ENGLISH :: SHQIP :: SRPSKI Fillimi | Sitemap | Login | Email

Salla e Trajnimeve




 
 

SHOQËRIA E CIVILE DISKUTON STRATEGJINË E SIGURISË SË KOSOVËS

ATRC në bashkëpunim me Qendrën për Studime të Qeverisjes së Mirë të “London School of Economics – LSE” ka organizuar një takim me aktivistë të shoqërisë civile dhe intelektual të Kosovës më 4 mars me qëllim të zhvillimit të një strategjie të sigurisë për Kosovën bashkarish me anëtarët e grupit studimor për siguri.

Ky grup i raporton Përfaqësuesit të Lartë të BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Havier Solanës, për të siguruar që misioni i ri i BE-së në Kosovë bashkë me KFOR-in u japin prioritet sigurimit human dhe merren me çështje të statusit në aspektin e implikimeve të tyre në siguri.

Takimi u përqendrua në këtë strategji për Kosovën dhe shërbeu për të planifikuar mënyrat e implementimit të saj përmes monitorimit të misionit të BE-së, organizimit të konsultimeve ndërmjet shoqërisë civile në Kosovë dhe përfaqësuesve të BE-së, lobimit në Bruksel e më gjerë tek qeveritë evropiane dhe shoqëria civile.

Grupi studimor për siguri përbëhet nga ish komandanti i NATO-së në Kosovë Gjeneral Klaus Reinhardt, ish sekretarja spanjolle e mbrojtjes Narcis Serra, kryesuesi i fraksionit SPD në parlamentin gjerman Gert Weisskirchen, sikurse edhe akademikë të njohur të fushave si ligji ndërkombëtar, mbrojta dhe të drejtat e njeriut.

 

 

 


 
Publikime | Trajnimet | Informimi | Ngjarjet | Lidhje
Copyright (c) 2007. A T R C. All right reserved. Webmaster | Lokacioni i ATRC-sė