ENGLISH :: SHQIP :: SRPSKI Fillimi | Sitemap | Login | Email

Salla e Trajnimeve




 
 

DHUNA NDAJ GAZETAREVE NE NGRITJE

ATRC, Rrjeti Ballkanik i Gazetarisë Hulumtuese (BIRN) dhe Asociacioni i Gazetarëve Profesionist të Kosovës (AGPK) kanë organizuar më 13 janar në ATRC diskutim publik për të shqyrtuar incidentet e shtuara, përfshirë dhunën ndaj gazetarëve në Kosovë. 
     
Reagimi i policisë në raste të tilla, kushtet e punës së gazetarëve dhe presioni institucional ndaj mediave të pavarura ishin në fokus të debatit, në të cilin morën pjesë përfaqësues të mediave, OJQ-ve dhe policisë. Jeta Xharra, drejtoreshë e BIRN në Kosovë, moderoi këtë diskutim.    
Panelistë ishin Fatos Bytyçi – Kryetar i AGPK-së, Sabit Rrustemi – Zëdhënës i Asamblesë Komunale të Gjilanit, Fatmire Tërdevci – gazetare e Kohës Ditore, Refki Morina – Zëdhënës i Shërbimit Policor të Kosovë, Afrim Ahmeti – Komandant i Policisë Rajonale të Prishtinës dhe Petrit Selimi – drejtor i gazetës Express.


Jeta Xharra drejtoreshë e BIRN në Kosovë, Fatos Bytyçi
Kryetar i AGPK-së, Sabit Rrustemi Zëdhënës i Asamblesë
Komunale të Gjilanit, Fatmire Tërdevci gazetare e Kohës
Ditore, Refki Morina Zëdhënës i Shërbimit Policor të Kosovë,
Afrim Ahmeti Komandant i Policisë Rajonale të Prishtinës
dhe Petrit Selimi drejtor i gazetës Express

Panelistët identifikuan tri lloje të presioneve, me të cilat gazetarët ballafaqohen gjatë punës së tyre të përditshme: presionin fizik, mungesën e qasjes në informacion dhe presionin financiar.
Material filmik u shfaq për pjesëmarrësit, në të cilin paraqiteshin dy raste të dhunës ndaj gazetarëve. Diskutimi që pasoi u përqendrua në sjelljen e policisë dhe autoriteteve të tjera ndaj gazetarëve, sjelljen e gazetarëve dhe masat diciplinore për përgjegjësitë.

“Njëzet raste të dhunës ndaj gazetarëve kanë ndodhur në vitin 2005. Incidentet më të renda janë shkaktuar nga policia”, ka thënë Bytyqi.
Sipas AGPK-së, dy problemet kryesore të sjelljes së policisë me gazetarë janë mungesa e trajnimeve të policisë se si të duhet të bashkëveprojnë me media dhe refuzimet e policëve të SHPK-së për t’u shfaqur në televizion.  

Refki Morina, zëdhënës i Shërbimit Policor të Kosovës ka deklaruar se SHPK-ja ka marrë masa diciplinore ndaj policëve të cilët i kanë tejkaluar kompetencat e tyre.

“Ne kemi provuar tu ndihmojmë gazetarëve”, ka thënë ai.
Përfaqësues të SHPK-së u kanë bërë thirrje gazetarëve që të kenë kontakte të vazhdueshme me policinë.

 

 

 


 
Publikime | Trajnimet | Informimi | Ngjarjet | Lidhje
Copyright (c) 2007. A T R C. All right reserved. Webmaster | Lokacioni i ATRC-sė