ENGLISH :: SHQIP :: SRPSKI Fillimi | Sitemap | Login | Email

Diskutime Publike




 
 

POLITIKANËT INFORMOJNË QYTETARËT E KOSOVËS PËR
PROCESIN E ZGJIDHJES SË STATUSIT

Qytetarë, përfaqësues të qeverisë lokale dhe asaj qendrore, OJQ-ve, mediave dhe sektorit të biznesit në dymbëdhjetë qytete të Kosovës u është ofruar mundësia të informohen dhe të bëjnë pyetje për procesin e zgjidhjes së statusit, gjatë 12 takimeve publike të organizuara nga ATRC dhe Zyra Britanike në muajt shtator dhe tetor.

Takimet janë mbajtur në Drenas, Viti (Pozharan), Gjilan (Bresalc), Malishevë, Ferizaj (Komogllavë), Novobërd, Gjakovë (Skivjan), Skenderaj, Podujevë, Pejë (Vitomiricë), Dragash, dhe Mitrovicë, për t’iu mundësuar qytetarëve qasje në informata të sakta dhe të përditësuara, si dhe të diskutojnë për çështjet e statusit me qeverinë dhe përfaqësuesit e komunitetit ndërkombëtar.  

Vendim marrësit vendor dhe diplomatë të huaj u kanë bërë thirrje qytetarëve të jenë të durueshëm dhe të bashkëpunojnë me komunitetin ndërkombëtar në kohën kur zgjidhja e statusit është në fazën përfundimtare.
Pjesëmarrësit patën mundësinë t’u bëjnë pyetje për këtë proces Shefit të Zyrës Britanike në Prishtinë - David Blunt, Alex Laskaris – Zyra Amerikane në Prishtinë, Jonuz Salihaj – Ministër i Drejtësisë, Ardian Gjini – Ministër i Ambientit dhe Planifikimit Hapësinor, Enver Hoxhaj, Hajredin Kuqi, Fatmir Limaj – PDK, Ahmet Isufi - AAK, dhe Teuta Sahatcia - Ora.   

“Nëse pas 120 ditëve nuk arrihet ndonjë zgjidhje, propozimi i Ahtisarit mbetet mundësia më e mirë për zgjidhen e statusit të Kosovës. Nuk mund të flas me data mirëpo kjo është faza e fundit dhe statusi i Kosovës dëshirojmë të zgjidhet sa më shpejtë,” David Blunt i ka thënë publikut në Drenas më 11 shtator. “Ky proces po ecën në drejtim të duhur me përkrahjen e partnerëve tanë. Dëshiromë rezultate që do të punojnë për të ardhmen tuaj për të ndërtuar një shoqëri siç ju e doni”.  

Shqetësimet kryesore të pjesëmarrësve janë përqendruar në “paqartësinë e rezultatit pas 10 dhjetorit, njohjen ndërkombëtare të pavarësisë së Kosovës, unitetin e ekipit negociator të Kosovës, dhe mungesën e konsensusit ndërkombëtar ndaj statusit të Kosovës”.

 

 

 

 


 
Publikime | Trajnimet | Informimi | Ngjarjet | Lidhje
Copyright (c) 2007. A T R C. All right reserved. Webmaster | Lokacioni i ATRC-sė