ENGLISH :: SHQIP :: SRPSKI Fillimi | Sitemap | Login | Email





 
 


“5 QERSHORI- DITA NDERKOMBETARE E MJEDISIT-KOSOVA DHE PLANI I SAJ HAPESINORE”

Environmental Ambassadors

Me rastin e shënimit të 5 Qershorit- Ditës Ndërkombëtare të Mjedisit, Qendra e Burimeve për Avokim-ATRC, në kuadër të prezantimit të Rrjetit të Ambasadorëve të Mjedisit-REA, ka organizuar Tryezën e Rrumbullakët “5 Qershori-Dita Ndërkombëtare e Mjedisit-Kosova dhe Plani i saj Hapësinor”.


Z. Kushtrim Kaloshi, Drejtor Ekzekutiv i ATRC-së
duke ndarë mirënjohjet

Si rezultat i diskutimeve në temën  “5 Qershori- Dita Ndërkombëtare e Mjedisit-Kosova dhe Plani i saj Hapësinorë”, është konstatuar se gjendja e mjedisit në Kosovë nuk është e mirë.

Andaj:

  • Rrjeti i Ambasadorëve të Mjedisit-REA, vlerëson se miratimi i Planit Hapësinorë të Kosovës është një prej masave që duhet të ndërmerren me qëllim të përmirësimit të gjendjes së mjedisit.
  • REA, kërkon nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinorë, Zyra e Kryeministrit të Kosovës dhe Komisionit për Mjedis, Pylltari dhe Zhvillim Rural të Kuvendit të Kosovës që të përshpejtohen proceduar për miratimin e këtij dokumenti të rëndësishëm për mjedisin e Kosovës.
  • Zhvillimi i qëndrueshëm ekonomik i vendit, ngritja e infrastrukturës zhvillimore në pajtim me standardet mjedisore, shfrytëzimi i qëndrueshëm e resurseve natyrore dhe planifikimi i shfrytëzimit racional të hapësirës janë vetëm disa prej kornizave që do të vendoseshin nga Miratimi i Planit Hapësinorë të Kosovës, në favor të mbrojtjes dhe ruajtjes së kualitetit të mjedisit. 

Rrjeti i Ambasadorëve të Mjedisit-REA

Prishtinë, 5 qershor 2009

 

 

 


 
Publikime | Trajnimet | Informimi | Ngjarjet | Lidhje
Copyright (c) 2007. A T R C. All right reserved. Webmaster | Lokacioni i ATRC-sė