ENGLISH :: SHQIP :: SRPSKI Fillimi | Sitemap | Login | Email

Diskutime Publike




 
 

Debate për zgjedhjet lokale  

ATRC KONTRIBUOI NË EDUKIMIN E VOTUESVE PËR CËSHTJE TË POLITIKAVE 

Qytetarët në secilin qytet të Kosovës kanë pasur mundësinë të informohen dhe t’u bëjnë pyetje të nominuarve për kryetar komunash të partive politike për zgjedhjet lokale, gjatë 27 takimeve publike të organizuara nga Qendra e Trajnimeve dhe Burimeve për Avokim (ATRC), Rrjeti Ballkanik i Gazetarisë Hulumtuese (BIRN) dhe Grupi për Analiza të Politikave (GAP).

Debatet e mbajtura në tetor dhe nëntor kanë mbledhur rreth 13.000 pjesëmarrës në Kaçanik, Viti, Ferizaj, Gjilan, Kamenicë, Novobërdë, Podujevë, Obiliq, Fushë Kosovë, Drenas, Malishevë, Rahovec, Dragash, Suharekë, Prizren, Gjakovë, Deçan, Pejë, Istog, Klinë, Skenderaj, Shtërpce, Shtime, Lipjan, Mitrovicë, Vushtrri dhe Prishtinë. 

Kjo iniciativë ka pasur për qëllim të kontribuoj në edukimin e votuesve për çështje të  politikave gjatë debateve zgjedhore informative të cilat janë fokusuar në çështjet e nevojshme për tu diskutuar gjatë zgjedhjeve si dhe për të shtyrë partitë politike për ide dhe plane që realisht trajtojnë problemet sociale dhe ekonomike të Kosovës.   
   
Çështjet e diskutuara kanë qenë pjesë të një debati të gjerë publik me pjesëmarrje të qytetareve dhe transmetimeve në kanalin kryesor kombëtar televiziv RTK dhe njëzet e shtatë radio dhe televizione lokale në mbarë Kosovën.

Papunësia, korrupsioni, ndërtimet ilegale, procedurat e marrjes së dokumenteve në zyrat e komunave, dhe kanalizimetkanë qenëshqetësimet e qytetarëve të përmendura më së shumti gjatë debateve. Zgjedhjet lokale janë mbajtur më 17 nëntor.    

 

 

 


 
Publikime | Trajnimet | Informimi | Ngjarjet | Lidhje
Copyright (c) 2007. A T R C. All right reserved. Webmaster | Lokacioni i ATRC-sė