ENGLISH :: SHQIP :: SRPSKI Fillimi | Sitemap | Login | Email

Salla e Trajnimeve




 
 

“PJESEMARRJA E GRAVE NE NEGOCIATA ESHTE DOMOSDOSHMERI, JO DESHIRE”

Përfaqësues të shoqërisë civile kanë debatuar çështjen e pjesëmarrjes së grave në negociatat për statusin final të Kosovës gjatë një diskutimi publik më 10 mars, të organizuar nga ATRC-ja në bashkëpunim me Qendrën për Trajnime dhe Studime Gjinore.


Edita Tahiri Lobi i Grave të Kosovës gjatë debatit publik
organizuar nga ATRC

Aktivistet kosovare u kanë dërguar letra vendimmarrësve vendor dhe ndërkombëtar, duke kërkuar prej tyre përfshirjen e grave në ekipin negociator për statusin final të Kosovës, mirëpo deri tash në këtë ekip nuk është e përfshirë asnjë grua e vetme.

Roli i grave në negociata, avokimi për pjesëmarrjen e gruas në këtë proces, si dhe barazia gjinore dhe legjislacioni në Kosovë u sqaruan nga panelistët: Edita Tahiri  - Lobi i Grave të Kosovës, Igballe Rogova – Rrjeti i Grupeve të Grave të Kosovës (RrGGK), dhe Besim Kajtazi – anëtar bordi i RrGGK.

“Gratë e Kosovës duhet të përfshihen në negociata për shkak të kapacitetit të tyre politik dhe guximit, si dhe për shkak të kontributit që kanë dhënë për liri,” ka thënë Tahiri. 
 
Pjesëmarrësit vazhdimisht veçuan se statusi është çështje e gjithë shoqërisë, pavarësisht nga gjinia, feja ose etniteti.

 

 

 


 
Publikime | Trajnimet | Informimi | Ngjarjet | Lidhje
Copyright (c) 2007. A T R C. All right reserved. Webmaster | Lokacioni i ATRC-sė