QYTETARET KERKOJNE PERSHPEJTIMIN E THEMELIMIT TE KOMISIONIT TE PAVARUR PER MEDIA
Përfaqësues të mediave, OJQ-ve dhe përgjegjësitë për vonesën e themelimit të Komisionit të Pavarur për Media (IMC) u mblodhën në ATRC më 6 mars për të qartësuar arsyet për këtë vonesë.

Bob Gillete, Komisionari i Përkohshëm për Media në Kosovë,
Fehmi Mujota, Mahir Jagxhilar dhe Gjergj Dedaj theksuan
nevojën për të përshpejtuar procesin e themelimit të
IMC-së për shkak të rëndësisë që ka
Bob Gillete, Komisionari i Përkohshëm për Media në Kosovë, sqaroi se zhvillimet e fundit në skenën politike kosovare kanë penguar procesin e themelimit të këtij komisioni, siç ishte vdekja e Presidentit Rugova dhe zgjedhja e kryeministrit të ri Agim Çeku.
Anëtarët e Kuvendit të Kosovës të ad-hoc grupit për IMC-në: Fehmi Mujota, Mahir Jagxhilar dhe Gjergj Dedaj theksuan nevojën për të përshpejtuar procesin e themelimit të IMC-së për shkak të rëndësisë që ka.
Ky komision nuk duhet të influencohet nga partitë politike. Media e pavarur është vlerë e madhe për shoqërinë demokratike në Kosovë, shtuan anëtarët e ad-hoc grupit.
|