ENGLISH :: SHQIP :: SRPSKI Fillimi | Sitemap | Login | Email

Salla e Trajnimeve




 
 

SHOQËRIA CIVILE VAZHDON TË KONTRIBOJ PËR QEVERISJE LLOGARIDHËNËSE NË KOSOVË

ATRC-ja ka organizuar më 12 maj një tryezë të rrumbullakët ndërmjet Ramush Haradinajt, kryetar i partisë politike “Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës – AAK,” dhe organizatave joqeveritare, për të diskutuar zhvillimet e fundit politike në Kosovë.  

Haradinaj ka vlerësuar rolin që shoqëria civile po luan për zhvillime të suksesshme në Kosovë, duke i bërë thirrje të “vazhdoj të kontribuoj për një qeverisje më të mirë dhe më llogaridhënëse”.

Pjesëmarrësit sugjeruan se partitë politike duhet ta kuptojnë më mirë rolin dhe rëndësinë e shoqërisë civile. Ata përmendën problemet me të cilat po ballafaqohet shoqëria kosovare, siç janë papunësia, protestimet e studentëve në Universitetin e Prishtinës dhe korrupsioni në institucionet publike.


Haradinaj ka vlerësuar rolin që shoqëria civile po
luan për zhvillime të suksesshme në Kosovë


Pjesëmarrësit sugjeruan se partitë politike duhet ta
kuptojnë më mirë rolin dhe rëndësinë e shoqërisë civile

 

 

 


 
Publikime | Trajnimet | Informimi | Ngjarjet | Lidhje
Copyright (c) 2007. A T R C. All right reserved. Webmaster | Lokacioni i ATRC-sė