhjeve; Vlerësimin e broshurës mbi punëtoritë të organizuar nga Demokracia në Veprim.

Syri i Vizionit – Pejë “ SHIHEMI TE KUTITE” përfituar. Projekti është përkrahur ne vlere prej $8,090.79 për ngritjen e pjesëmarrjes së qytetarëve në zgjedhjet 2007 në rajonin e Pejës që përfshinë katër komuna: Deçan, Klinë, Istog dhe Pejë.  Ngritja e vetëdijes së qytetarëve të Pejës mbi pjesëmarrje në zgjedhjet në mënyrë që të ushtrojnë drejtën e tyre themelore në drejtën e votës dhe që të sigurohet komunikimi i elektoratit me kandidatët pjesëmarrës.
Aktivitetet kryesore: Qeset promovuese të mbushura me sheqer të përgatitura nga koalicioni “Demokracia në Veprim” me apele të ndryshme (gjithsejtë 52 mesazhe të ndryshme) për ftesë në pjesëmarrje në zgjedhje do të shpërndahen në shumicën e lokaleve të rajonit Pejës së bashku me materialin tjetër promovues; Ngjitësit për automjete të cilët përmbajnë mesazhe, lapsa, bluza, kapela etj,  që përmbajnë  apele inkurajuese për votuesit që të marrin pjesë në zgjedhje. Telefonatat: Duke filluar nga data 5 nëntor, 3 persona do të kryejnë thirrjet telefonike në të gjitha komunat e rajonit të Pejës për t’i inkurajuar qytetarët që të marrin pjesë në zgjedhje. Çdo person do t’i kryej 70 thirrje në ditë çka do të thotë se do të kryhen rreth 2000 thirrje  telefonike familjeve të ndryshme në afat prej 10 ditësh radhazi. Dërgimi i letrave elektronike organizatave dhe individëve dhe SMS porosive – me apele të ndryshme të përdorura përmes materialit promovues do të dërgohen në mënyrë specifike në e-mail adresat e të rinjve, organizatave dhe individëve në rajonin e Pejës;Organizimi i takimeve të qytetarëve me kandidatët për kryetar të komunave duke filluar me takimet në Pejë, Istog, Klinë dhe Deçan.
Rezultatet e pritura: Numri më i madh i qytetarëve të informuar mbi rëndësinë e pjesëmarrjes në zgjedhje; Pjesëmarrja e qytetarëve në debate; Opinionet e fituara nga thirrjet telefonike; Ngritja e vetëdijes së qytetarëve mbi programet e katër kandidatëve për kryetar komune në Pejë, Istog, Klinë dhe Deçan

 

"Elita"-Viti ( Qendra e Pavarur për Informata Kulturore dhe Rini) Ngritja e vetëdijes  e banorëve mbi votimin dhe pjesëmarrje në zgjedhje. Projekti është përkrahur ne vlere prej $ 2, 510.00 për pjesëmarrje më të madhe të banorëve pavarësisht nga përkatësia e tyre etnike në mënyrë që të shtohet numri i votuesve në zgjedhjet lokale dhe qendrore, veçanërisht tek rinia dhe tek femrat në komunën e Vitisë; Pjesëmarrja aktive e banorëve në sqarimin e programeve të partive politike dhe kandidatëve të pavarur dhe zvogëlimin e votave të pavlefshme.
Aktivitetet kryesore përfshijnë: Fushata për ngritjen e vetëdijes mbi pjesëmarrje aktive të banorëve në zgjedhje  nëpërmes takimeve publike me banorët nga pesë lokalitete të komunës së Vitisë (Pozharan, Smirë, Skifter, Stublla e Epërme dhe Binçë). Përfaqësuesit e komisionit zgjedhor komunal do të marrin pjesë në takime dhe do të raportojnë pjesëmarrësve mbi rolin dhe rëndësinë e zgjedhjeve dhe procedurave të votimit. Materiali mbi procedurat e votimit dhe raporti do të shpërndahen pjesëmarrësve ; Do të zhvillohen 4 raunde të debateve publike me pjesëmarrje të kandidatëve për Kuvendin e Kosovës, për Kryetar të Komunës dhe partive politike që marrin pjesë në zgjedhjet lokale me qëllim të krijimit të dialogut ndërmjet partive politike dhe banorëve. Debatet publike do të organizohen në 4 raunde ; Do të organizohen radio dhe emisione televizive mbi rëndësinë e pjesëmarrjes dhe procedurave të votimit në dy radio stacione ; Radio TV Iliria dhe Radio Zëri i Pozharanit do të organizojnë emisione me titull : Rëndësia e zgjedhjeve dhe procedurat e votimit. Përfaqësuesit nga komisioni komunal zgjedhor dhe shoqëria civile do të marrin pjesë në emisionet radio dhe televizive ku do të diskutohen çështjet e rëndësishme për pjesëmarrjen e banoreve në zgjedhje. Rezultatet e pritura : Rritja e numrit të banoreve për pjesëmarrje aktive në zgjedhje ; Informimi i drejtë i banorëve mbi programet e kandidatëve për Kuvendin e Kosovës, Kryetar të Komunave dhe Asamblesë Komunale dhe informimi i drejtë i banorëve mbi procedurat e votimit.
 
