Debate me qytetarë
PYJET JANË PASURI KOMBËTARE, T'I MBROJMË ATO
Me qellim te sensibilizimit te opinionit për mbrojtjen e pyjeve dhe tokave pyjore te Kosovës, ATRC në bashkëpunim me Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural - Departamenti i Pylltarisë, gjatë muajit maj dhe qershor, organizuan një varg ligjëratash dhe debatesh me banorë të fshatrave të Kamenicës, Istogut dhe Suharekës si dhe më nxënës të shkollave fillore të po këtyre fshatrave.
Ndërprerja dhe parandalimi i dëmtimit të pyjeve, vetëdijesimi i banorëve për mbrojtjen e tyre, ishin tema diskutimi në ligjëratat dhe debatet e organizuar.
Zyrtaret e Ministrisë se Bujqësisë, përkatësisht te Departamentit të Pylltarisë, ne te gjitha takimet vlerësuan se është interes i te gjithëve mbrojtja dhe kultivimi i pyjeve dhe se ato duhet t'i shikojmë dhe trajtojmë si pasuri kombëtare. Pyjet janë pasuri jetike dhe strategjike për jetën ne toke dhe si të tilla ndikojnë drejtpërdrejte ne ekosistemin ne përgjithësi, florën dhe faunën ne veçanti theksuan zyrtaret e pranishëm.
Nxënësit dhe banorët e fshatrave, përmes diskutimeve dhe komenteve te tyre paraqitën interesimet dhe shqetësimet e tyre për gjendjen pyjeve te Kosovës dhe veçanërisht dëmtimin sistematik të tyre. Ata potencuan se menaxhimi i pyjeve në Kosovë nuk është i mirë për shkak të mungesës së bashkëpunimin ndërinstitucional. Është koha e fundit që të gjithë mekanizmat institucionalë, përfshirë këtu edhe shoqërinë civile dhe mediat, t’i bashkërendisin aktivitetet e tyre në drejtim të shpëtimit të sipërfaqes së mbetur me pyje pasi trendi në rritje i shkatërrimit të pyjeve nga prerësit dhe transportuesit ilegalë të druve rrezikon me shkatërrimin e tërësishëm të sipërfaqes pyjore që ka Kosova.
Për më shumë informata, kontaktoni info@advocacy-center.org
|