LIDERI I ORA-së I BEN THIRRJE SHOQERISE CIVILE T’I THOTE “MJAFT” DUKURIVE NEGATIVE POLITIKE
ATRC-ja ka organizuar më 2 mars diskutim publik ndërmjet Veton Surroit, lider i partisë politike ORA, dhe OJQ-ve lokale, me temën “Kosova dhe Integrimi Evropian pas Statusit”.

Veton Surroi
lider i partisë politike ORA në diskutimin
publik të organizuar nga ATRC

Antarët e OJQ-ve lokale
Lideri i ORA-së dhe përfaqësues të shoqërisë civile, integrimin e Kosovës në BE e ndërlidhin me qeverisje të efektshme, demokraci funksionale dhe respektim të marrëdhënieve shumicë-pakicë.
Është nën rolin e shoqërisë civile t’iu thotë “mjaft” dukurive negative që po ndodhin në skenën politike, deklaroi Surroi, duke veçuar nevojën për OJQ më aktive në Kosovë.
Ky ishte takimi i parë i debateve, në kuadër të iniciativës së ATRC-së për takime të anëtarëve të ekipit negociator me përfaqësues të shoqërisë civile.
|