Shoqata Rinore për të Drejtat e Njeriut – Lipjan – Krijimi i ambientit të përshtatshëm për mbajtjen e suksesshme të zgjedhjeve 2007 në Komunën e Lipjanit. Projekti është përkrahur ne vlere prej $2.827 për fuqizimin, mbështetjen  dhe informimin mbi mënyrat e votimit dhe aktivizimin e qytetarëve për votimin e personave të duhur që mund të përfaqësojnë interesat e tyre në institucionet komunale nëpërmes zgjedhjeve të 17 nëntorit 2007. Nëpërmes organizimit të fushatave DIL DHE VOTO duke u fokusuar në inkurajimin e pjesëmarrësve në zgjedhje përfshirë edhe minoritetet, gratë dhe rininë (ata që votojnë për herë të parë) si dhe personave me aftësi të kufizuara dhe krijimin e dialogut dhe debateve ndërmjet votuesve dhe kandidatëve duke mbajtur në fokus çështjet me rëndësi për qytetarët.
Aktivitetet kryesore përfshijnë: Organizimin e takimeve me banorët e 10 fshatrave të komunës së Lipjanit nëpërmes tri grupeve të vullnetarëve që do të mbulojnë të gjitha fshatrat në komunën e Lipjanit: Shalë, Magure, Medvec, Dobrajë e Madhe, Putorovc, Janjevë, Gadime, Babushë, Llugaxhi dhe Banullë; Duke shtypur dhe shpërndarë broshurat, lapsat, posterat per qytetaret e Komunës se Lipjanit, me qëllim të rritjes së numrit të pjesëmarrjes në zgjedhje; Krijimi i 6 grupeve për informim të cilat do të punojnë gjatë ditës së zgjedhjeve në 6 qendra të votimit të Komunës së Lipjanit ku qytetarëve do t’i ofrohet ndihma e drejtpërdrejte mbi mënyrat e votimit. Në ditën e zgjedhjeve vullnetarët do të ndihmojnë në ofrimin e ndihmës për minoritete, gra dhe të rinj (ata që votojnë për herë të parë) si dhe për persona me aftësi të kufizuara. Organizimi i debateve ndërmjet kandidatëve për kryetar komune dhe qytetarëve të Lipjanit në temën: Çka mund t’i ofrojnë qytetarëve kandidatët për kryetar komune të Lipjanit për t’i zgjedhur problemet që kanë të bëjnë me infrastrukturën e fshatrave, edukimin, mbrojtjen e ambientit të Drejtat e Njeriut posaçërisht për të Drejtat e Minoriteteve”.
Rezultatet e Pritura: Të rritet pjesëmarrja në zgjedhje sidomos pjesëmarrja e minoriteteve, grave, të rinjve (atyre që votojnë për herë të parë) dhe personave me aftësi të kufizuara. Të shtohet vetëdijesimi i qytetarëve mbi procedurat dhe mënyrat e votimit.

Qendra për Trajnime Gjinore dhe Resurse – Prishtinë “Fuqizimi i kandidateve femra në zgjedhjet lokale dhe qendrore në Kosovë. Projekti është përkrahur ne vlere prej $5.000 për ndikim dhe ndryshime të kulturës politike me fokus në votimin e grave në mënyrë që të fuqizohet zëri i grave në ndryshime demokratike në vend nëpërmes të ngritjes së vetëdijes mbi fuqinë e votës në kryerjen e ndryshimeve në shoqëri dhe në jetën e grave.
Aktivitetet përfshijnë: Identifikimin e kandidateve femra në zgjedhjet lokale dhe qendrore; Përgatitja e biografive e kandidateve femra (biografia e çdo kandidateje do të shënohet në gjuhën e saj amtare); Përgatitja e broshurave me biografi të kandidateve femra nga këto parti politike: AAK, AKR, KDTP, LDD, LDK, ND (Naša Demokratija), ORA, PDK, PDAK, VAKAT. Takimet me femra në të gjitha rajonet e Kosovës në mënyrë që të dorëzohen broshurat në tërë Kosovën posaçërisht nëpërmes grave votuese.
Rezultatet e Pritura: Forcimi i zërit të femrave nëpërmes të votave të tyre; Implementimi i demokracisë nëpërmes rritjes së pjesëmarrjes politike të grave; Promovimi i të Drejtave të grave si pjesë e të Drejtave të Njeriut; Sfidimi i mentalitetit patriarkal; Emancipimi politik i grave mbi vetëvendosje; Pavarësia e grave në votim.

