ENGLISH :: SHQIP :: SRPSKI Fillimi | Sitemap | Login | Email

Salla e Trajnimeve




 
 

ATRC-ja U OFRON MUNDËSI QYTETARËVE TË KOSOVËS TË INFORMOHEN PËR PAKON E AHTISARIT

ATRC-ja në bashkëpunim me tridhjetë OJQ vendore do të organizoj tryeza të rrumbullakëta në 30 komuna të Kosovës dhe shtatë takime rajonale gjatë muajve mars dhe prill, me qëllim të informimit të qytetarëve dhe organizatave të shoqërisë civile për përmbajtjen e propozimit për zgjidhjen e statusit të Kosovës.

Këto takime publike janë mundësi për qytetarët që të informohen, shqetësimet e tyre të dëgjohen, dhe të shtrojnë pyetje për propozimin e Martti Ahtisaarit, përfaqësues i sekretarit të përgjithshëm të OKB-së për negociatat për statusin e ardhshëm të Kosovës.          

Ahtisaari bëri publike paketë propozimin e tij më 2 shkurt, pas një viti negociatash në Vjenë të Austrisë ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Panelistët pjesëmarrës në tryezat e rrumbullakëta të organizuara nga ATRC-ja do të jenë individë me ekspertizë për pakon. Përfaqësues të qeverisjes lokale dhe qendrore, OJQ-ve, mediave dhe bizneseve gjithashtu do të marrin pjesë në këto takime.   

Për të lexuar propozimin e plotë, vizitoni www.unosek.org


Eqrem Kryeziu kryetar i komunës së Prizrenit, Thierry
Reynard shef i zyrës Franceze në Prishtinë, Kryetari i
Kosovës Fatmir Sejdiu duke i informuar qytetarët e
Prizrenit rreth paketës së Ahtisarit dhe Eugen Wollfarth
shef i zyrës Gjermane në Prishtinë.


Dardan Velija Keshilltar ne zyren e Kryeministrit dhe
Tom Yasdergardi i Zyres Amerikane ne Prishtine


Natyra Zhjeqi moderatore, Melihate Termkolli Minister
e Sherbimeve Publike dhe Alex Laskaris Zevendes
Drejtor ne Zyren Amerikane ne Prishtine


David Blunt Shef i Zyres Britaneze, Ilir Dugolli KIPRED
dhe Rreze Duli Drejtoresh Ekzekutive në ATRC,
gjatë diskutimit për propozimin e Ahtisarit

 

 

 

 


 
Publikime | Trajnimet | Informimi | Ngjarjet | Lidhje
Copyright (c) 2007. A T R C. All right reserved. Webmaster | Lokacioni i ATRC-sė