INSTITUCIONET QEVERITARE DHE OJQ-të TË BASHKËPUNOJNË NGUSHTË NË LUFTIMIN E TRAFIKIMIT TË QENIEVE NJERËZORE
Qendra e Trajnimeve dhe Burimeve për Avokim (ATRC) dhe Shërbimi Katolik për Ndihmë (CRS) kanë organizuar gjashtë tryeza të rrumbullakëta në gjashtë qytetet kryesore të Kosovës për adresuar çështjen e trafikimit të qenieve njerëzore.
Tryezat e titulluara “Rëndësia e Shoqërisë Civile në Luftimin e Trafikimit të Qenieve Njerëzore”, janë organizuar posaçërisht për organizatat kosovare të shoqërisë civile në rajonin e Prishtinës, Pejës, Mitrovicës, Prizrenit, Ferizajit dhe Gjilanit.
Kjo iniciativë mblodhi së bashku OJQ-të vendore dhe ekspertë të sferës publike dhe shoqërisë civile për të mësuar më gjerësisht dhe komentuar mbi implementimin e Planit Kosovar të Veprimit për Luftimin e Trafikimit të Qenieve Njerëzore.
Përfaqësues të kryesive komunale, strehimoreve lokale për viktimat e trafikuara, zyrtarë komunal të Qendrave për Punë Sociale dhe Njësitit për Mbrojtje dhe Ndihmë Viktimave, OJQ-të lokale, Qendra Juridike e Kosovës kanë qenë pjesëmarrës në tryeza. Qendra Juridike ka prezantuar raportin e monitorimit të Planit Kosovar të Veprimit i cili përfshinë periudhë 18 muajsh.
Tryezat kanë qenë diskutime të hapura për të gjithë pjesëmarrësit të cilët kanë rekomanduar që “institucionet qeveritare dhe OJQ-të të bashkëpunojnë ngushtë në luftimin e trafikimit të qenieve njerëzore, prokuroria dhe gjykatat të përfshihen në implementimin e Planit Kosovar të Veprimit, mediat t’u japin më shumë hapësirë dhe t’i mbulojnë çështjet e trafikimit të qenieve njerëzore ...
Për më shumë informata, kontaktoni info@advocacy-center.org
|