Komunikimi për Zhvillimin Social “Zgjedhjet në Kosovë 2007” – PO ose JO. Projekti është përkrahur ne vlere prej $5,985.00 për rritjen e mirëbesimit nëpërmes aktiviteteve të ndryshme të pjesëmarrësve të komuniteteve minoritare, përfaqësuesve të sektorit të OJQ-ve dhe partive politike minoritare në Institucionet Kosovare nëpërmes organizimit të seminarit dy ditor në Brezovicë.
Aktivitetet : Organizimi i një seminari dy ditor ne Brezovice. Tema e seminarit do të jetë “Zgjedhjet në Kosovë 2007 – PO ose JO”. Do të jenë 30 pjesëmarrës nga OJQ-të, udhëheqës të rijnë të komuniteteve, përfaqësuesit e komunitetit Rom dhe përfaqësues të tjerë të shoqërisë civile; Organizimi i 3 debateve publike në temën: “Zgjedhjet në Kosovë 2007 – PO ose JO” për komunitetet minoritare dhe ngritja e vetëdijes mbi rëndësinë e pjesëmarrjes në zgjedhje. Një nga debatet do të organizohet në Plemetin dhe dy të tjerat në Graqanicë. Pjesëmarrësit e këtyre debateve do të jenë 30 të rinj, përfaqësues të mediave dhe përfaqësues të komunitetit Rom. Rezultatet e pritura: Nëpërmes të realizimit të këtij projekti, duke synuar komunitetet minoritare, është parapare lidhja e përfaqësuesve të sektorit të OJQ-ve, partive politike minoritare dhe pjesëmarrësve të komunitetit minoritar me qëllim të ngritjes së vetëdijes mbi rëndësinë e pjesëmarrjes në zgjedhjet e parapara në Kosovë. Vëmendje të posaçme është dhënë përfaqësimit adekuat në institucioneve që do të përfaqësojnë të drejtat e njerëzve nga komunitetet minoritare. Rezultatet e pritura të organizatës janë që të rritet numri i njerëzve nga komunitetet minoritare që do të votojnë në zgjedhjet e parapara në nëntor.

Dialogu Social  - Prishtinë  “Përdore votën tënde ”. Projekti është përkrahur ne vlere prej $ 11,938.00 për ngritjen e numrit të pjesëmarrjes në votime dhe uljen e numrit të votave të pavlefshme gjatë zgjedhjeve të ardhshme duke inkurajuar, edukuar dhe informuar pjesëmarrësit mbi procesin edhe procedurat e sistemit të ri zgjedhor nëpërmes: Inkurajimit dhe informimit të votuesve me procesin dhe procedurat e sistemit të ri zgjedhor dhe edukimit të votuesve lidhur me të drejtat dhe përgjegjësitë e  tyre në demokraci. 
Aktivitetet kryesore përfshijnë: Sesionet e shkurtra të trajnimit me grupin e synimit në mënyrë që të inkurajohen për pjesëmarrje në zgjedhje, të edukohen mbi të drejtat dhe përgjegjësitë e tyre ndaj demokracisë dhe të informohen mbi sistemin e ri elektoral. Sesionet trajnuese do të zhvillohen në universitete, qendra rinore, qendra të pensionistëve, pranë lokaleve, në rrugë etj. Do të kryhet simulimi i procesit të votimit duke përdorur fletat votuese me emra fiktiv të partive për çdo nivel zgjedhor – Asamblenë e Kuvendit, Asambletë e Komunave dhe Kryetar të Komunave. Simulimi ka për qëllim të ofroj mundësi te drejtpërdrejta për pjesëmarrësit që të provojnë diturinë e fituar gjatë trajnimit të shkurtër; Prodhimi dhe shpërndarja e pamfleteve të cilat përmbajnë informata mbi procedurat e zgjedhjeve dhe të drejtat edhe përgjegjësitë në vendet Demokratike duke pasur cak grupet e synuara gjatë sesioneve të trajnimeve dhe procesit të votimit të simuluar për kalimtar të rastit që për herë të pare janë fokusuar në votime dhe për pensionist.
Rezultatet e pritura: Zvogëlimi i numrit të votave të pavlefshme me anë të informimit të 5.625 votuesve mbi sistemin e ri zgjedhor; Rritja e numrit të votuesve duke i inkurajuar në mënyrë te drejtpërdrejte së paku 5.000 votues të cilët do të kalojnë nëpër sesionet tona trajnuese dhe simulimin e procesit të votimit; Së paku 5.000 votues të rinj do të jenë të njoftuar me të drejtat dhe përgjegjësit e tyre në demokraci nëpërmes të informatave të dhëna në mënyrë direkte.

