ENGLISH :: SHQIP :: SRPSKI Fillimi | Sitemap | Login | Email

Salla e Trajnimeve




 
 

INSTITUCIONET QEVERISESE DHE SEKTORI I OJQ-ve TE INICOJNE FORME TE RE KOMUNIKIMI

Përfaqësues të OJQ-ve lokale dhe Hashim Thaçi, kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) dhe anëtarë i Ekipit Negociator për statusin final politik të Kosovës, janë takuar më 22 mars në ATRC për të diskutuar sfidat e opozitës ndaj qeverisë dhe negociatave për status.


Hashim Thaqi gjatë diskutimit publik organizuar
nga ATRC


Fatmir Limaj në mesin e pjesmarrësve gjatë debatit të
organizuar nga ATRC

Takimi, i organizuar nga ATRC-ja, synon takimin e anëtarëve të ekipit negociator me përfaqësues të shoqërisë civile.        
Procesin historik të zgjidhjes së çështjes së statusit final të Kosovës dhe ballafaqimin me qeverisje të dobët, HashimThaçi i identifikoi sfidat kryesore të partive opozitare në Kosovë.

Përfaqësuese të OJQ-ve të grave përmenden çështjen e përfshirjes së grave në ekipin negociator dhe kërkuan nga Thaçi të ndërmerr hapa konkret ndaj kësaj çështje dhe të mos vazhdoj me premtime boshe, të dëgjuara më parë.    

“Statusi është çështje e të gjithë qytetarëve të Kosovës, pa marrë parasysh a janë meshkuj apo femra”, pohoi Thaçi.

Shumica e pjesëmarrësve veçuan se OJQ-të dhe institucionet qeverisëse duhet t’i kontribuojnë debatit të përgjithshëm të inicuar nga shoqëria civile për çështjet që shqetësojnë qytetarët e Kosovës, dhe po ashtu të inicojnë formë të re komunikimi ndërmjet këtyre dy sektorëve.

 

 

 


 
Publikime | Trajnimet | Informimi | Ngjarjet | Lidhje
Copyright (c) 2007. A T R C. All right reserved. Webmaster | Lokacioni i ATRC-sė