ENGLISH :: SHQIP :: SRPSKI Fillimi | Sitemap | Login | Email

Salla e Trajnimeve




 
 

QYTETARËT E KOSOVËS KËRKOJNË TRANSPARENCË DHE LLOGARIDHËNIE NGA QEVERISJA LOKALE

Qytetarët nga komunat e ndryshme të Kosovës kanë pasur mundësinë që të
ballafaqojnë kryetarët  e tyre me pyetje sfiduese dhe konstruktive lidhur me premtimet që ata i kanë dhënë publikisht në debatet komunale "Jeta në Kosovë" gjatë fushatës zgjedhore 2007.

Në 20 debate publike, "Jeta në Komuna", të organizuara nga Qendra e Trajnimeve dhe Burimeve për Avokim (ATRC), Rrjeti Ballkanik i Gazetarisë Hulumtuese (BIRN) dhe Grupi për Analiza të Politikave (GAP), të mbajtura nga muaji shtator deri në dhjetor,  kanë marrë pjesë rreth 10.520 pjesëmarrës nga Kaçaniku, Vitia, Podujeva, Obiliqi, Deçani, Peja, Ferizaj, Gjilani, Novobërda,Kamenica, Dragashi, Suhareka, Prizreni, Gjakova,  Fushë Kosova, Drenasi, Mitrovica, Vushtrria, Istogu dhe Klina.

Këto debate kanë kontribuar në rritjen e transparencës dhe llogaridhënies së qeverisjes lokale, dhe kryetarëve të komunave të zgjedhur. Ky projekt ka ndikuar gjithashtu në krijimin e një vetëdijeje institucionale për premtimet, dhe obligimet që kanë kryetarët për popullatën. Projekti do të vazhdojë edhe më tutje, ku pritet të mbahen debate me qytetarët edhe në komunën e Lipjanit, Shtimes, Rahovecit, Malishevës, Prishtinës, Shtërpcës, dhe Skenderajt. Debatet online mund të shikohen përmes webfaqes; http://jetanekosove.com/site/jeta3.php

 

 

 

 


 
Publikime | Trajnimet | Informimi | Ngjarjet | Lidhje
Copyright (c) 2007. A T R C. All right reserved. Webmaster | Lokacioni i ATRC-sė