Qendra për Hulumtime dhe Edukim “Rekos” – Prishtinë “Edukimi i votuesve për procesin zgjedhor”. Lokacioni i projektit: (Rajoni i Hasit (Prizren dhe Gjakovë). Projekti është përkrahur ne vlere prej $6.072 për inkurajimin e më shumë njerëzve nga rajoni i Hasit që të vijnë në vendet e votimit të parapara për 17 nëntor 2007. Grupi i synuar janë gratë dhe të rinjtë përmes ngritjes së vetëdijes mbi rëndësinë e votimit tek gratë e rajonit të Hasit dhe ngritjes së numrit të qytetarëve të edukuar mbi procesin zgjedhor, platformat politike dhe për kandidatët për kryetar komune. Aktivitetet kryesore përfshijnë: Do të organizohen më shumë se 40 takime së paku një takim për një fshat me nga 30 – 40 gra në mënyrë që t’ju ofrohen informata të mjaftueshme mbi fuqinë dhe efektet e votimit, procedurat e votimit dhe legjislacionin; Që të mblidhen së bashku rinia dhe udhëheqësit jo politik në mënyrë që t’ju shpjegohet atyre personave të cilët votojnë për herë të parë rëndësia e votimit. Do të organizohen 4 takime të tilla. Që të takohen votuesit dhe kandidatët për asamblenë të komunave dhe të kuvendit në mënyrë që të parashtrohen pyetjet dhe të krijohet përgjegjësia për aksionet e tyre. Kjo do të krijoj një ndjenje më të fuqishme tek votuesit lidhur me procesin zgjedhor.
Rezultatet e pritura: Rekos pret pjesëmarrje më të madhe të votuesve të rajonit të Hasit gjatë zgjedhjeve të parapara me 17 nëntor, se sa që ishte pjesëmarrja e tyre gjatë zgjedhjeve të vitit 2004; Një dituri më të madhe mbi procesin zgjedhor tek njerëzit e rajonit të Hasit pas fushatës së informimit dhe inkurajimit; Shpresohet të krijohet efekti edhe tek anëtarët e familjeve nga Hasi dhe tek rinjtë që jetojnë jashtë vendit të jenë më të interesuar mbi jetën publike.

Pëllumbat e Paqes – Mitrovicë – “Unë votoj për here të parë”. Projekti është përkrahur ne vlere prej $ 5,050.00 për të siguruar se të rinjtë e moshës 18-21 vjeçare janë votues të informuar në mënyrë që përfaqësuesit e zgjedhur nga ata të jenë më përgjegjës ndaj problemeve rinore duke ngritur numrin e të rinjve të interesuar në procesin e votimit dhe rritjen për 3% të numrit të votuesve nga rajonet rurale. Aktivitetet kryesore përfshijnë: Trajnimi i 12 vullnetarëve që të punojnë dy ditë në fushatën “Nga dera në derë” si dhe në ditën e zgjedhjeve. Të prodhohen dhe të shpërndahen 5000 pamflete me mesazhe të shkurtra duke përfshirë sistemin zgjedhor që synon votues të rinj; Të organizohen 10 debate në 10 fshatra (Bare, Stan Tërg, Rahovë, Rashan, Mazhiq, Koshtovë, Kqiq i madhë, Vaganicë dhe Frashër) me liderët e fshatrave që t’ju prezantohet fushata dhe që të përgatiten debatet me kandidatët nga partitë politike në mënyrë që të motivohen të rinjtë që të marrin pjesë në zgjedhje dhe që të prezantojnë pjesët e tyre të programeve për të rinjtë; Nëpërmes të radio programeve të informohen njerëzit për vendet se ku do të zhvillohen debatet; Të ftohen komunitetet që të jenë pjesë e fushatës; Në ditën e zgjedhjeve vullnetarët do të dalin të pajisur me megafona dhe vetura që të dërgojnë mesazhe për njerëzit që të marrin pjesë në votime.
Rezultatet e pritura: Rreth 200 të rinj – votues do të jenë të informuar në mënyrë direkte mbi rëndësinë e zgjedhjeve dhe do të jenë të motivuar mbi pjesëmarrje në zgjedhje; Pritet që të shtohet numri i votuesve të rinj në 3%; Të forcohet komunikimi midis politikanëve dhe shoqërisë civile nëpërmes takimeve zyrtare dhe debateve;
 
