ENGLISH :: SHQIP :: SRPSKI Fillimi | Sitemap | Login | Email

Salla e Trajnimeve




 
 

KRYETARI I KOSOVES U BENE THURRJE OJQ-ve të “PERFSHIHEN NE POLITIKE ”

ATRC-ja, në bashkëpunim me Zyrën e Kryetarit të Kosovës, ka organizuar më 18 korrik tryezë të rrumbullakët në ndërtesën e Kuvendit të Kosovës ndërmjet Kryetarit Fatmir Sejdiu dhe përfaqësuesve të shoqërisë civile.



Presidenti i Kosovës Fatmir Sejdiu u bënë thirrje OJQ-ve
të mos përfshihen në politikë


Gjatë takimit, ata kanë diskutuar zhvillimet e fundit politike në Kosovë dhe mënyrat e mundshme të kontributit të shoqërisë civile.   
 
“Në bazë të dëshmive që kemi, plotësisht besoj se Kosova këtë vit do të jetë e pavarur, dhe marrëdhëniet me komunitetin ndërkombëtar do të jenë prioritet”, ka deklaruar Sejdiu.

Kryetari u ka bërë thirrje përfaqësuesve të OJQ-ve që të inicojnë “zhvillim dhe dinamik të re të proceseve të përgjithshme demokratike në Kosovë dhe të mos përfshihen në politikë”.

“Mos u bëni pjesë e ndonjë lobimi politik ose instrument i ndonjë partie politike sepse mund ta humbni kualitetin që keni”, ka shtuar Sejdiu.

Ky takim është realizuar në kuadër të një iniciative të ATRC-së, që synon afrimin e anëtarëve të ekipit negociator të statusit final të Kosovës me përfaqësues të shoqërisë civile.

 

 

 


 
Publikime | Trajnimet | Informimi | Ngjarjet | Lidhje
Copyright (c) 2007. A T R C. All right reserved. Webmaster | Lokacioni i ATRC-sė