ENGLISH :: SHQIP :: SRPSKI Fillimi | Sitemap | Login | Email

Salla e Trajnimeve




 
 

“SHOQERIA CIVILE DUHET TE OFROJ ZGJIDHJE, JO VETEM TE JETE KRITIKE NDAJ FAKTOREVE POLITIK”

ATRC-ja ka organizuar tryezë të rrumbullakët më 28 mars ndërmjet OJQ-ve vendore dhe këshilltarëve politikë për shoqëri civile të Presidentit dhe Kryeministrit të Kosovës, Samet Dalipi dhe Jahja Lluka, për të themeluar mekanizma të ri  bashkëpunimi bazuar në nevojat e shoqërisë civile.


Jahja Lluka, këshilltar i Kryeministrit, informoi OJQ-të se
shefi i ekzekutivit, Agim Çeku, është i interesuar në
formimin e një paneli të shoqërisë civile, të cilit
drejtpërdrejt do t’i raportonte

Përfaqësues të OJQ-ve dhe këshilltarët politik përpiluan disa rekomandime, me qëllim të krijimit të marrëdhënieve më të ngushta ndërmjet qeverisë dhe sektorëve të shoqërisë civile. Rekomandimet e përpiluara gjatë këtij takimi janë:   

-  Shoqëria civile të angazhohet aktivisht në përpilimin e buxhetit të Kosovës
-  Një pjesë e buxhetit të Kosovës të ndahet për OJQ-të
- Shoqëria civile dhe institucionet qeverisëse të kenë takime të shpeshta, dhe bashkëpunimi i tyre me institucionet qendrore qeverisëse të fokusohet në çështje avokuese
- Zyra e qeverisë për çështje gjinore të shndërrohet në agjenci
- Një kod i etikës të përpilohet dhe implementohet nga qeveria
- Të përshpejtohet procesi i miratimit të ligjeve
- Të gjitha draft ligjet të publikohen në web faqet e qeverisë para se të miratohen nga parlamenti
- Të themelohet një këshill kombëtar për personat me aftësi të kufizuara
- Të miratohet ligji për asistencë familjeve të personave me aftësi të kufizuara.
    
Jahja Lluka, këshilltar i Kryeministrit, informoi OJQ-të se shefi i ekzekutivit, Agim Çeku, është i interesuar në formimin e një paneli të shoqërisë civile, të cilit drejtpërdrejt do t’i raportonte.

Veç kësaj, Lluka shtoi se, “në të ardhmen e afërt, Zyra e Kryeministrit do të paraqes një projekt lidhur me angazhimin e shoqërisë civile në procesin e implementimit të standardeve për Kosovën”. 

Përfaqësues të OJQ-ve komentuan se shoqëria civile duhet të ofroj rekomandime specifike e jo vetëm të jetë kritike ndaj të gjithë faktorëve që operojnë në Kosovë.

 

 

 


 
Publikime | Trajnimet | Informimi | Ngjarjet | Lidhje
Copyright (c) 2007. A T R C. All right reserved. Webmaster | Lokacioni i ATRC-sė