Qendra për Avokim dhe Progres – AVONET – Ferizaj – “SHFRYTEZO TË DREJTËN TËNDE ”. Projekti është përkrahur ne vlere prej $4 822, 53 për inkurajimin dhe edukimin e qytetarëve për pjesëmarrje aktive në zgjedhje lokale dhe nacionale nëpërmes: Informimit dhe edukimit të qytetarëve mbi procedurat e votimit, kandidatët dhe partitë politike dhe programet e tyre dhe për ngritjen e pjesëmarrjes së qytetarëve në zgjedhjet lokale dhe nacionale.
Aktivitetet kryesore përfshijnë: Do të zhvillohen tri debate publike në zonat rurale me pjesëmarrjen e të rinjve nga mosha 18 – 20 vjeç, me qëllim të informimit të tyre mbi procesin e votimit. Do të jenë prezent përfaqësuesit e komisionit komunal zgjedhor të cilët do të shpjegojnë procedurat e votimit dhe rëndësinë e vendvotimeve. Në këtë mënyrë qytetarët do të shohin në mënyrë direkte se si do të zhvillohet procedura e votimit dhe në të njëjtën kohë do të diskutojnë rëndësinë e votimit në televizionin lokal TV Festina; Konferenca për shtyp do t’i njoftoj qytetarët mbi debatet të cilat do të zhvillohen në vendet rurale dhe mbi procesin zgjedhor; Fushata “ ZGJOHU DHE VOTO” gjatë kësaj fushate do të zhvillohen shumë aktivitete si për shembull shpërndarja e broshurave të cilat do të përmbajnë informata detale mbi programet të secilës parti politike dhe kandidatëve të tyre. Gjithashtu do të vendosen posteret me moton “SHKO DHE VOTO” të cilët do të ekspozohen në qytete dhe fshatra; Takimet direkte me qytetarët; Aktivitetet
“ Pse është me rëndësi që të votohet” gjatë këtyre aktiviteteve qytetarët do të kenë mundësi që të përgjigjen në pyetjen “Pse është me rëndësi që të votohet” . Do të zhvillohen garat në përpilimin e eseve në shkolla të mesme në temën “Pse është me rëndësi që të votohet” ku 3 eseje më të mira do të shpërblehen në mënyrë që të rinjtë të shprehin opinionet e tyre në këtë pyetje; Pjesëmarrja në organizimin e vendeve të votimit, monitorimi i procesit të votimit gjatë ditës së zgjedhjeve dhe mbajtja e konferencës për shtyp. Kjo do të realizohet përmes 100 vullnetarëve të Avonetit.
Rezultatet e pritura: Ngritja e pjesëmarrjes së qytetarëve në zgjedhje dhe në procesin e votimit për shkak se në këtë mënyrë qytetarët do të pajisen me të gjitha informatat dhe do të vendosin më lehtë që të marrin pjesë në zgjedhje dhe të votojnë; Zvogëlimi i votave të pavlefshme duke siguruar zgjedhje të suksesshme dhe që qytetarët të jenë informuar mirë mbi procedurat e votimit.

