SHOQËRIA CIVILE TË NGRIT VETËDIJEN E QYTETARËVE PËR MBROJTJEN E TRASHËGIMISË KULTURORE
Qytetarët e Prizrenit, përfaqësues të OJQ-ve dhe zyrtarë komunal debatuan për çështje që kanë të bëjnë me mbrojtjen e trashëgimisë kulturore në Prizren gjatë një diskutimi publik të organizuar nga ATRC-ja më 12 janar në Asamblenë komunale të këtij qyteti.
Zëvendës Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Angjelina Krasniqi dhe zëvendës kryetari i komunës së Prizrenit, Erxhan Shpat morën pjesë në këtë takim.

Zëvendës Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve,
Angjelina Krasniqi dhe zëvendës kryetari i komunës
së Prizrenit, Erxhan Shpat gjatë takimit
Sipas Krasniqit, Ministria e Kulturës ka investuar në vendet historike të Prizrenit aq sa ka pasur mundësi buxhetore. “Degradimi i zonave me trashëgimi kulturore është realitet jo vetëm në Prizren, por edhe në të gjitha komunat e Kosovës”, ka shtuar Krasniqi.
Ajo u bëri thirrje organizatave të shoqërisë civile që të përqendrohen në ngritjen e vetëdijes së qytetarëve për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore në Kosovë.
|