ENGLISH :: SHQIP :: SRPSKI Fillimi | Sitemap | Login | Email

Salla e Trajnimeve




 
 

SHOQERIA CIVILE TE INICOJ DEBATE KUALITATIVE PUBLIKE

Përfaqësues të OJQ-ve lokale dhe profesori Muhamet Mustafa nga Instituti Riinvest diskutuan më 10 mars zhvillimet e fundit politike dhe ekonomike në Kosovë, gjatë një tryeze të rrumbullakët të organizuar nga ATRC-ja.

Mustafa veçoi nevojën për debate konstruktive në Kosovë. “Shoqëria civile ka inicuar debate kualitative, por Kosova ende nuk ka arritur nivelin e duhur të debateve për çështje të ndjeshme për shoqërinë,” ka thënë ai.


Prof. Muhamet Mustafa nga Instituti Riinvest diskutuan
më 10 mars zhvillimet e fundit politike dhe
ekonomike në Kosovë

Mustafa, ekspert i ekonomisë, identifikoi fushat kryesore në të cilat shoqëria civile mund të ushtronte presion: monitorim të implementimit të ligjeve dhe luftim më aktiv të korrupsionit.

Ai lavdëroi përpjekjet e OJQ-ve për të shtyrë përpara procesin e negociatave dhe për të ndryshuar sistemin zgjedhor.         

Pjesëmarrësit veçuan se mungesa e llogaridhënies nga qeveria, ndikon negativisht në  zhvillimet politike dhe ekonomike në Kosovë.

 

 

 


 
Publikime | Trajnimet | Informimi | Ngjarjet | Lidhje
Copyright (c) 2007. A T R C. All right reserved. Webmaster | Lokacioni i ATRC-sė