Radio Vala Rinore – Prishtinë – “ ZGJEDHJET RINORE 2007”. Projekti është përkrahur ne vlere prej $5,000 për fuqizimin e votuesve të rinj që të bëhen akter në proceset politike duke pasur votat e tyre dhe që sistemi të jetë me përgjegjës ndaj tyre duke inkurajuar dhe ndihmuar pjesëmarrjen e të rinjve në zgjedhjet 2007 dhe duke propaganduar dhe promovuar interesat e të rinjve si dhe duke përfshirë edhe interesat profesionale.
Aktivitetet kryesore: Hulumtime gazetareske, radio debate mbi temat e përmendura dhe sqarimi i mëtutjeshëm i tyre nëpërmjet debateve grupore.
Rezultatet e pritura: Që të transformohet roli i të rinjve nga mosha 18 – 25 vjeç të cilët munden dhe dëshirojnë të marrin pjesë në zgjedhje të vitit 2007; Të dërgohen mesazhet mbi pjesëmarrjen e të rinjve në procesin zgjedhor; Të ndihmohen votuesit e ndërgjegjshëm të cilët do të marrin pjesë në mënyrë efektive në procesin zgjedhor duke predikuar ose paraparë bindjet e tyre mbi pozicionet e informuara; Të prodhohen materiale të dobishme për votues dhe për edukimin afatgjatë të votuesve.

OJQ “Shtëpia Jonë” “Zgjedhjet Komunale dhe Parlamentare në Kosovë 2007: Dil dhe Voto fushata për komunitetin serb të Kosovës”. Projekti është ndihmuar ne vlere prej $ 20,089.00 për ngritjen e pjesëmarrjes të rinjve të komunitetit serb në procesin zgjedhor të Kosovës 2007 dhe për promovimin e fushatave me mesazhe në mediat kryesore për të rritur pjesëmarrjen e serbeve në sistemin zgjedhor Kosovar.
Aktivitetet kryesore përfshijnë: Bisedimet direkte me të rinjtë që të binden për të marre pjesë në zgjedhje; Shpërndarja e broshurave nga Dera në Derë përmes 11 zyrave në Kosovë të OJQ-së Shtëpia Jonë (Lipjan, Plemetinë, Graqanicë, Novo Brdë Partesh, Ranillug, Vrbovac, Rahovec, Shtërpce dhe dy zyrat në veri – Zubin Potok dhe Zveqan): Prodhimi i materialit për radio emetim KOSMA (Asociacioni i përbërë nga  27 radio stacione Serbe, Boshnjake, Turke dhe radio stacione shume etnike) si partner implementues i projektit. Shpërndarja e  pamfleteve nëpërmjet 11 zyrave të OJQ-së Shtëpia Jonë në Kosovë (Lipjan, Plemetinë, Graqanicë, Novo Bërd, Partesh, Ranillug, Vrbovac, Rahovec, Shtërpce  dhe dy zyrave në Veri – Zubin Potok dhe Zveqan. Si ndryshim kuantitativ pritet që të ketë numër më të madh të votuesve të arsyeshëm.
 
Spektri  - Hani i Elezit “Zhvillimi i Komuniteteve” lokacioni i projektit: fshatrat Gurane, Paldenice, Bushe, Krivenik, Seqishte, Dimce, Lagja e Re dhe Hani i Elezit. Projekti është ndihmuar ne vlere prej $1444 për të vetëdijesuar qytetarët mbi votimet dhe të mirat që sjellin votimet nëpërmjet të edukimit dhe rritjes së numrit të votuesve në Han të Elezit.
Aktivitetet kryesore: Takimet ndërmjet banorëve të fshatrave Gurane, Paldence, Bushe, Krivenik, Sqishte, Dimce Lagja e Re dhe Hani i Elezit dhe diskutimet mbi sistemin zgjedhor dhe rëndësinë e daljes dhe votimit.
Rezultatet e pritura: Rritja e numrit të votuesve sidomos të rinjve që votojnë për herë të parë.

