| |
OJQ-tëTE KRIJOJNE AMBIENT TE BRENDSHEM RREGULLATIV PER LUFTIM EFIKAS TE KORRUPCIONIT
Shoqëria civile mund të luaj rol të rëndësishëm në luftimin e korrupsionit në sektorin publik, mirëpo që të jetë efektive, duhet të krijoj besueshmëri publike, duke luftuar korrupsionin brenda vetvetes.
Çështja e korrupsionit në shoqërinë civile është diskutuar nga përfaqësues të OJQ-ve dhe mediave vendore gjatë një debati publik më 3 prill, të organizuar nga ATRC-ja dhe “Organizata për Demokraci, Antikorrupsion dhe Dinjitet – Çohu”.

Avni Zogijani Cohu dhe Barbara Hall IREX gjatë debatit
Panelistë të këtij diskutimi ishin Barbara Hall – IREX Programi Kosovar për Shoqëri Civile, Berat Buzhala – gazeta Express dhe Bashkim Rrahmani – Fondacioni për Iniciativa Demokratike. Gjatë prezantimeve të tyre, panelistët u përqendruan në atë se çfarë duhet të bëjnë OJQ-të që të jenë transparente, kush duhet ta luftoj korrupsionin në shoqërinë civile, perceptimi publik për korrupsionin në shoqërinë civile, si dhe roli i donatorëve në ngritjen e transparencës së shoqërisë civile.
Panelistët, sikurse edhe pjesëmarrësit e tjerë, përmenden se rastet e korrupsionit në shoqërinë civile po e dëmtojnë besueshmërinë dhe ligjshmërinë e saj, gjë që mund të rezultojë me humbje të besimit publik.
Kodi i Etikës për OJQ-të
Alban Bokshi nga Çohu paraqiti një draft tekst për kodin e etikës për OJQ-të, duke veçuar se ai do të përmirësonte perceptimin publik ndaj OJQ-ve. “Një kod i etikës për OJQ-të do të përmirësonte imazhin e tyre dhe do të ishte shembull para qytetarëve dhe qeverisë për një qeverisje të mirë dhe transparente – për një shoqëri civile të lirë dhe demokratike”, ka deklaruar ai.
Debati përfundoi me zgjedhjen e një grupi përfaqësuesish të OJQ-ve (Çohu, ATRC, Avonet, Riinvest, Rrjeti i Grave të Kosovës, Rrjeti Rinor, dhe Forumi i OJQ-ve të Gjakovës), i cili është përgjegjës për informim dhe koordinim të OJQ-ve në mbarë Kosovën për të përpiluar një kod final dhe të përbashkët të etikës.
Për më shumë informata lidhur me kodin e etikës për OJQ-të, ju lutem kontaktoni: organizatacohu@yahoo.com
|