ENGLISH :: SHQIP :: SRPSKI Fillimi | Sitemap | Login | Email

Salla e Trajnimeve




 
 

SHOQERIA CIVILE DHE QVERIA DISKUTUAN PER DECENTRALIZIMIN NE DECAN

ATRC-ja në bashkëpunim me OJQ-në nga Deçani, “Epoka e Re”, organizoi më 24 nëntor diskutim publik për procesin e decentralizimit në komunën e Deçanit. Pjesëmarrës ishin Ministri i Ambientit dhe Planifikimit Ardian Gjini, Kryetari i Komunës së Deçanit Nazmi Selmanaj dhe përfaqësues të shoqërisë civile nga rajoni i Deçanit.


Ministri i Ambientit dhe Planifikimit
Ardian Gjini gjatë fjalimit të tij


Banorët e fshatrave Sllup, Voksh dhe Rastavicë
shprehën shqetësimet e tyre për planet që këto
fshatra të përfshihen në Pilot Projektin Komunal të Junikut


Banorët e fshatrave Sllup, Voksh dhe Rastavicë shprehën shqetësimet e tyre për planet që këto fshatra të përfshihen në Pilot Projektin Komunal të Junikut. “Pilot projekti aktual nuk ju shërben nevojave të fshatarëve të Sllupës, Vokshit dhe Rastavicës. Ai nuk i afron shërbimet publike më pranë fshatarëve”, ka thënë Nezir Panxhja, kryesues i fshatit Voksh.

Ministri Gjini, po ashtu anëtar i ekipit negociator për statusin e ardhshëm politik të Kosovës, i siguroi qytetarët e Deçanit se zëri i tyre dëgjohet. Ai u zotua se shqetësimet e tyre do të merren parasysh dhe do të shqyrtohen me Lutfi Hazirin, Zëvendës Kryeministër dhe Ministër i Pushtetit Lokal.
Diskutimi është përkrahur financiarisht nga Trusti Ballkanik për Demokraci (BTD).

 

 

 


 
Publikime | Trajnimet | Informimi | Ngjarjet | Lidhje
Copyright (c) 2007. A T R C. All right reserved. Webmaster | Lokacioni i ATRC-sė