Iniciativa e të rinjve për të Drejtat e Njeriut – (YIHR) Prishtinë fushata “ Bazuar në aktivizim – dil dhe voto “. Projekti është përkrahur ne vlere prej $ 8000 për rritjen e numrit të votuesve të rinj gjatë zgjedhjeve të vitit 2007, duke i ftuar njëkohësisht që të vlerësojnë në mënyrë kritike programet e partive politike duke biseduar në mënyrë direkt me të rinjtë për t’i bindur që të dalin në votime si dhe për fushatat promovuese me mesazhe për mediat.
Aktivitetet kryesore: YIHR dhe aktivistët e rrjetit Nisma Ime do të organizojnë fushatën e cila do të ftoj të rinjtë që të dalin dhe votojnë. Fushata do të udhëhiqet nga Ekipi Koordinues i fushatës në kuadër të zyrës Kosovare të YIHR dhe me hierarkinë dhe detyrat e parapara të deleguara në teren siç janë detyrat e udhëheqjes, koordinimit, logjistikës rrjetëzimit, protokollit, komunikimit dhe dokumentimit.
Fushata do të organizohet nëpërmjet aktiviteteve të cilat do të involvojnë kontakte direkte dhe komunikim me njerëzit e rinj, sikurse takimet dhe aksionet rrugore që do të zhvillohen në Prishtinë (2), Prizren, Pejë, Mitrovicë, Gjilan, Ferizaj, Gjakovë, Suharekë dhe Rahovec. Materiali promovues (posteret, ngjitësit dhe pamfletet) do të shpërndahen edhe në qytete ku nuk do të ketë aksione rrugore. YIHR planifikon të zhvilloj një fushatë të limituar mediale në kanalet kryesore televizive e cila do të forcoj mesazhet e kësaj kampanje në teren dhe njëkohësisht t’i ndihmojë fushatës që të ketë qasje tek numri sa më i madh i njerëzve. Shpalljet televizive do të zgjasin 10 sekonda dhe do të prezantohen në 7 ditët e fundit të fushatës në tri kanale televizive – RTK, RTV 21 dhe KTV.
Rezultatet e pritura: Numri i rritur i votuesve të rinj që dalin në zgjedhje. Numri i saktë i rritjes nuk mund të caktohet në këtë moment, por sidoqoftë, qëllimi është që të kontaktohen në mënyrë direkte 20,000 apo 30,000 të rinj nëpërmjet aksioneve rrugore dhe takimeve ndërkaq numri më i madh i të rinjve do të arrihet nëpërmjet fushatës mediale.

Asociacioni i grave VITA Shtërpce “Fuqia e Votës”. Projekti është ndihmuar ne vlere prej $3,009.00 për të kontribuar në zgjedhjet e ardhshme komunale në Kosovë duke promovuar pjesëmarrjen e votuesve në kuptim gjeneral dhe me përqendrim të posaçëm ndaj minoriteteve, grave, të rinjve që votojnë për here të pare, personave me aftësi të kufizuara, njerëzve nga viset rurale si dhe për ngritjen e vetëdijes mbi procesin dhe procedurat e sistemit zgjedhor. Ideja e projektit është që të ofroj vëmendje të dy kategorive – kandidatëve dhe votuesve, dhe të shprehë rëndësinë e pjesëmarrjes aktive përmes fushatave dhe debateve publike. Projekti ka për qëllim të rritë numrin e votuesve serb nga komuna e Shtërpcës të informuar mbi procesin dhe procedurat votimit nëpërmjet broshurave informative mbi procesin dhe procedurat zgjedhore, me shpjegime lidhur me sistemin e votimeve dhe zgjedhjes së kryetarëve të komunave.
Aktivitetet kryesore : Nëpërmjet fushatës Dil dhe Voto dhe debateve informative me përfaqësues nga 16 fshatra asociacioni VITA do të përpiqet që të rrisë numrin e votuesve serb nga komuna e Shtërpcës gjatë zgjedhjeve 2007. Numri i vendvotimeve në 16 fshatra të komunës së Shtërpcës do të vizitohet nga VITA me qëllim që të mbikëqyren procedurat e votimit me përqendrim të posaçëm tek grupet e ndjeshme (minoritetet, gratë, votuesit që votojnë për herë të parë, personat me aftësi të kufizuara etj) që të sigurohet procesi individual dhe i drejtë i votimit në 16 fshatra të komunës së Shtërpcës. Pritet që të ngritët vetëdija e votuesve dhe kandidatëve mbi procesin dhe procedurat zgjedhore dhe një pjesëmarrje aktive e qytetarëve.

Asociacioni Rinor “Rinia” – KamenicëTë gjithë së bashku për votime”. Projekti është përkrahur ne vlere prej $ 3,500.00 për edukimin e votuesve në rajonet e largëta të Kamenicës në mënyrë që të shtohet numri i votuesve dhe votuesve të rijnë nga viset e largëta të Kamenicës gjatë votimeve 2007, dhe që të përmirësohet njohuria e qytetarëve mbi procesin zgjedhor në Kosovë 2007.
Aktivitetet kryesore përfshijnë: Organizimi i debateve në 15 fshatra të komunës së Kamenicës ndërmjet të rinjve dhe kandidatëve për këshilltar komunal. Organizata do të fokusohet që të sjell në debate të rinjtë e moshës 18 – 25 vjeçare. Kjo kategori ka mangësi në informim dhe do të duhej të motivohej në mënyrë që të del në votimet e 17 nëntorit .Organizimi i 3 radio emisioneve direkt me qytetarë me mesazhe “Zgjedhjet për Solucione” të udhëhequra nga radiot lokale të komunës së Kamenicës. Pjesëmarrësit do të jenë të rinjtë nga zonat rurale, kandidatët për kryetar të Komunave dhe përfaqësues të mediave.
Rezultatet e pritura: Të rritet numri I votuesve sidomos votuesve të rinj që janë të moshës 18 vjeçare.

Me Dorë në Zemër – Mitrovicë “MISIONI I SHPRESËS”. Projekti është përkrahur ne vlere prej $ 4,200.00 për informimin publik, stimulimin e dialogut dhe për ngritjen e vetëdijes së qytetarëve dhe motivimin e tyre që të votojnë nëpërmjet ngritjes së vetëdijes e qytetarëve të rinj me 5%. Të rritet numri i qytetarëve të informuar mbi procesin zgjedhor.
Aktivitetet kryesore : Informimi publik (posteret dhe pamfletet) – Posteret do të shpërndahen në Mitrovicë në mënyrë që qytetarët të njoftohen dhe motivohen për zgjedhjet e ardhshme. Do të shpërndahen 300 postere nga ana e aktivistëve të kësaj organizate. Gjithashtu në të njëjtën kohë do të shpërndahen 1500 pamflete të cilat përmbajnë informata detale mbi procesin zgjedhor. Para zgjedhjeve do të zhvillohen 6 debate me qytetarë dhe me kandidat për kryetar të komunës. Temat e debateve do të fokusohen në diskutimin e programeve dhe premtimeve të tyre për qytetin e Mitrovicës. Këto debate do të incizohen nga ana e organizatorëve dhe do t’ju shpërndahen televizioneve lokale për transmetim. Debatet me qytetarët pas zgjedhjeve – qëllimi i këtyre debateve është që t’i mbaj të përgjegjshëm kryetarët e zgjedhur mbi premtimet e dhëna gjatë fushatës zgjedhore.

Shoqata të Verbërve dhe Personave me te Pare te Dobësuar – Prishtinë. Projekti është ndihmuar ne vlere prej $ 5,955.00 për të siguruar se njerëzit e verbër do të jenë të informuar në mënyrë të përshtatshme me procesin zgjedhor dhe me programet e partive politike gjatë zgjedhjeve të 17 nëntorit 2007; Të përmirësohet njohuria e qytetarëve të verbër nga e tërë Kosova lidhur me platformat e partive politike dhe gjithashtu që partitë politike do të përfshijnë në platformat e tyre edhe çështjet e personave të paaftë në Kosovë.
Aktivitetet kryesore përfshijnë: Organizimin e 7 tryezave të rrumbullakëta në qytetet kryesore të Kosovës: Prishtinë, Gjilan, Ferizaj, Prizren, Pejë, Gjakovë, Mitrovicë me përfaqësuesit e partive politike që garojnë për asamblenë nacionale, që të diskutohen programet e tyre për njerëzit e paaftë siç janë njerëzit e verbër, njerëzit e shurdhër, personat e hendikepuar, fëmijët me aftësi te kufizuar si dhe për programet edukative për këta njerëz. Do të organizohen radio emisione në 7 rajone. Kandidatët nga partitë politike dhe përfaqësuesit e koalicionit të njerëzve me aftësi te kufizuar do të ftohen që të marrin pjesë në emisionet direkte për të diskutuar programet e tyre politike që kanë të bëjnë me njerëzit me paaftësi. Qytetarët do të kenë mundësi që të parashtrojnë pyetje nëpërmjet thirrjeve telefonike dhe takimeve me partitë politike në Kosovë me qëllim të nënshkrimit të Marrëveshjes së Mirëkuptimit në mënyrë që të sigurohet se mbas zgjedhjeve ata do t’i përmbushin premtimet e dhëna që kanë të bëjnë me personat me paaftësi.
Rezultatet e pritura: Do të ngritët vetëdijesimi i partive politike lidhur me nevojat dhe brengat e personave me aftësi te kufizuar. Partitë politike në platformat e tyre politike do të përfshijnë edhe programet për personat me paaftësi; Personat me paaftësi do të informohen lidhur me procesin zgjedhor si dhe çka iu ofrojnë atyre ato parti politike që garojnë në zgjedhjet e 17 nëntorit. Do të arrihet një mbështetje më  e madhe nga qytetarët e Kosovës për persona me paaftësi. 

 

 

 


 
Publikime | Trajnimet | Informimi | Ngjarjet | Lidhje
Copyright (c) 2007. A T R C. All right reserved. Webmaster | Lokacioni i ATRC-sė